Friday, March 21, 2008

Gerdeci, Berisha: Une dhe Topi nuk dinim gje, Mediu deshtoi


“Deshtimi eshte ne Ministrine e Mbrojtjes, ne Shtabin e Pergjithshem, ne dy sherbimet, ne institucionet e tjera te tatimeve, te inspektimit, ne shtrimin e informacionit, ne sistemin e prokurorise, sepse ju e keni te qarte se Delijorgji kishte procese, por nuk i hynte ferra ne kembe”, ka deklaruar nder te tjera Berisha.

Gjate nje vizite ne Spitalin Ushtarak kryeministri Berisha ka deklaruar per mediat se ai dhe presidenti Topi nuk dinin asgje per fabriken e vdekjes ne Gerdec. I ngacmuar nga pyetjet e gazetareve Berisha ka thene se ne te gjithe kete ngjarje ai qe ka deshtuar ka qene ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Nje deklarata te tilla jane dhene kur gazetaret e kane pyetur se perse ai e quan ngjarjen e Gerdecit si tragjedia e 11 shtatorit ne SHBA. “E kam quajtur sepse per kete fabrike vdekjeje, ta quajme ashtu siç eshte, nuk ka ekzistuar asnje informacion, po flas per veten si kryeminister, apo per Presidentin e Republikes, as per rrezikun e saj, as per masat qe jane marre aty, as se çfare behej aty, as edhe se ekzistonte”, ka deklaruar konkretisht kryeministri Sali Berisha duke hequr pergjegjesite nga vetja dhe presidenti i Shqiperise. Nderkohe pyetjes tjeter se kush ka deshtuar ne te gjithe kete proces e cila shenoi nje tragjedi te vertete Berisha eshte shprehur: “Deshtimi eshte ne Ministrine e Mbrojtjes, ne Shtabin e Pergjithshem, ne dy sherbimet, ne institucionet e tjera te tatimeve, te inspektimit, ne shtrimin e informacionit, ne sistemin e prokurorise, sepse ju e keni te qarte se Delijorgji kishte procese, por nuk i hynte ferra ne kembe” ka deklaruar Berisha para medias. Ndersa ka perfunduar se analizat e medias jane shume te drejta por thekson edhe nje here se asgje nuk ka ardhur nga mungesa e ligjit.

No comments: