Perderisa ne jemi ne pritje te ndrimit te motmoteve. Zealanden e re dhe Australi po festojne ardhjen e vitit 2008. Te gjithe australianet ne ora 00:00 pasi i shprehen deshirat i perqafonin te gjithe te pranishmit duke uruar mbaresi ne vitin qe sapo erdhi.
Ndersa ne na ngelet edhe 4 ore te presim ardhjen e vitit te ri.
Monday, December 31, 2007
Ne Zelande dhe Australi Viti i Ri mbrini
Posted by Rina TURKESHI at Monday, December 31, 2007 0 comments
Posted by Rina TURKESHI at Monday, December 31, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
Sunday, December 30, 2007
Greta Koci- Kengetarja 16 vjecare
Këngëtarja 16- vjeçare Greta Koçi, jashtë skenës. Si arriti të hyjë në fushën e artit dhe të konkurojë përkrah emrave të njohur të muzikës, edhe pse është më e vogla që ka hedhur zërin në tregun muzikor. Braktisja përfundimisht e klubeve të natës në Tiranë dhe planet për një karrierë të lakmueshme. Si dhe dashurinë e (pa)provuar… Dashurinë e pret ta “godasë” si rrufeja në një qiell të pastër.
Ndërsa i këndon asaj njësoj si Anna Vissi, këngëtarja greke mjaft e preferuar për të. Trille, zhgënjim, shtrat i heshtur, hapa që dëgjohen apo parandjehen, ndoshta dhe braktisje gjen në këngët e saj. Eshtë vetëm 15 vjeç dhe 1. 75 cm e gjatë. E rrethuar si nga një aureolë nga përkudesja deri në detaje e prindërve, për më shumë se dy vjet ajo është në kërkim të skenave të mëdha. Nuk është aspak supersticioze edhe pse beson në një zot. Dhe fiton nga koncertet aq të ardhura sa të ngasë një makinë Chevrolet të zezë, të cilën e bleu 24 mijë Euro ekzaktësisht më datë 06/06/06, duke e shpërfilluar këtë ditë të frikshme si dita e djallit. Në makinën me kamio automatike, që e bën të guxojë ta ngasë edhe vetë ajo tani dëgjon gjashtë këngët më të fundit mes të cilave “Dashuri pa shije”, “Një herë po, njëherë jo”, etj.
Por e ndërron shpesh shijen, me muzikën e katër disqeve të tjerë, një disk me këngë të këngëtares Vissi, muzikë house, miks dhe një disk të këngëtares greke, Elena Paparizou, me të cilën ka të ngjarë të këndojë një këngë shumë shpejt. Ia ka premtuar Darko Dimitrov, kompozitori maqedonas, me të cilin ajo bashkëpunon.
Kanë thënë per Gretën
Irma Libohova: “Ti jo vetëm që je një këngëtare e mirë, por ti mund të konkurosh dhe për miss”
Adi Hila i ka thënë nënës sime “Ti mban një diamant për dore”
Genti Lako: “ Nga zëri yt qetësohet dhe një i dehur”
Darko Dimitrov : “Ti ke për të arritur shumë larg sa do ta harrosh Darkon”
Ocko : “me këngën “Dashuri pa shije” do të çoj në MTV”
10 këshillat që i bën vetes:
Mendohu para se të … flasësh
Largohu nëse …e ndien se të tradhtojnë
Zhvishu kur … bën vapë
Mos këndo kurrë me … muzikë të kopjuar
Mos puth asnjëherë një …njeri që të zhgënjen
Mos harro të hash … para se të dalësh në mëngjes nga shtëpia
Mos fli kurrë pa …thënë natën e mirë
Vishu si … Greta
I thuaj jo gjithmonë atij që … nuk të kupton
Fillo të ecësh vetë kur të jesh … e sigurtë në atë që bën
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, December 30, 2007 0 comments
Labels: Femrat e bukura
Piktori Bedri Saraçini
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, December 30, 2007 0 comments
Labels: MRT Video Lajm
Makina më e shtrenjtë-1.4 milionë euro
Nëse dikush mendon se do të jetë vështirë që të
gjehen blerës për këtë makinë, me siguri që gabojnë. Kompanija Luxury Resort Villas, e cila posedon hetelet më “të vizituar” veç më ka porositur 10 makina, kuptohet për vozitje të musafirëve të vet.
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, December 30, 2007 0 comments
Labels: Automobilizem
Saturday, December 29, 2007
Babagjyshet e "Higjenes Komunale"
Te punesuarit ne Ndermarjen publike " Higjena komunale", mbrem i befasuan qytetaret e Shkupit, ata i fshinin rrugat e qendres te veshur si babagjysh. Burimet nga kjo ndermarje bejne te ditur se ky gjest eshte bere per te qene me interesanet dhe per ta pasuruar atmosferen e Vitit te Ri.
Posted by Rina TURKESHI at Saturday, December 29, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
Passat Coupe – Mercedes CLS në paketim të vogël
Këto janë fotografitë “spiune” të Kupesë së re me 4 dyer të VW, që do të mbajë emrin e Passatit më të suksesshëm.
Volkswagen Tiguan R-Line
Vetëm tre javë nga prezentimi i Tiguan-it, Volkswageni prezenton modelin sportive R-Line. Ky model përmban të ashtuquajturën paisje Sport&Style.
Ndërsa në brendësi R-Line përfshin: karrike sportive me R-Line logo pra në karriket, timon multifunksional si dhe karrike lekure, etj.
Posted by Rina TURKESHI at Saturday, December 29, 2007 0 comments
Labels: Automobilizem
Thursday, December 27, 2007
LAS VEGAS- QYTETI ME I BUKUR
Kush ka qenë në Las Vegas dhe nuk është rrëmbyer nga magjia e tij?
Mrekullitë e botës të ndërtuara nga Zoti dhe njeriu i gjen vetëm në Las Vegas dhe askund tjetër, të paktën kështu thonë studjuesit e artit dhe të historisë botërore.
Aty të duket sikur të gjitha këto mrekulli nga gjithë bota janë thirrur në Olimp, pra në “Las Vegas”, për të shpërndarë bukurinë, shkencën, gjiganden, përpara miliona vizitorëve, që duken sikur janë ulur në shkallët e amfiteatrove, për t’u shfaqur në skenë, nën interpretimin e Nimfave, Zanave, Najadave, dhe deri tek Othellua e Ofelia, te cilet ju kanë rezistuar shekujve, për realizimet madhështore të tyre.
Aty prek realisht shkencën, sheh punën titanike të njerëzve dhe me vete thua:
O Zot c’ka bërë dora dhe mendja e njeriut!
Udhëtimi për në Las Vegas edhe pse sa del nga aeroporti për të shkuar në hotel, fytyrën dhe trupin ta rrahin valë nga më të nxehtat që mund të ketë ndjerë lëkura ime gjatë jetës, Las Vegasi prapë me atë nxehtësi është duke flirtuar me zemrën tënde, të paktën mua kështu më ndodhi, rashë në dashuri me prekjen e parë.
Las Vegasi qyteti i Parajsës dhe mëkateve.
Fjala Las Vegas vjen nga spanjishtja meadows që do të thotë livadh, kullotë.
Kjo kullotë, livadh është kthyer në një nga qytetet më të populluara të shtetit të Nevadës, në Amerikë, për pushimet internacionale, për reklamat dhe shout më famozë në botë, për shpikjet shkencore, si dhe për kasinot më te mëdha.
Las Vegasi do të quhet ndryshe kryeqendra botërore për shfaqjet spektakulare, ku interpretojnë aktorët dhe këngëtarët më të mëdhenj të Hollivudit.
Qyteti i Las Vegasit është njohur dhe për përdorimin e alkoleve në cdo kohë, për divorcet dhe për vetëvrasjet më të larta në shtetin Amerikan.
Pikërisht për këto po quhet shpesh dhe qytet i mëkateve.
|
Posted by Rina TURKESHI at Thursday, December 27, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
Femija ne dhomen e prinderve
Prinderit nuk e dine se nderkohe qe ata kryejne marrdhenje seksuale, foshnja qe ndodhet ne te njejten dhome me ta eshte ne simbioze te plote me nene dhe babain me te gjithe impulset e veta, dhe se kjo gje eshte po aq e vlefshme, madje edhe me shume kur ajo ne gjume. Kjo ndodh pasi femija eshte ne komunikim fusional me njerezit qe e rrethojne. Nga eksperimentet e kryera eshte pare se kur njeriu fle, me hipnoze, mund te mesoj gjithcka. K njerez qe vullnetarisht kane arritur te mesojne gjuhet te huaja ne gjume, vetem duke degjuar kaseta... Ne gjume, ne jemi akoma me receptiv sesa kur jemi zgjuar. Ne rastin e bebit, impulset e tij mbiaktivizohen ne momentin kur prinderit kryejne marrdhenje. Ne menyre te pandergjegjshme ndjesit deshirore te tij veprojne, dhe kerkojne qetesim ne njefare menyre: qofte me kenaqesi fizike, qofte me kontakt te ngrohte trup me trup.
Me siguri qe e njejta gje ndodhte kur femija ndodjej ne bark te nenes, in utero, sepse qenia njerzore egziston qe aty, ne fetus, me gjithe libidon e vet, dhe varet plotesishte nga reagimet e humorit dhe qarkullimit te gjakut te nenes se tij, qe sipas rastit, ose e pershpejtojne, ose e ngadalsojne jeten e tij vegjetuese. Neper disa qytetrime, gruaja nuk kryen marrdhenje qe nga momenti qe eshte shtatzene dhe derisa te heq femijen nga gjiri.Kjo sidomos ndodh ne shoqerit poligame.
Duhet ta keni parasysh se nemomentin kur prinderit bejne dashuri ne prani te femijet , edhe femijes do ti lind deshira per nje gje te tille.
Bebi zgjohet, do te pije, urionon ose del jashte, nderkohe qe kjo gje i ndodh zakonisht naten. Ai nis e qan dhe ka nevoj per kujdesje ose fjale qetesuese. Por, edhe ne qoftese nuk reagon, ai vuan ne gjume, ne nje menyre arkaike, afektive, imagjinare, ku ndodhet krejtesishte i shtrire midis dy prinderve, te cilet nuk i dallon dot nga njeri-tjetri, qe jane per te si nje i rritur me dy koka qe kujdesen per te, une-babai-nenea, treshja e deshirave ne saj te te cilave ai eshte konceptuar.
Shume shpejt femija e dine ( ose me mire te themi se gjejne me intuite) se c'ndodh: femija dine cdo gje ne meyre te pandergjegjshme. Qe nga momenti kur gjerat thuhen me fjale dhe u pergjigjen pyetjeve te tyre, femijet i pranojne faktet, se paku pergjysem.
Posted by Rina TURKESHI at Thursday, December 27, 2007 0 comments
Labels: Francois DOLTO
NDOTES KRYESOR TE AJRIT- Automobilat
Sot ajrin qe e thithim eshte me I ndotur se kurre. Dhe e gjithe kjo eshte si pasoj e zhvillimit te hovshem te teknologjise.Kete e verifikojne edhe specialistet te cilet pohojne se faktoret kryesor te ndotjes urban
e te ajrit jane automjetet.Ndersa shumica e popullates per shkak te cmimit me te lire te karburantit dizel e perdor ate me shume se sa benzinen nderkohet perdorimi I dizelit eshte” GANGRENA”, e ndotjes ne vend.
Ndotesit kryesor te mjedisit nga trafiku dhe efektet
Dy jane ndotesit me te medhenj te ajrit: monoksidi i karbonit dhe hidrokarburet. Monooksidi i karbonit eshte me i lehte se ajri dhe kur thithet vepron si helm tek njeriu dhe qeniet e tjera te gjalla. Penetron ne inde dhe absorvohet ne gjallesa 300 here me shpejt tek hemoglobina e gjakut se sa oksigjeni. Kjo eshte nje substance qe ndodhet gjithashtu ne tymin e cigares. Mjedisi dhe ndotja e tij sot per sot ndodhen ne perifeine e te gjitha problemeve te medha te dites. Por pavaresisht nga keto, te pakten te parandalohen demet e metejshme te ambjentit, duke krijuar nje ligj per ndalimin e hyrjes se metejshme te automjeteve te amortizuar, pasi ne ceshtjet e mjedisit nuk ka kthim pas.
Posted by Rina TURKESHI at Thursday, December 27, 2007 0 comments
Labels: Kujdes nga ndotja
Posdiplomiku i pranishem ne cdo Universitet te vendit
"Ndersa ne Universitetin e Shkencave Shoqerore- Fon, kemi diplomaci, ekonomi, marrdhenjet nderkombetare dhe te tjera, na informno prof.Nazmi Maliqi.
Tani kemi me shume mundesi per te zgjedhur se ku do ti vijojne studimet shprehen studentet Selami Iljazi dhe Selma Ramadani.
Gjeja me e vlefshme per te cilen kane vene nevoj shqipetaret eshte dituria.
Posted by Rina TURKESHI at Thursday, December 27, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
Muzbajdin Qamili- Drejtori i teatrit te Drames Shqipe
“Jam i kenaqur me te arriturat e Teatrit te Drames Shqipe te Shkupit dhe per kete pergezoj Ministrine e Kutures, sepse sebashku arritem ti shlyejme te gjitha borxhet e trashiguara”, tha drejtori i Teatrit Muzbajdin Qamili, ne Press Konferencen e sotme ku u shpalos puna njevjecare e ketij instritucioni te rendesishem kulturor artistik.
Sipas tij, gjate ketij viti eshte harxhuar shume energji vetem e vetem qe t’ia kthejne imazhin dhe shpiritn ketij institucioni te rendesishem per te gjithe.
Nga muaji nentor i 2006 deri me dhjetor te 2007, ky teater ka realizuar gjithsejt njembedhjete shfaqje.
Ky teater deri me tani numron njezet e dy aktor, pritet qe te punesohet edhe dhjete te tjere.
Suksesin e Teatrit te Drames Shqipe ne Shkup e deshmojne edhe cmimet e fituara. Me shfaqjet “Labirinthet e kujteses” dhe “Akuarium” me te cilat u prezentuan ne Prilep, Kosove dhe Bullgari, u kurrorzuan me cmimet: per tekst, rol dhe kostumografi; fituan cmimin special dhe cmimin shfaqja me e mire.
Ne janar dhe shkurt ne Teatrin e Drames Shqipe, artdashesit do te mund te shikojne premierat e shfaqjes “Vojceku” te regjisorit Kushtrim Bekteshi dhe shfaqjen “Kaligulla” te regjisorit Dimitar Elenov.
Posted by Rina TURKESHI at Thursday, December 27, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
"Siguria ne shkolle", projekt ky i realizuar nga Levizja Qytetare "Zgjohu" dhe UNDP
Ofendimet e momentit nxisin nxenesit e shkollave te mesme te perdorin forcen.Nje fjale goje ka pasuar me rrahje, me tragjikja eshte se si rrjedhoj e sherreve mes moshatareve ka patur edhe viktima.
Pikerisht kjo gjendje alarmante ka ndikuar qe Levizja Qytetare “Zgjohu” ne bashkpunim me UNDP te realizojne projektin “Siguria ne shkolle”.
Ne shkollen e mesme “Cvetan Dimov, kohen e fundit incidentet kane qene me evidente.
Levizja “Zgjohu “ka anketuar 700 nxenes dhe eshte konstatuar se 12% e nxenesve mbajne arme, ndersa 33,75 prej tyre posedojne thika. 56,6% te te anketuarve jane pergjegjur se pjese e konflikteve ne shkolle jane nxenesit shqiptar.
Keta incidente nuk jane prezente vetem ne Komunen e Cairit por kudo, vlerson kryetari Izet Mexhiti.
Projekti “Siguria ne shkolle” do te ndikoj ne ngritjen e vetedijen e nxenesve.
Finalizimi i projektit do te sjell nje doracak me te cilen nxenesit do te udhezohen se si te flakin tutje kete problematike qe nuk ka vend ne sistemin arsimor.
Posted by Rina TURKESHI at Thursday, December 27, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
"Allegreto Albania", Alfred Trebicka
Shqiptaret dhimbjen, harene dhe gezimin e shprehin permes gjakmarrjes, armeve dhe plumbave, ne kete konteks eshte perdorur edhe termi “Allegreto Albania”, informon regjisori i premieres se mbremshme , Alfred Trebicka.
Sipas tij, ne premieren “Allegreto Albania”, publiku pati rastin te shoh nje kombinim mes muzikes, Kanunit te Lek Dugagjinit dhe sistemit informative.
Duke e patur parasysh se 10 mije familje shqiptare jane te ngujuar si rrjedhoje e gjekmarjes beri qe autori Sefet Capaliku te shkruaj per kete teme, e pastaj Regjisori Trebicka ta ve ne skene, te interpretuar nga aktoret: Bajrush Mjaku, Teuta Ajdini Jegeni, Luran Ahmeti, Vjollca Bekteshi- Hamiti, Vebi Qerimi dhe Musa Jusufi.
Premiera e Shfaqjes “Allegreto Albania “u prit mire edhe nga ardashesit e pranishem ne salle.
Posted by Rina TURKESHI at Thursday, December 27, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
Wednesday, December 26, 2007
Valentina Tanusheva
Valentina Tanusheva publikisht eshte shpallur femra me e bukur maqedone.
gjatesia: 180 см
pesha: 60 кг
ngjyra e flokeve: e verdhe
ngjyra e syve: e kalter
vjec: 19
e lindur: ne Strumice
horoskop: Demi
hobi: kercimi dhe muzike
Posted by Rina TURKESHI at Wednesday, December 26, 2007 0 comments
Labels: Femrat e bukura
Figurat mendore te babit dhe nenes
Ne gjendjen aktuale te gjerave, cfare perfaqeson familja per femijet?
Familja vazhdon te egzistoj : njerezit marrtohen, megjithese jo per nje kohe shume te gjate. Pra, femijet ne fillim rriten nga dy vete, pra nje cift. Jane rralle rastet kur ne fillim nuk ka tre vete, dhe kjo treshe qysh ne fillim te edukimit eshte e domosdoshme. Duhen tre persona qe te konceptohet femija: babai, nena si dhe subjektet qe ngerthehen qe ne qelizen e pare te krijuar si rezultat i lidhjes se dy qelizave fillestare. Ne qofte se ne nuk harrojme faktin se jemi tre, femije kete nuk e harron kurre. Ne qofte se nuk ka edukim me tri vete, aty egziston fara e nje psikoze. Per fat te mire, jo te gjitha farat zhvillohen!
Prandaj edhe femija qe behet parzit i nenes ka nevoj qe ajo ta luftoj kete parzitizem duke u kujdesur per nje rival te tijin, per qenie vertikale (babai), dhe qe e konkretizon idene e aftesise, qe femija e mban ne vetvete.
Nenea eshte per femijen qenia qe i jep te haje dhe qe kujdeset per te . Ajo eshte nje njeri qe permbush nevojat tuaja dhe gjen atehere kur duhet menyren qe "t'ju sjell ne terezi". Kur femija i ndeshur me instance atesore ( shkolla p.sh) ndihet i dermuar, atehere ai i kthehet ndjenjes amesore. Neper filmat western, per shembull, gjithmone ka nje personazh gruaje-mama. Pra, nena eshte ajo infermerja qe ju kuron kur keni probleme shendetesore, dhe qe pjesen tjeter te kohes eshte objekt lakmie per qenie e shendetshme te seksit tjeter. Nderkohe femija ka nevoje per nje nene qe ka aktivitete tjera jashte shtepise; perndryshe ai nuk mdien ndonje mbeshtetje ne deshiren e tij per te ecur perpara( ne kete kuptim, duhet qe ne shoqerite e sotme te kemi kujdes nga pushteti derrmues i instancave amesore: si, per shembull, sigurimet shoqerore te organizuara keq dhe qe merr ne ngarkim shume gjera).
Ne saj te idese se nenese "ngushelluese" dhe te babait " drejtor" qe secili adoleshent ngerthen ne vetvete, ai mund te zgjidhe shumicen e pronlemeve te veta: ta zeme te luaj per te tjeret ne nje grup te rinjsh idealin burreror dhe atesor.Kur femija ka kaluar ndonje sprove, ai ka nevoje te qetesohet duke pasur kontakt trupor me nenen ose me personin qe ze vendin e nenes. Duhet qe femija te kete patjeter kontakt trupor me nenen, te pakten derisa t'i bien dhembet e qumshtit, pra deri ne moshen 7 vjec. Nuk duhet pra, per shkak te disa nocioneve psikoanalitike te keqkuptohet, ta largojme femijen nga vetja, sepse gjoja afrimi me te ushqen nje lloj sensualiteti jo te mire, perndryshe femija do ta kerkoje tontaktin trup me trup me femijet e tjere duke kaluar keshtu ne nje plan tjeter ate te sensualitetit te semure.
Posted by Rina TURKESHI at Wednesday, December 26, 2007 0 comments
Labels: Francois DOLTO
Tuesday, December 25, 2007
Etapat kryesore te femijerise
Cdo femije deshiron te rritet me te dy prinderit se bashku. Ai ka nevoje per te dy prinderit, ne menyre qe zgjuarsia dhe ndjeshmeria e tij te mbruhen ashtu sic duhet. Mes tre personave mendimet dhe ndjenjat qarkullojne. Kur keta jane vetem dy, atehere lind ai qe quhet efekt I pasqyres dhe I nje varesie fatalisht reciproke.
Femija gjithmone e krijon te tretin ne imagjinaten e vet, te zgjedhurin e zemres nga nena dhe babai, prinderin qe ai e do me domosdo.
Ka prinder qe I rrisin femijet vetem. Por ne kete rast ata mund te shoqerohen me beqare te tjere ose me cifte qe kane femije. Keshtu do te kene rastin te hapin diskutime te ndryshme. Duhet qe arsyet e te qenit vetem te diskutohen ne sy te femijes, t’I thuhet atij hapur dhe drejtperdrejt. Arsyet mund te jene personale, ikje apo vdekje e tjetrit, po ama arsye qe nuk e hedhin fajin mbi ate qe mungon. Ne rast se femija ndjen se fajsohet I ikuri , ai duhet thene: Une po , mund t’i mbaj inat atij qe me la, nderkohe qe une e doja, por jo ti, pasi eshte babai yt. Ti nuk do te kishe lindur dot kurre pa te dy prinderit. “Ai te ka sjelle ne jete”. Kjo gje duhet shpjeguar me fjlae. Si “mami” dhe “babi” mund te jete cdo person I rritur nga I cili femije nuk rrezikon asgje, te cilin ai luan dhe qe ka pranuar ashtu sic eshte, person ky qe I sherben si model ose si educator.
Mesazhi I ketij komenti eshte-“ Me mire te shprehet dhimbja sesa te mos shprehet asgje, me mire te thuhet e verteta sesa genjeshtra, keshtu qe femija te kete mundesi te diskutoje per keto me njerez te tjere qe kane qene deshmitare ne fillim te jetes te tij.
Posted by Rina TURKESHI at Tuesday, December 25, 2007 0 comments
Labels: Francois DOLTO
Luboteni, masakrat dhe lufta ne kete fshat gjate 2001-te eshte tema qe ka shtruar prof.Agim Morina ne librin “ Tre ditet e djallit”.
Ne ambient shkollore me enterier te vecante : auditor – podium u promovuan dy libra. Libri “Tre ditet e djallit “ te profesorit Agim Morines dhe libri “Pse jo” e nxeneses Rufije Zyberi.
Posted by Rina TURKESHI at Tuesday, December 25, 2007 0 comments
Labels: MRT Video Lajm
Monday, December 24, 2007
Mercedesi GLK “kapet” gjatë xhirimit të filmit…
Më herët se ajo që e pritnim, pra kemi mundësi ti shohim fotografitë “JO” oficiale të shumëpriturit konkurrent të BMË X3,
SUV i ri nga Shtutgardi duhet të jetë vetura oficiale e vijimit të inçizimit të hit-filmit “Qyteti dhe seksi”. Edhe pas përpjekjeve për “mbulim” të këtij modeli nga përfaqësuesit nga agjensitë e sigurimit, paparacët prapseprap arritën në disa fotografi.
Mercedesi oficialisht do ta prezentojë modelin e ri vitin e ardhshëm, por nuk bëhet e ditur saktësisht koha.
Pra qysh prej fillimit shihet se kush është nëna-kompani dhe se cili eshte qëllimi kryesor i dizajnerëve të Mercedesit.
Posted by Rina TURKESHI at Monday, December 24, 2007 0 comments
Labels: Automobilizem
VW polo e re - më i madh, më i bukur dhe më i mirë
Gjenerata e re e vëllait më të vogël të të përmendurit Golf, duhet të jetë e prezentuar në gjysmën e dytë të vitit 2008.
Prej VË thonë se çmimi i modelit të ri nuk do të jetë shumë e lartë në krahasim me modelin më të vjetër, që është edhe një avantazh për sukses të madh.
Posted by Rina TURKESHI at Monday, December 24, 2007 0 comments
Labels: Automobilizem
Posted by Rina TURKESHI at Monday, December 24, 2007 0 comments
BMW X6 – klasë e re
Motori më I fuqishëm do të jetë 4.8 litra me V8 motor, i cili zhvillon 405 kual fuqi. Blerësit do të mund të zgjedhin midis 3.0 litra tëin-turbo me 305 KF ose 3.0 dizel motorit me 285 KF. X6 do të kushton prej 70.000 euro e lartë.
Posted by Rina TURKESHI at Monday, December 24, 2007 0 comments
Labels: Automobilizem
Sinoptikanët: Viti i Ri, me dëborë dhe mjegull
Meteorologët e Forcave Ajrore parashikojnë ulje të temperaturave dhe përkeqësim të motit gjatë javës që vjen
I ftohti dimëror do të intensifikohet gjatë javës që pritet të kurorëzojë edhe mbylljen e këtij viti. Temperaturat do të ulen më tej, duke sjellë me vete edhe reshje të reja dëbore, sidomos në zonat veriore dhe ato lindore të vendit. Një parashikim i tillë i motit vjen nga sinoptikanët e Shërbimit të Forcave Ajrore. Por, përveç temperaturave që do të zbresin disa shkallë nën zero, në të gjithë vendin nuk do të mungojë as mjegulla. Ajo do të jetë më e intensifikuar gjatë orëve të paradites. Aktualisht, temperaturat e ftohta të këtyre ditëve do të ulen edhe më tej, duke paralajmëruar edhe një egërsim të dimrit, i cili pavarësisht ditëve të fundit ka qenë relativisht i butë dhe me reshje të pakta. E ndërsa të gjithë presin ndryshimin mes viteve dhe janë në gjendje aktive për blerjet dhe shpenzimet me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, përpos të tjerave nuk duhet të harrojnë edhe xhupat apo palltot e trasha. Një situatë e tillë klimaterike, sipas parashikimit të sinoptikanëve mendohet të zgjasë për të paktën gjithë javën që vjen, nisur nga dita e hënë. Ata sugjerojnë që të moshuarit, e sidomos personat që vuajnë nga probleme kardiovaskulare dhe ato pulmonare, të qëndrojnë në shtëpi të paktën në orët e ftohta të mëngjesit dhe të darkës, ku temperaturat regjistrojnë nivelet e tyre më të ulëta. Po kështu, e njëjtat këshillë vjen edhe për prindërit e rinj me fëmijë të sapolindur, apo në periudhën e qumështit që të mos i nxjerrin jashtë për shëtitje gjatë orëve kur i ftohti është tejet agresiv.
Posted by Rina TURKESHI at Monday, December 24, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
Sunday, December 23, 2007
DILEMA E JAVES- KU PER FESTAT E FUNDVITIT???
Cdo njeri kete jave eshte ne dilem. Pyetja - Ku per festat? Akoma mbetet pa pergjegje…
Ata akoma nuk e dine se a do ta kremtojne Vitin e Ri dhe Krishtlindjet ne ambientin e ngrohte familjar duke pritur qe akrepat te bashkohen dhe ti cakerojne gotat; ne ndonje lokal romantik me te dashurin , apo diku jasht shteti…
Te gjithe duhet gjate kesaj jave te vendosin…
Me me rendesi eshte se pa dallim se kush ku do ti kaloj festat mjafton ti kremtoj i lumtur, sepse duke na gjetur te tille viti I ri, sepse si do te filloj ashtu do te na vazhdoj 2008-ta.
Ndaj shpresoj te gjithe ta presim kete feste ashtu sic na ka hije…Gezuar, Gezuar, Gezuar
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, December 23, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
Renault Megane – Vazhdimi i tretë
Këto janë fotografitë e para të adutit të ri të kompanisë franceze.
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, December 23, 2007 0 comments
Labels: Automobilizem
Land Rover LRC – Oficialisht
Edhepse pritej që BMW të dalë me një model të këtillë,
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, December 23, 2007 0 comments
Labels: Automobilizem
308 RC-Z ngjason në Audi TT, por me çmim të volitshëm
Shume e vërtetë është se prodhuesi francez do ta lëshojë në prodhim model-konceptin, i cili do të përfaqësojë Peugeot-in këtë vit në Panairin e Automobilave në
Kupe 308 RC-Z, sigurisht se do të bazohet në 308 e ri, por siç shihet se ajo shumë do ti ngjasojë Audi TT. Paleta e motorëve e cila do të jetë e ofruar do të fillojë prej motorit 1.6 THC, me 219 Kual Fuqi, e deri në 315 KF.
Interesante, modeli iparaqitur në
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, December 23, 2007 0 comments
Labels: Automobilizem
Prej 1 Janarit te gjithe vozitesit mund te blejne makine, pasi cmimi i TATA-s se re do te jete vetem 1700 euro
Pritet qe TATA Motors te behet edhe pronar i
Pervec asaj se do te shese vetura mjaft luksoze, kompamnia ka menduar edhe per shitjen e veturave me cmimet me te lira ne bote.
Pas mbarimit te ketij vitit, ne panairin e Nju Delfit,TATA do te paraaqese edhe vetura te klases me te ulet, te cila do te kushtojne jo me shume se 2.500 $! Ky eshte cmimi i tregut Indian, por pritet se shpejti edhe ne tregun evropian , kete dhe do ta sjell TOTO se shpejti, nuk do te jete me shume se 2000 euro.
Ne veture ka vend per pese udhetar te medhej dhe eshte me kater dyer.
Problemi i vetem per sjelljen e veturave ne tregun evropian mund te jete standarti lidhur me sigurine dhe kualitetin e gazrave dalese.
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, December 23, 2007 0 comments
Labels: Automobilizem
Princi Viljam dhe Kejt se shpejti do te marrtohen
Princi britanez Viljam dhe e fejuera e tij Kejt Midelton duhet qe se shpejti te martohen, shkruan gazeta britaneze “San”.
Prej kur u pajtuan para disa muajve, Kejti u vendos ne banesen e tij, e cila ndodhet ne lagjen luksoze te Londres "Klares Haus". Banesa eshte pjese e pallatit ku jeton babai i Viljamit, Princi Carls dhe gruaja etij Kamila.
-Vendimi per te jetuar sebashku tregon se sa lidhja e tyre eshte e forte dhe se kane plane te shumta per ne te ardhmen ketu hyn edhe martesa e tyre, deklaroi nje i afert I familjes mbreterore per gazaten “San”.
Prej veres se kaluar Kejt dhe Viljam u pajtuan, ajo e la edhe punen.
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, December 23, 2007 12 comments
Labels: Lajm MRT
Saturday, December 22, 2007
Historia e Babadimrit
Babagjyshi I Vitit të Ri në të vërtetë është një person I cili realisht ka ekzistuar, bëhet fjalë për San Nikolën.
I lindur në Patara, një krahinë e Turqisë, në një familje të pasur, në shekullin e 6-të dhe ka marrë pjesë në këshillin e Nekihelit në 325. Në vitin 1087 eshtrat e tij u morën disa kalorës italianë të maskuar si tregëtarë dhe përfundoi në Bari të Italisë dhe në cdo kohë e survejonin natën sepse do të bëhej mbrojtësi I shenjtë I qytetit. Pas vdekjes së tij u përhapën versione e legjenda.
Njëra nga më të famshmet është ajo e treguar nga Dante në Purgator, me tre të rinj të varfër. Në versione të tjera, Nikola I shpërndante ëmbëlsira të gjitha familjeve dhe ata e lënë dritaren hapur sepse San Nikola vjen dhe ikën nëpëprmjet dritares. Në kohët e sotme San Nikola njihet si Babai I Krishtlindjeve dhe për një periudhë kohe në vendin tonë, është njohur si Babagjyshi I Vitit të Ri, ashtu njihet dhe sot.
Legjenda e babait të krishtlindjeve Thuhet se në në mesnatë, midis 24 dhe 25 dhjetorit, kafshët nisën të flalsin në mënyrë të mrekullueshme. Ata flisnin ndërmjet tyre dhe shkëmbenin sekrete të rëndësishme mbi qëniet njerëzore, në mënyrë të vecantë mbi padronët e tyre. Por mos shpresoni se do t’ju rrëfejnë gjatë. Legjenda thotë se mund të bien fatkeqësi mbi atë që nxjerr sekretin. Do ta rrethojë vdekja atë që që tenton të flasë.
I famshmi “ yll I Krishtlindjeve” që ka shekuj që sjell gjëra tipike për Krishtlindje. Madje thuhet se në të ardhmen do të japë dhuratë një djalkë. Sipas legjendës, më 25 dhjetor të një vitit të caktuar, një fëmijë I vogël do të hyjë në kishë për t’iu afruar Jezusit në ditën e rilindjes së tij. Dhe shenja njohëse, I trishtuar dhe krenar fëmija lëshon një lot nëpër faqe dhe nga një mrekulli lotët transformohen në një lule të bukur shumë rozë në të kuq.
Slita e babagjyshit të Krishtlindjeve.
Kjo është një legjendë veriore. Slita, thuhej se fillimisht tërhiqej vetëm nga një dre, por më pas ky version ndryshoi, thuhej se slita e Babait të krishtlindjeve tërhiqej nga tetë drerë dhe numri I tyre shpjegon shpejtësinë me të cilën Babai I Krishtlindjeve arrin të përballojë plotësimin e kërkesave dhe dëshirave të panumërta nga e gjithë bota.
Nata e e fundit e vitit Nata e Krishtlindjeve e ka fillesën e saj rreth vitit 350 pas Krishtit dhe është një traditë që u krijua nga Kisha e Perëndimit për të çrrënjosur një festë pagane që njerëzit ia kishin kushtuar Zotit Diell. Sipas një besimi mjaft të vjetër e të përhapur thuhet se në ditët e fillimit të një viti të gjitha forcat mbinatyrore fitojnë një fuqi të jashtëzakonshme, madje nganjëherë vetëm në orët e para të fillimvitit, domethënë në mesnatë. Mes këtyre forcave mbinatyrore përfshihet edhe Fati.
Pikërisht në natën e Krishtlindjeve apo të Vitit të Ri vajzat shprehin dëshirën që vitin e ardhshëm të martohen me shpresën se kjo dëshirë do të realizohet dhe askush nuk mendon për origjinën e vërtetë të këtyre besimeve, të oroskopit e të lojrave që luhen gjatë kësaj nate.
Askush nuk mendon gjithashtu se tradita e ëmbëlsirave të kësaj feste të bëra me bajame apo me gështenja, ka të bëjë me besimin antik se një gjë e tillë favorizon vëllazërimin mes njerëzve dhe është simbol i pjellshmërisë së tokës. Ndërsa gështenjave u atribuohej një vlerë fekonduese.
Në vende të ndryshme festa e Krishtlindjeve shoqërohet me ëmbëlsirën tradicionale në formë keku e cila në përbërje të saj ka copëza rrushi në formë monedhash që mendohet se thërrasin pasurinë. Po kështu, thuhet edhe për thjerrëzat që gatuhen natën e Vitit të Ri, një lugë prej të cilave duhet ngrënë në orën 12 të natës.
Babagjyshi I Vitit të Ri në të vërtetë është një person I cili realisht ka ekzistuar, bëhet fjalë për San Nikolën. I lindur në Patara, një krahinë e Turqië, në një familje të pasur, në shekullin e 6-të dhe ka marrë pjesë në këshillin e Nekihelit në 325.
Në vitin 1087 eshtrat e tij u morën disa kalorës italianë të maskuar si tregëtarë dhe përfundoi në Bari të Italisë dhe në cdo kohë e survejonin natën sepse do të bëhej mbrojtësi I shenjtë I qytetit. Pas vdekjes së tij u përhapën versione e legjenda. Njëra nga më të famshmet është ajo e treguar nga Dante në Purgator, me tre të rinj të varfër.
Në versione të tjera, Nikola I shpërndante ëmbëlsira të gjitha familjeve dhe ata e lënë dritaren hapur sepse San Nikola vjen dhe ikën nëpëprmjet dritares. Në kohët e sotme San Nikola njihet si Babai I Krishtlindjeve dhe për një periudhë kohe në vendin tonë, është njohur si Babagjyshi I Vitit të Ri, ashtu njihet dhe sot.
Zbukurimi I pemës së krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri Në traditën më të vjetër popullore, pjesa e poshtme e pemës së Krishtlindjeve ndizet (me drita) dhe qëndron e ndriçuar deri natën e Vitit të Ri dhe kjo tregon vlerën e zjarrit, imazhin e Diellit dhe konsumimin simbolik të trungut të pemës së vitit të vjetër me gjithë të këqijat që janë akumuluar në të.
Sipas një tradite antike në disa vende aplikohet një ceremoni piktoreske me emrin e bukur “zjarrvënie”. Mbi trung hidhet verë e ëmbëlsira dhe ai digjet. Kjo simbolizon djegien e të këqijave dhe mëkatit.
Ndërsa disa të tjerë e shpjegojnë hedhjen e verës me gjakun e Krishtit dhe ndezin edhe 13 zjarre të vogla në kujtim të apostujve. Në disa vende kryetari i familjes bekon këtë pjesë të pemës me ujë të bekuar. Natën e Krishtlindjeve mendohet se vijnë mrekulli dhe gëzime dhe që vetëm në të mund të shprehësh dëshirën për shërimin e sëmundjeve të rënda.
Besohet gjithashtu që në këtë natë edhe ujku urtësohet sepse kjo natë ishte e rezervuar për përjetësinë e lindjes së Krishtit. Tashmë edhe në vendin tonë festohen krishtlindjet, por njëkohësisht festa e Vitit I Ri mbetet festa më e madhe e vitit.
Si të zbukurojmë pemën e Vitit të Ri!!!
Ndonëse shumëkush nuk I ka ditur apo akoma nuk e di simbolizmin e pemës së Festës, këndi I saj nëpër cdo shtëpi shqiptare është I mirëpërcaktuar dhe zbukurimi I saj është faza e parë e pregatitjeve të festave. Efektin që sjell nëpër familje, hare dhe gëzim, e jep dekorimi dhe zbukurimi. Por si ta realizojmë një gjë të tillë!
Posted by Rina TURKESHI at Saturday, December 22, 2007 0 comments