Tuesday, March 11, 2008

Dieta më TRENDI

Dieta më në modë dy vitet e fundit

Ata që e kanë provuar thonë se për dy javë do të mund të humbni deri më 7 kg. Në fillim do të jetë pak vështirë deri sa të adaptoheni, por rezultati është me rëndësi. Pra në vijim japim orarin e javës pra prej ditës së parë e deri në ditën e katërmbëdhjetë.

PS. Mund të planifikoni çdo ditë nga të paktën një orë shëtitjet si dhe ujë mund të pini sat ë doni.


Dita e parë (dhe dita e 13)
Mëngjes: kafe
Drekë: 2 vezë të ziera, sallatë lakre, dhe dy domata
Darkë: peshk në zgarë (të pjekur)

Dita e dytë (dhe dita e 11)

Mëngjes: kafe dhe një copë bukë (apo ndonjë biskotë)
Drekë: peshk, sallatë perimesh ose salltë lakre.
Dardë: 200 gr mish viçi, dhe një gotë jogurt.

Dita e tretë (dhe dita e 8)
Mëngjes: kafe, dvopek (bukë e thekur)
Drekë: Kungull të pjekur (3 ose 4 copa) dhe molla. (2 copa)
Darkë: 2 kokra vezë të ziera, 200 gr. Mish të zier, sallatë lakre.

Dita e katërt (dhe dita e 9)

Mëngjes: kafe
Drekë: 2 vezë të rahura (të fërguara), 15 gr djath i fortë.
Darkë: pemë.

Dita e pestë (dhe dita e 10)

Mëngjes: Lëng prej shargarepës ose lëng limoni
Drekë: Peshk i zier apo i pjekur, dhe dy kokra domate
Darkë: pemë.

Dita e gjashtë (dhe e dita e 14)
Drekë: kafe

Drekë: gjysmë pulë e zier, sallate lakre.
Darkë: 2 kokrra vezë të ziera, dhe sallatë perimesh.

Dita e shtatë (dhe dita e 12)
Mëngjes: çaj
Drekë: 200 gr mish i zier, pemë.
Darkë: dy kokra vezë dhe sallatë perimesh.

No comments: