Wednesday, March 12, 2008

VITI 2008, vit i PATATES


Me vendimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, viti 2008 është shpallur viti ndërkombëtar i patates. Supozohet se në 20 vitet e ardhshme popullata në Tokë do të rritet për 100 milionë banorë. Më shumë se 95% e kësaj rritjeje do të realizohet në vendet të cilat janë në zhvillim, ku uji dhe toka shfrytëzohen shumë.

Zotimi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare është që të sigurojë ushqim të mjaftueshëm për gjeneratat e tanishme dhe gjeneratat e ardhshme, dhe njëkohësisht t’i mbrojë burimet natyrore. Në këtë mënyrë i jepet përparësi kultivimit të patates, i cili pretendohet të jetë ushqimi i të ardhmes. Si pjesë e fushatës “patate për të varfërit” e cila do të zhvillohet në Peru kah fundi i këtij muaji, do të jetë zhvillimi i programeve të ndryshme të cilat shpresohet do ta zvogëlojnë urinë në botë.

No comments: