Wednesday, March 26, 2008

Hilari dhe Obama kushërinj me Branxhelina (Bret&Angelina)

Senatori amerikan barak Obama, një nga kandidatët e Partisë Demokratike, i nominuar për garimin e Shtëpisë së bardhë, është në lidhje familjare me presidentin aktual të SHBA, Xhorxh Bushin, si kushërinjtë largët por edhe me yllin filmic Bred Pit, shkruan “Gardian”.

Senatori nga Ilionoisi nga një lidhje më të largët, si kushëri i nëntë është i lidhur edhe me Bred Pitin, të lidhur prej një farë Semjuel Hinkli, i cili ka ndru jetë prej më 1662. Obama ka lidhje-gjaku edhe me komandantin e trupave të Luftës qytetare amerikane, gjeneralin Robert Li, por edhe me ish-kryeministrin britanes Vinston Çerçill.

Ndërsa në anën tjetër për Hillari Klintonin thuhet se nga nëna ka lidhje me Slen Dionin, Madonën, Alanis Morieset, si dhe edhe me bashkëshorten e Bred Pitit, Anxhelina Xholin, por edhe me bashkëshorten e trashigimtarit Çarlls, vojvoda nga Kornvol, Kamila.

Nga këngëtar – kuzhinier

Pop-yilli Robi Viljams në mënyrë produktive e shfrytëzon pushimin duke “pushuar” nga karriera e tij e muzikës.

Vilijams, i cili vendosi që ta bojkotojë shtëpinë e tij të muzikës, dhe kështu duke i lënë anash të gjitha koncertet dhe proektet e tij, kohën e lirë e kalon duke marrë orë për përgatitje ushqimi apo orë nga gastronomia.

“Ka dëshirë të ketë shou gastronomik të vetin dhe të tregojë se sa din të përgadisë ushqimin”, thotë një shok i ngushtë i Robit.

Shokët e këngëtarit janë të habitur me idenë e tij të fundit duke e ditur që Robi njihet si njeri që ushqehet joshëndetshëm.

Tuesday, March 25, 2008

Fituesit e "Storjes më të mirë hulumtuese për vitin 2007"

“Rasti I Ibrahim Sulejmanit”, I cili për pesë vite me radhë vuan dënimin në burgu, u shpall storja më e mirë hulumtuese për vitin 2007, nga Instituti Maqedonas për Media.

Gazetari Boris Georgevski, I cili punon për gazetën “Utrinski vesnik", në storjen trajton procesin e fshehtë të gjykimit në Maqedoni.

Ndërkohë cmimin e dytë e fitoi gazetarja nga Televizioni A1, Maja Bllazhevska, me storjen “I pastrehë në vend se milioner”, ku rrefen historinë e dhimbshme të Idriz Idrizit nga Recica e vogël.

Ndërsa storja”Pas gjurmëve të korrupsionit në institucionet fetare”, e gazetarëve Xhelal Neziri dhe Marjan Nikollovski e fitoi cmimin e tretë.

Përzgjedhjen e storjes më të mirë hulumtuese për vitin 2007 e bën komisioni I panvarur në mesin e të cilëve ishin këta redactor: Aleksandar Cumovski; Lupco Popovski, Nzim Rashidi, Fatos Musliu dhe Zoran Andonovski.

Për të shtatën herë radhazi Instituti Maqedonas për Media ndan cmimin “ Storja më e mirë hulumtuese”, ndërkohë për vitin 2007 u paraqitën gjithsejt 38 gazetarë me 64 storje.

Sipas Komisionit numri I gazetarëve të paraqitur dëshmon se në Maqedoni interesi për gazetarinë hulumtuese gjithnjë e më tëpër rritet.

Monday, March 24, 2008

Stuhit e erës shkaktuan vdekjen e një personit në Manastir


Moti i lig i përcjellë me erëra të forta e kaploi pjesën jug-perendimore të Maqedonisë.Era e fuqishme me shpejtësi 150 km në orë, shkaktoi vdekjen e 43 vjeçarit, Dragi Jonçevski nga Manastiri.

Era e fuqishme me shpejtësi 150 km në orë, shkaktoi vdekjen e 43 vjeçarit, Dragi Jonçevski nga Manastiri, dëmtoi pullaze të shtëpive duke shkaktuar qytetarëve të Maqedonisë dëme te mëdha materiale.
Më së shumti dëme ka shkaktuar në qytetit e Ohrit, Manastirit dhe Kërçovës. Era e fuqishme dëmtoi çatin e spitalit të Ohrit, ku edhe shkakt
o panik tek pacientet dhe stafi mjekësor.Në Kërçovë nga era është dëmtuar shtëpia e kulturës. Nga Qendra për menaxhim me kriza, informojnë se dëmet më të mëdha janë shkaktuar te Elektro distribuimi, sepse ka numër të madh të shtyllave të rrëzuara elekterike në këtë rajon. Në vijim janë aktivitete për locimin e dëmeve dhe sanimin e tyre.

Neser do te shpallen fituesit


Instituti Maqedonas I Mediumeve(MIM), neser me fillim ne ora 11:00, do te shpall tri fituesit e cmimit “Storia me e mire per vititn 2007”.

Per tri storiet me te mira do te ndahen mjete financiare:

Cmimi I pare :30.000 den

Cmimi I dyte:20.000 den

Cmimi I trete :10.000 den

Per konkursin “Storia me e mire per vitin 2007”, kane aplikuar 38 gazetare dhe redaksi me 64 storie, te cilat I kane publikuar materjalet ne mediumin ku punojne aktualisht

Sunday, March 23, 2008

Friday, March 21, 2008

Koleksion fotosh Bush&Laden


Tatuzhi i vitit



Me shume adhurues te tatuazheve jane te rinjte. Meshkujt preferojne qe ne trupin e tyre te kene shqiponje, gjarper,shigjete etj, nderkohe femrat :nje delfin, zemer, akrep pra varesisht nga shija.
Por nuk do te thote se pleqte nuk i duan tatuazhet.
Zakonisht pleqte preferojne nje tatoo ne dore apo ne kembe. Por sa u perket pleqve tullac, ky eshte tatuazhi me i dashut per to, madje kohene e fundit ky eshte tatoo-ja me trendi. Do te thonit c'ne ne koke, epo kjo eshte moda dhe nese doni te jeni ne hape me kohen, urdheroni e bejeni.

Nuk shikoj lajme se mos me ndalet qumshti


Shume nena kur behen me femije u largohen edicionit te lajmeve. Ne mesin e tyre eshte edhe Arta.S e cila shprehet se per te patur qumesht per Eren e saj patjeter duhet qe kur te fillojne lajmet ajo te largohet prej te televizori." Lajmet me bejne shume nervoze gje qe ndikon ne nderprerjen e qumshtit, ndersa kjo nuk eshte mire sepse s'do te mund ta ushqej vajzen time me qumesht gjiri", shprehet nenea Arta.
"Shpesh here kur fillon edicioni i lajmeve une ik ose ne park ose e nxjerr Erne te kopshti i shtepis sime, pse te shikoj dicka kur e shoh se ka efekte negative ne mua", vijon Nena 28 vjece.
Kemi degjuar disa here per kete histori, po kjo sa vjen e behet me e pranishme, sic duket ne shekujt e ardhshem te gjithe nanet me femije te vegjel, sdo te shohin lajme kurre.

Gerdeci, Berisha: Une dhe Topi nuk dinim gje, Mediu deshtoi


“Deshtimi eshte ne Ministrine e Mbrojtjes, ne Shtabin e Pergjithshem, ne dy sherbimet, ne institucionet e tjera te tatimeve, te inspektimit, ne shtrimin e informacionit, ne sistemin e prokurorise, sepse ju e keni te qarte se Delijorgji kishte procese, por nuk i hynte ferra ne kembe”, ka deklaruar nder te tjera Berisha.

Gjate nje vizite ne Spitalin Ushtarak kryeministri Berisha ka deklaruar per mediat se ai dhe presidenti Topi nuk dinin asgje per fabriken e vdekjes ne Gerdec. I ngacmuar nga pyetjet e gazetareve Berisha ka thene se ne te gjithe kete ngjarje ai qe ka deshtuar ka qene ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Nje deklarata te tilla jane dhene kur gazetaret e kane pyetur se perse ai e quan ngjarjen e Gerdecit si tragjedia e 11 shtatorit ne SHBA. “E kam quajtur sepse per kete fabrike vdekjeje, ta quajme ashtu siç eshte, nuk ka ekzistuar asnje informacion, po flas per veten si kryeminister, apo per Presidentin e Republikes, as per rrezikun e saj, as per masat qe jane marre aty, as se çfare behej aty, as edhe se ekzistonte”, ka deklaruar konkretisht kryeministri Sali Berisha duke hequr pergjegjesite nga vetja dhe presidenti i Shqiperise. Nderkohe pyetjes tjeter se kush ka deshtuar ne te gjithe kete proces e cila shenoi nje tragjedi te vertete Berisha eshte shprehur: “Deshtimi eshte ne Ministrine e Mbrojtjes, ne Shtabin e Pergjithshem, ne dy sherbimet, ne institucionet e tjera te tatimeve, te inspektimit, ne shtrimin e informacionit, ne sistemin e prokurorise, sepse ju e keni te qarte se Delijorgji kishte procese, por nuk i hynte ferra ne kembe” ka deklaruar Berisha para medias. Ndersa ka perfunduar se analizat e medias jane shume te drejta por thekson edhe nje here se asgje nuk ka ardhur nga mungesa e ligjit.

Sunday, March 16, 2008

ÇFARË DUAN VIP-at NË DHOMËN E GJUMIT

Ja lista e detajuar e sendeve të nevojshme që yjet e pop-it pretendojnë absolutisht të gjejnë në dhomëzat e tyre. Në fakt, mjafton të shqiptosh këtë fjalë për të ndezur terrorin në sytë e sipërmarrësve të koncerteve të të gjithë botës, sepse lista është armiku i tyre kryesor, është ajo copë letër e mallkuar që mund ta shndërrojë ditën e “shoë”-ut në një mankth. Diçka më shumë për këtë fakt tregon organizatori i “Musicology Tour 2004” i Prince. Pasi ka mbërritur me shpejtësi në prapaskenë në Uashington, “The Artist” (Prince kërkon të thëritet kështu), nuk i ka gjetur 16 bustinat e çajit “Yogi cocoa”, pije të cilën e quan “jetësore” për ekuilibrin e tij psikofizik, por ajo që e bëri të zhytet edhe më shumë në depression ishin qirinjtë. Mbi tavolinën e dhomës, e mbuluar me një mbulesë indiane prej kashmiri, ishin vendosur dy shandanë të bardhë. Askush nuk ishte kujtuar t’i merrte, pasi këto të fundit e bëjnë të ndihet më mirë. Lista fliste qartë. I ofenduar dhe i poshtëruar, “The Artist” mori në dorë kitarën dhe u ngjit në skenë pa e kthyer kokën pas, për t’I përshëndetur me stafin.

Pak a shumë të njëjtën gjë do të bënte edhe Jennifer Jopez, nëse pak orë para spektaklit nuk do të hynte në një botë të bardhë qumësht. Në fakt, muret e dhomës së gjumit kanë ngjyrë të bardhë qumësht, gjithashtu edhe tavolina e trupimit, vazot me lule, divanet dhe qirinjtë aromatizues. Por ka një detaj që mund ta komprometojë qetësinë e ish-vajzës nga Bronski, salca e domateve. Nëse gabimisht ndien aromën, vendi mund të transformohet në një fragment të filmit të Harry Poter, shiu i gjakut.

Duke e krahasuar me J.Lo, Alicia keys është një divë vetëm nga pamja njerëzore. Në listën e saj këngëtarja e “No one” thekson vetëm se dëshiron të gjejë pastër banjën e saj, tetë litra ujë, “Evian” e gjithashtu tre sanduiçë me ton dhe majonezë. Gjërat që nuk i duron dot janë mishi i derrit dhe patatet. Këto janë kërkesa të thjeshta, duke i krahasuar me ato të Britney Spears, e cila mbi komodinë kërkon medoemos të ketë një telefon fiks të kuq. Nëse nuk është, organizatori i spektaklit paguan një gjobë prej 5000 dollarësh. (në listë shtohen: një pjatë me sallatë frutash, 3 pako patatina me qepë dhe speca djegës, një arkë plot me ëmbëlsira, një hekur të vogël rrobash).

Radhë e gjatë makinash policie nga hoteli deri te vendi ku do të zhvillohet spektakli. Kjo është ajo që kërkon Cgristiona Aguilera (sepse nuk duron dot trafikun). Dhoma e saj e zhveshjes duhet të ketë 24 shishe ujë mineral, por me një kusht, , që të mos jenë “Evian”.

Është e pamundur që Eminem të mos nevrikoset para një koncerti. Pasi mendon se gjithçka është gati, rreperi i hedh një sy të fundit listës për të parë nëse mungon ndonjë gjë. Po, mungon diçka, pula e pjekur. Gjithmonë dy orë para koncertit Eminem ha një të tillë dhe nëse ky detaj harrohet nga organizatorët, atëherë është më mirë që të mos i dalë njeri përpara. Pamjet komplet tjetër dhe me shumë seriozitet në dhomën e Gëen Stefani. Këngëtarja bjonde bukuroshe beson verbërisht te perimet dhe kërkon medoemos kile të tëra zarzavatesh dhe fruta, pra një shalqi të freskët, një pjatë me feta ananasi, pesë litra ujë “Fiji”… për të mbajtur në formë trupin dhe mendjen. Në listën e saj nuk bëjnë pjesë as duhani, as alkooli.

Maqedonia ne krize institucionale

Kreu shtetëror kërkon zgjidhjen


Shkup, 14 mars - Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare unanimisht ka mbështetur kërkesën e kryetarit të kësaj partie Menduh Thaçi për braktisjen e koalicionit qeveritarë me VMRO-DPMNE-në. Lideri i PDSH-së, pas këtij vendimi tha se ky hap nuk është kundër asnjë partie politike dhe as kundër VMRO-DPMNE-së, por për interesat e shqiptarëve. "Për këtë situatë të shqiptarëve në Maqedoni nuk është fajtor vetëm VMRO-DPMNE-ja, por faj kanë të gjitha partitë politike gjatë 17 viteve pluralizëm në Maqedoni. Kërkesat e PDSH-së, nuk janë asgjë më shumë nga ato të cilat parashihen në Marrëveshjen e Ohrit dhe kërkesa të cilat i kërkojnë faktorët ndërkombëtarë", ka potencuar Thaçi. Për realizimin e kërkesave, Thaçi ka bërë të ditur se do të kërkojë mbështetje të plotë nga qytetarët shqiptarë dhe të gjitha subjektet politike shqiptare.
Thaçi ka konfirmuar se ditëve të fundit ka pasur biseda intensive telefonike me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. "Do të kërkoj mbështetje të plotë nga të gjitha subjektet politike shqiptare dhe qytetarët shqiptarë për realizimin e këtyre kërkesave të kamotshme të shqiptarëve. Ditëve të fundit kam pasur disa biseda telefonike me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe shpresoj që gjatë ditëve të ardhshme do të ulemi në një takim të përbashkët dhe do të bisedojmë për këta kërkesa", ka thënë Thaçi. Lideri i PDSH-së ka komentuar edhe deklaratat e fundit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, rreth situatës së krijuar. "Ahmeti nuk është i sinqertë kur pohon se PDSH-ja nuk ka pasur alternativë tjetër përveç daljes nga koalicioni qeveritarë. E pyes publikisht kreun e BDI-së, pse gjatë qeverisjes së tij, nuk pati guximin që ta lëshojë koalicionin qeveritarë, pasi që të njëjtat kërkesa shqiptarët i kanë pasur edhe para katër viteve", ka pyetur Thaçi. Kreu i PDSH-së u shpreh se nuk do të ndihet fajtorë në rast se Maqedonia nuk merr ftesë për anëtarësim në samitin e ardhshëm të Bukureshtit. .

Shpërthim shkatërrues pranë Tiranës. 5 të vdekur, 243 të plagosur. Evakuohen banorët e disa fshatrave

Lemeria e paralajmëruar

Mesdita e djeshme ka rezultuar fatale për të paktën pesë persona që kanë humbur jetën, teksa në mënyrë të papritur ambientet e repartit ushtarak në Gërdec të Vorës janë bërë qendër e shpërthimit të municioneve që ndodheshin aty për t‘u shpërbërë. Rreth orës 12:00, në repartin ushtarak, i cili ndodhet jo shumë larg autostradës Tiranë-Durrës, për arsye që ende nuk dihen ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, i cili ka shkaktuar dëme njerëzore dhe materiale deri në Vorë dhe në disa biznese që ndodhen përgjatë autostradës. Sipas burimeve jozyrtare, në momentin e shpërthimin në repart ishin ndodheshin 110 punëtorë, por për fat të mirë kanë qenë në kohën e pushimit dhe kjo e ka ndihmuar një pjesë të mirë të tyre të largohet me dëmtime të lehta.

Deri në orët e vona të mbrëmjes zyrtarisht ishte konfirmuar vdekja e pesë personave, identiteti i të cilëve gjithsesi nuk ishte bërë publik. Por të gjitha gjasat janë që ky numër të rritet ndjeshëm në orët në vazhdim, e veçanërisht në momentin kur shpërthimet do të pushojnë dhe do të jetë e mundur të bëhet një verifikim i saktë i situatës në vendngjarje. Ndërkaq, numri i të plagosurve dhe të lënduarve ka qenë më i madh dhe ka kaluar 200. Përveç një pjese të punëtorëve që ishin në repart në momentin e shpërthimit, janë plagosur edhe banorë të fshatit Gërdec, si dhe banorë të Vorës, ku shpërthimi është përjetuar si një tërmet. Viktima janë bërë edhe pasagjerët e një autobusi që udhëtonte drejt Durrësit, si dhe disa persona të tjerë që kanë qenë duke kaluar me automjetet e tyre në atë pjesë të autostradës që është më afër repartit ushtarak. Mjaft banesa të Gërdecit janë dëmtuar rëndë dhe po ashtu dëmtime materiale, si thyerje xhamash dhe shkatërrime vetratash ka pasur deri në një rreze prej 5-8 kilometrash në fshatrat Maminas dhe Radë. Ndërkaq, një situatë paniku ka mbizotëruar përgjatë gjithë ditës në të gjitha zonat e banuara rreth vendngjarjes.

Motivet e tragjedisë janë ende mister. Sigurisht që pista më kryesore e dyshimeve është ajo e një gabimi njerëzor gjatë procesit të çmontimit, por vjetërsia e municioneve që gjendeshin në këtë repart lë shteg edhe për të tjera pista. Ajo që dihet me siguri është se reparti ushtarak është ndërtuar në kohën e sistemit komunist dhe ka funksionuar si i tillë për rreth 40 vjet. Gati një vit më parë ai ishte kthyer në një qendër për çmontimin e municioneve luftarake. Këtu mblidheshin municione, kryesisht të vjetëruara dhe të dala jashtë përdorimit nga të gjitha repartet ushtarake të vendit dhe më pas një firmë e kontraktuar nga shteti merrej me procesin e çmontimit të tyre. Sipas burimeve zyrtare në këtë qendër, që prej hapjes së saj janë demontuar rreth 6500 tonë municione luftarake. Lidhur me sasinë e municioneve që ndodheshin aty, burimet thanë se ai arrinte deri në 3 mijë tonë predha të kalibrit 100-152 mm. Në repart punonin rreth 300 punëtorë, burra dhe gra, të cilët ishin banorë të fshatrave përreth.

Saturday, March 15, 2008

Lenny Kravits në Maqedoni

Heroi i rokenrollit Leny Krevits gjatë verës do të vjen në Maqedoni. Data e mbajtjes së koncertit është 3 gushti, por lokacioni akoma nuk është definuar. Edhe pse organizatorët “Avalon production” mendojnë se vend më i mirë është diku në Liqenin e Ohrit, por akoma siç përmendëm nuk dihet vendi i mbajtjes.

Kravits, i cili veten e quan ministër i rok-muzikës, para dy ditëve në Londër nisi turneun e albumit më të ri me titull “Koha është për revulucion në dashuri”. Muzicienti shumë i njohur, i cili njihet nga refrenet “Let Love Rule”, “Mama Said”, “Are You Gonne Go My Way”, pra momentalisht është në modë me albumin më të ri.

Albumet e Leny Kravitsit janë shitur në 20 milionë kopje, gjithashtu ka të radhitura një rend të gjatë me çmime nga më të ndryshmet.

Friday, March 14, 2008

Fletë-arresti për Riçard Gir

Gjyqi Suprem në Indi, dha fletë-aresti për aktorin Riçard Gir për vitin 2007, pasi që aktori në publik ka puthur një aktore indiane, kështu që një gjë e tillë ska qenë e mirëpritur për indianët.

Kryetari i gjyqit vendosi që gjykimin ta “anashkalojë” për në prill të këtij viti, me qëllim pra që të shtyhet aresti i personazhit më të dashur për një pjesë bukur të mirë të popullatës.

Në një takim, në suaza të kampanjës për LUFTË KUNDËR SIDËS, mbajtur më prill të vitit 2007 në Nju Delhi, Giri e ka përqafuar dhe disa herë ka puthur aktoren Shipli Sheti.

Zbulohet e dashura e Adrian Gaxhës

Është zbuluar më në fund edhe shqiptarja, që i ka pushtuar zemrën këngëtarit nga Maqedonia. Adrian Gaxha është i dashuruar me Luanën, velinën brune të emisionit "Fiks fare". Bëhet fjalë për një lidhje dashurie, që në fakt ka nisur pak kohë më parë dhe që ka ardhur si fryt i një miqësie relativisht të gjatë. Ka qenë vizita e fundit e këngëtarit javën e kaluar në Tiranë, që na ka ndihmuar të zbulojmë ekzistencën e kësaj lidhjeje intime. Edhe pse vetë bukuroshja e Fiksit nuk dëshiron ta pranojë këtë raport, miq të përbashkët të tyre tregojnë, se tashmë mes saj dhe Adrianit ekziston diçka më tepër se sa miqësia e thjeshtë. Ky fakt e ka marrë spunton nga fotot eksluzive të çiftit të realizuara fundjavën e shkuar tek "Sharm", një prej lokaleve të natës, tepër i preferuar nga personazhet e njohur të skenës dhe ekranit. Paparaci ynë i ka fotografuar së bashku të dy të rinjtë, që me sa duket e kanë shijuar mbrëmjen në shoqërinë e njëri-tjetrit. E ndërsa Adrian Gaxha ka qenë i ftuar për të performuar në këtë lokal duket, se Luana ka përfituar nga rasti për t'i bërë shoqëri dhe për të kaluar disa orë pranë tij. Gjatë kohës që këngëtari ka pushuar në pauzat midis këngëve, e ulur në krah të tij ka qenë velina bukuroshe si edhe disa miq të përbashkët, të cilët kanë qëndruar aty deri në fund të mbrëmjes. Flitet, se pikërisht Luana është arsyeja, që e sjell gjithmonë e më shpesh në Shqipëri këngëtarin nga Maqedonia, ndonëse shpesh gjatë këtyre vizitave përpiqet të mos jetë shumë prezent në jetën publike të kryeqytetit shqiptar. Miqtë e tyre tregojnë, se ata janë njohur gati dy vjet më parë, në një prej lokaleve të kryeqytetit dhe që nga ajo kohë u bënë shokë të mirë. Por kohët e fundit, raportet mes tyre kanë ndryshuar dhe duket, se ka qenë këngëtari ai, që e ka hedhur hapin e parë për ta çuar marrëdhënien, që ekzistonte në një stad tjetër. E ndërsa Luana po përpiqet ta ruajë ende intim këtë raport duke mos pranuar ta bëjë atë të njohur për mediat, Gaxha ka guxuar sërish diçka më tepër. Pikërisht fundjavën e shkruar, i ftuar në emisionin "Zonë e lirë" ai ka pranuar, se dashuria e tij ndodhet në Shqipëri dhe se është një vajzë shqiptare ajo, që ia ka pushtuar zemrën plotësisht. Ndonëse nuk ka pranuar ta tregojë identitetin e saj, mësojmë se nuk bëhet fjalë për njeri tjetër, por veçse për Luanën, bukuroshen e "Fiks fare". Ndoshta largësia i vështirëson disi raportet e dy të rinjve në këtë lidhje, por besojmë se ky fakt ka ndikuar gjithashtu për ta mbajtur larg edhe vëmendjen e mediave. Adrian Gaxha është momentalisht një prej këngëtarëve më të kërkuar në Maqedoni, jo vetëm prej shqiptarëve, por edhe prej maqedonasve, sepse ai këndon edhe në këtë gjuhë.

Superseriali “Beverli Hills” përsëri në ekranet televizive

Një nga serialet më të njohura televizive rikthehet në ekranet e vegjël. Rrjeti “Si-Dablju” në moment punon në rikthimin apo në vazhdim të serialit për të ri, që prezentoheshte në vitet 90-ta.

Detale për projektin, pra se prej kur do fillojë të shfaqet në televizion akoma nuk jepen, por me shpejtësi punohet për prijektin në fjalë, që do të thotë se në fund të muajit pritet të paraqitet në ekranet televizive.

Sipas burimeve, në serialin e ri nuk do të merr pjesë kreatori Daren Star.

Thursday, March 13, 2008

Pice - 1000 dollarëshe

Pronari i një nga restoranteve të Nju Jorkut poqi picën me të shtrenjtë në botë.

Bëhet fjalë për pice me çmim prej 1000 dollarësh, në të cilën përmban gjashtë lloje të sallamërave dhe mish pate. Pica është e ndarë në 8 pjesë dhe çdo pjesë kushton 125 dollarë.

Pronari i picerisë “Nino’s Bellisima”, Nino Selimaj, para 29 viteve u vendos prej Shqipërie. Ajo është i sigurtë se ato që do provojnë këtë pice, do kthejnë sigurtë përsëri.

Në afërsi të kësaj picerie ndodhet ëmbëltorja, e cila për këtë shumë pra prej 1000 dollarëve ofron akullore e zbukuruar me flori, kuptohet të cilat janë të përgatitur për konsum.

Wednesday, March 12, 2008

VITI 2008, vit i PATATES


Me vendimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, viti 2008 është shpallur viti ndërkombëtar i patates. Supozohet se në 20 vitet e ardhshme popullata në Tokë do të rritet për 100 milionë banorë. Më shumë se 95% e kësaj rritjeje do të realizohet në vendet të cilat janë në zhvillim, ku uji dhe toka shfrytëzohen shumë.

Zotimi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare është që të sigurojë ushqim të mjaftueshëm për gjeneratat e tanishme dhe gjeneratat e ardhshme, dhe njëkohësisht t’i mbrojë burimet natyrore. Në këtë mënyrë i jepet përparësi kultivimit të patates, i cili pretendohet të jetë ushqimi i të ardhmes. Si pjesë e fushatës “patate për të varfërit” e cila do të zhvillohet në Peru kah fundi i këtij muaji, do të jetë zhvillimi i programeve të ndryshme të cilat shpresohet do ta zvogëlojnë urinë në botë.

Manhatani që do "mbijë" në Vollgë

Një qytet me arkitekturë madhështore do të ngrihet buzë lumit rus



Njëlloj si Shën Pjetërburg. Në vitin 1703, Cari Pjetri i Madh u besoi arkitektëve italianë detyrën për të projektuar në një zonë moçalore një qytet të madh me pamje drejt lumit Neva. Qyteti që u ndërtua mbi 100 ishuj, 60 lumenj dhe kanale, të lidhura nga dhjetëra ura u themelua në 27 maj të atij viti. Sot, historia përsëritet sërish, meqenëse qyteti rus i Novgorodit i ka besuar një arkitekti italian detyrën për të projektuar një zonë banimi urban me një shtrirje që kap shifrën e rreth 30 milionë metra katrorë. Në të vërtetë, bëhet fjalë për projektin më të madh urbanistik të kohëve moderne, i denjë për ambiciet e Pjetrit të Madh. "Tridhjetë milionë metër katrorë është e barabartë me një zonë të krahasueshme me atë të Manhatanit. Qëllimi është që të realizohet "Globe Town", një qytet që do të ndërtohet në breg të lumit më të madh të Rusisë dhe Evropës, Vollgës, përballë qendrës historike të një prej megapoleve të më rëndësishme dhe më të vjetra ruse, qytetit të Nizhniy Novgorod", tregon arkitekti të cilit i është besuar ky projekt, Dante O. Benini. Punimet do të nisin në vitin 2010, por rajoni i Nizhny Novgorodit ka miratuar që tani një fond prej 20 miliardë euro për realizimin e infrastrukturës publike, dhe pjesa tjetër e shpenzimeve (rreth 80 miliardë euro) do të mbështetet tek investimet private. Zona mbi Vollgë, në fakt, është një nga territoret më të mira për zhvillimin e vazhdueshëm të biznesit, nga edhe investimet në këtë zonë janë të leverdishme e frytdhënëse. "Globe Town do të jetë një qytet brenda qytetit. Ai do të ndryshojë tërësisht imazhin e Nizhny Novgorod. Rezidenca banimi, zyra, hotele, një stadium, një pallat prej akulli, një park, një akuarium gjigant dhe një port turistik për një total prej 20 milionë metra katrorësh, do të realizohen në një zonë prej 3 mijë hektarësh me një shtrirje përgjatë lumit, për rreth nëntë kilometra. Objektivi është ai që të çojë në zonën e re të banimit rreth 500 mijë persona të ardhur nga rajonet e prapambetura të zonave të thella. Në të njëjtën kohë, kjo do të jetë edhe një tërheqje për të gjithë turistët: imagjinoni gjithçka brenda një hapësire të bardhë, e mbuluar me borë rreth 8 muaj në vit. Për këtë arsye, në imagjinatën time ai do të jetë një "sideral city", një qytet yjor, i veçantë në botë për sa i përket skenarit dhe bukurive", vazhdon më tej Benini. Por, simboli i gjithë qytetit do të jetë me siguri globi i madh tokësor që do të vendoset në zemër të qytetit. Ai do jetë një sferë me një diametër prej 120 metrash, transparent dhe i ndriçuar i lëmuar (në mënyrë që të rrëshqasë bora), ndërsa anë brendësi të saj sfera do të përmbajë 200 mijë metra aktorë ndërtime: teatro, kinema, qendra tregtare dhe dyqane me shumë kate dhe të lidhur me një shkallë elektrike. Pas globit të madh do të ndërtohet një qendër tregtare sipas modelit rus ku do të përfshihen tri kulla me lartësi rreth 600 secila ku do të vendosen zyra pa fund. "Gjatë projektimit kemi pasur parasysh impaktin e mjedisit, duke respektuar peizazhin origjinal përgjatë lumit dhe kufizuar në maksimum konsumin energjetik dhe ndotjen ekologjike. Mjafton të mendosh se 30 milionë metra katrorë është një shtrirje e krahasueshme me Manhatanin, por me ndryshimin se atje jetojë 5 milionë njerëz, ndërsa këtu 500 mijë. Në qendër të "Globe City", për të vazhduar më tej krahasimin me qendrën e Nju Jorkut do të ngrihet një park i madh rreth dy herë e gjysmë më i madh se ai i Manhatanit". Studioja ndërkombëtare arkitekturore e "Dante Benini & partners Arcitecks" fitoi konkursin ndërkombëtar të zhvilluar ku merrnin pjesë qindra studio nga e gjithë bota, përfshi dhe dy studio të mëdha ruse dhe historia përsëritet 300 vjet pas Shën Pjetërburgut? Ndoshta, thotë Benini, sekreti qëndron në fatin se ata pëlqejnë projektet që arrijnë të mbajnë një linjë humane në një sektor që thuajse ka dalë jashtë formatit të tij". Dhe në Rusi duket se këtë linjë e vlerësojnë më shumë se në çdo vend tjetër "Investimet, bizneset e reja, kostoja dhe vendndodhja e tij në brigjet e lumit ndikojnë në rritjen e paprecedentë të imazhit të kësaj zone", thotë guvernatori dhe kreu i qeverisë për zonën e Nizhny NOvgorod, Valery Shantsev. "Kjo është edhe arsyeja që ky projekt jashtëzakonisht i madh për të cilin jemi krenar dhe që çdo qytet i madh do të donte të kishte, do të ndërtohet në tokën tonë, në zemër të rajonit të Vollgës. "Globe Town" një qytet, brenda qytetit, do të ndryshojë tërësisht imazhin e rajonit tonë".

Abdulkadër Ali nga fshati Nekushtak i Kumanovës është humbur.

Tuesday, March 11, 2008

Dieta më TRENDI

Dieta më në modë dy vitet e fundit

Ata që e kanë provuar thonë se për dy javë do të mund të humbni deri më 7 kg. Në fillim do të jetë pak vështirë deri sa të adaptoheni, por rezultati është me rëndësi. Pra në vijim japim orarin e javës pra prej ditës së parë e deri në ditën e katërmbëdhjetë.

PS. Mund të planifikoni çdo ditë nga të paktën një orë shëtitjet si dhe ujë mund të pini sat ë doni.


Dita e parë (dhe dita e 13)
Mëngjes: kafe
Drekë: 2 vezë të ziera, sallatë lakre, dhe dy domata
Darkë: peshk në zgarë (të pjekur)

Dita e dytë (dhe dita e 11)

Mëngjes: kafe dhe një copë bukë (apo ndonjë biskotë)
Drekë: peshk, sallatë perimesh ose salltë lakre.
Dardë: 200 gr mish viçi, dhe një gotë jogurt.

Dita e tretë (dhe dita e 8)
Mëngjes: kafe, dvopek (bukë e thekur)
Drekë: Kungull të pjekur (3 ose 4 copa) dhe molla. (2 copa)
Darkë: 2 kokra vezë të ziera, 200 gr. Mish të zier, sallatë lakre.

Dita e katërt (dhe dita e 9)

Mëngjes: kafe
Drekë: 2 vezë të rahura (të fërguara), 15 gr djath i fortë.
Darkë: pemë.

Dita e pestë (dhe dita e 10)

Mëngjes: Lëng prej shargarepës ose lëng limoni
Drekë: Peshk i zier apo i pjekur, dhe dy kokra domate
Darkë: pemë.

Dita e gjashtë (dhe e dita e 14)
Drekë: kafe

Drekë: gjysmë pulë e zier, sallate lakre.
Darkë: 2 kokrra vezë të ziera, dhe sallatë perimesh.

Dita e shtatë (dhe dita e 12)
Mëngjes: çaj
Drekë: 200 gr mish i zier, pemë.
Darkë: dy kokra vezë dhe sallatë perimesh.

Njeriu më i shëndoshë në botë, doli jashtë


Meksikani Manuel Uribe (41) në vitin 2007 me 570 kg e tij në Librin e Ginisit u shënua si njeriu më i trashë në botë. Tani peshon vetëm 320 kg.

Pas kalimit në banesën e tij të pesë viteve, Uribe me ndihmën e një kamion për ngritjen e peshave të rënda, arriti që të dalë nga dhoma e tij, por duke mos lëshuar krevatin e tij të dashur.

Kamioni do të duhet ta dërgojë nga Montereji deri në banesën e tij të re në Santijago.

Monday, March 10, 2008

Risi: Seat BOCANEGRA

Seat në panairin në Gjenevë u prezentua me koncept modelin Bocanegra, me qëllim që të përgadisë Ibizën e Re.

Në këtë model është futur motori turbo benzin nga VW me 1.4 dhe 170 KF. Risi është DSG – shpejtësitë me shtatë shkallë. Përveç këtij motori do të përdorë edhe motorë të tjerë kuptohet nga VW.

Ibiza e Re do të bazohet në platformë të re, në të cilën në të ardhmen do të bazohet edhe Poloja e Re.


Dhimbje koke e modelit aktual, pra hapësira e brendshme, do të duhet të rregullohet me modelin e ri, por që tani do të sundoje edhe njerëzit familjarë.


Verzioni përfundimtar e Ibizës do të mund të prezentohet në Panairin e Madridit në Maj të këtij viti.

Djath për gjithë jetën

Shumë herë njerëzit janë të shqetësuar që duhet ta hudhin kaçkavalin apo djathin të cilin për një kohë të caktuar e kanë harruar në frigorifer, frikësuar nga ajo se i ka kaluar afati i skadimit.

Por, asnjë lloj djathi ose kaçkavalli nuk mund të jetë i vjetër sa djathi suedez Saanen – ky djath i fortë mund të rrojë edhe mbi 200 vite.

Kryesisht ekziston një traditë që lidhet me këtë lloj djathi, e ajo është blerja e këtij djathi kur do lind një fëmijë.

Tradita vijon edhe më tej me atë që copëzë e vogël djathi Saanen i jepet fëmijës në çdo ditëlindje.

Sunday, March 9, 2008

TATA përsëri SULMON – do të blen aksione nga Ferrari

Prodhuesi Indian Tata, vepron si një grua kur shkon për shoping, me fjalë të tjera Tata nuk mund të ndalet nga blerjet. Sipas disa informatave të brendshme flitet se kompanija përgatitet të blejë aksione nga “I madhi” Ferrari!

Të rikujtojmë, si bum Tata kishte atë që do të prodhonte apo shiste automobilin më të lirë, prej diku rreth 2500 $, e më vonë ajo bleu aksione në Jaguar, Land Rover dhe Ford, që siç shihet bëhet fjalë për investime të mëdha.

Tata lidhjet me Ferrarin i pati përmes Fiatit, me të cilin nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Fiati përndryshe posedon 85% të Ferrarit, ndërsa siç shihet pjesën tjetër prej 15 % do të duhet ti posedojë prodhuesi Indian.

Me prodhimin e veturës më të re dhe blerje aksione në trendet botërore shtrohet pyetja SE VALLË A DO NDRYSHOJË HISTORIJA NË AUTOMOBILIZËM KUPTOHET PREJ TATËS? Një gjë është e sigurtë, se Tata dalëngadalë merr vendin e caktuar në tregun e automobilizmit.

Britanisë i kërcënohet “një erë” shumë e fuqishme

Meteorologët britanez bënë të ditur se Britanisë i kërcënohet, afrohet një “erë shumë e fortë” që do të sjellë shumë shi si dhe erëra shumë të forta, si edhe do të sjellë edhe bllokim të rrugëve pra nga shiu i fortë dhe i fuqishëm.

Britanezëve ju rekomandohet që të mos i lëshojnë shtëpitë, vendbanimet gjatë natës së hënë si dhe të martën në mëngjes.


Sipas ekspertëve, shpejtësia e erës mund të arrin deri 130 km/h dhe do mund të sjell dëmtime të mëdha, si dhe të bëjë të pamundur transportin, por edhe probleme me energjinë elektrike.

Tetëvjeçar kalon provimin pranues të Fakultetit Juridik


Tetëvjeçari Zhoao Viktor Portelinja nga Gojanija, 200 km larg Brazilit, kaloi provimin për regjistrim në Fakultetin Juridik të Universitetit Paulsta.

Prindërit e tij menjëherë paguan shkollimin, që ai të fillojë të shkojë në ligjerata, por udhëheqësia e universitetit nuk e kanë lejuar një gjë të tillë, duke u bazuar në argumentin se ai nuk ka mbaruar shkollë të mesme.

”Dua të mësoj juridikun në universitetin. Dua të jem gjyqtar federal. Ja ashtu vendosa”, ka thënë djali.

Nëna e tij ka vlerësuar se djali nuk ka intelegjencë të tejmasës, por jeton në ambient që bëhet fjalë vetëm për mësim dhe diskutime rreth mësimit, dhe shton se ai është si djemtë e tjerë, por rethi ka ndikuar shumë te ai.

Saturday, March 8, 2008

FESTA E 8 MARSIT


Sot eshte 8 Marsi, festa nderkombetare e gruas...Sot kremton gjinia me e dashur dhe me e ndieshme, festojne te gjithe nenat dhe motrat tona...
Gjinine e kunder pra meshkujt shpeshhere degjojme duke thene, " Le tua festojme nje dite ne vite se te tjerat dite na takojne ne". Ndoshta dikur ishte ashtu, por sot cdo gje ka ndryshuar. Femra feston 365 dite, ndersa kulmin i kremtes eshte 8 Marsi. Po , po iku koha kur femeres i kushtohej rendesi vetem nje dite.
Gezuar te gjitheve

Thursday, March 6, 2008

Dita e mësuesit




Ne 7 mars te vitit 1887 u hap shkolle e para kombetare shqiptare ne Korcë .Ditën e inagurimit te saj patriotet korcare e kthyen ne feste ndersa Naim Frashei I kendoi:


Lumja ti moj korce o lule
Q’I le pas shoqet e tua
Si trimi ne balle u sule

Ta pacim perjete hua


Ne vitin e pare dhe te dyte shkollen e ndoqen reth 200 nxenes te besimeve te ndryshme.Tekstet e shkolles u siguruan nga “shoqeria e shkronjave shqipe”Ato u hartuan nga naim dhe sami frasherietj
Mesenjtorja e pare shqipe ishte jo vetem shkolla e pare shqiptare por edhe cerdhe e luftes patriotike ku takoheshin patriotet korcare.Shkolla kishte karakter popullor aty mesonin edhe femije nga familje te varfra te qytetit dhe fshatit.Ngritja dhe lulezimi I mesenjtores se pare shqipe ne korce ashpersoi edhe me teper luften e reaksionit turk dhe te fanarit grek. Me provokimet e tyre drejtori I shkolles pandeli sotiri u debua nga korca e me vone ne 1892 u vra ne stamboll pas nje komploti te organizuar nga “sillogu I madh”
Prinderitv qe dergonin femijet e tyre ne kete shkolle kercenoheshin me ndjekje te ashpera dhe nga kasha.Kunder mesuesve te tjere qe moren me vone drejtimin e shkolles u organizuan padije per faje te trilluara derisa ne vitin 1902 qeveria turke se bashku me “sillogun e madh” e mbyllen kete vater culture.Pas shume perpjekjesh ajo u ricel ne vitin 1908 u mbyll perseri me 1912 dhe u cel perseri ne vitin 1917 ne kohen e krahines autonome te korces.Ne kete shkolle kane dhene mesim edhe thanas sina postenani ,thoma avrami,hafes ali korca,janko minxha,thanas nona,nikollaq lakoja dhe patriote te tjere.
Shkolla e pare shqipe e vajzave
Ne perpjekjet qe benin patriotet shqiptare per hapjen e shkollave nje vend me rendesi per levizjen patriotike si dhe per emancipimin e gruas shqiptare ze celja e shkolles se pare shqipe te vajzave ne 22 tetor 1891 e para mesuese dhe drejtoreshe e kesaj shkolle ka qene vajza njezetvjecare sevasti qirjazi qe kishte mbaruar studimet ne stamboll.Ne fund te vitit te pare ajo kishte 27 nxenes kurse ne vitin e dyte nr I tyre ariti mbi 50.Me pas u ble nje godine tjeter me e madhe per shkollen ne qender te korces pikerisht ne rrugen kundrejt monumentit te themistokli germenjit e cila pasi u pershtat sipas nevojave te shkolles mori tiparet e vertea te nje instuticioni arsimor.
Viti I dyte shkollor u mbyll me suksese akoma me te medha.Ne vitet e fundit te shek te 19 nr I nxenseve ne kete shkolle arriti mbi 50 midi tyre edhe 16 vajza te besimit mysliman.
Lendina e loteve
Korcaret e moshuar akoma edhe sot ruajne kujtimet e hidhura e te paharuara te lendines se loteve te asaj cope toke buze rruges qe te con ne bilisht(tashme tek restorant valbona) Nga kjo lendine lotesh njerzit shikonin me hidherim landonet apo karocat qiraxhinjte me kafshet e tyre karvanet e kurbetit sic I quanin atehere qe rembenin nga gjiri I vatrave te varfra te qytetit e te fshatit qindra mijra te rinj per ti shpene larg atdheut.

Disa fjalë për mësuesit nga Luigj Shkodrani

"Cdo njeri nga ne , ka ne zemer monumentin e mesuesit te tij te preferuar, te cilit i falet me mirenjohje. Pra cdo njeri pavarsisht se cfare detyre ka sot, qofte ky minister apo politkan , biznesmen apo punetror, ka qne dikur nxenes, ka patur perballe Mesuesin, Mesuesen qe s'kursente kohen, frymen, pasionin, jeten, per te brumosur vogelushet me dije, me kulture dhe edukate. Mesusit shqiptare kurre s'u shperblyn si duhet me paga, punuan ne kondita te veshtira, larg ne zona te thella, perballuan rreziqet, injorancen dhe kanunin, por i qendruan besnik misionit te tyre fisnik te arsimimit te brezave."

Le ti kujtojmë në këtë ditë të rëndësoshme figurat e shquara dhe mësuesit tonë të parë:


Petro Nini Luarasi
,

Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe
përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911). Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike "Mall i mëmëdheut" dhe "Pellazgu", i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë. Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911. Bashkëpunoi në organet "Bashkimi i kombit" (Manastir 1909-1910), ku qe dhe redaktor, në "Drita" (Sofje, 1907-1908), në "Kombi" (Boston, 1908), në "Liria" (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Në veprën politike "Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit" (Manastir, 1911) mbrojti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare.

Pandeli Sotiri

Pandeli Sotiri, një Rilindas që punoi për hartimin e abetarës së parë në gjuhën shqipe, ishte një patriot dhe mëmëdhetar, por ishte i martuar me një grua greke, mbesë e një dhespoti te kishës ortodokse greke. Më këtë fakt lidhet edhe vdekja e tij tragjike. Gruaja e tij, duke mos qenë dakord me veprimtarine atdhetare prej shqiptari të Pandeli Sotirit, e spiunon në një nga ditet kur ai kish në shtepine e tij në Stamboll (Beshiktash), të gjitha materialet e punës së tij për abetaren shqipe. Në kohen që njerez nga kisha greke shkuan për të vepruar me dhunë kunder tij, rrëmbyer dhe shkaterruar doreshkrimet, ai i pikasi, dogji materialet dhe për të mos rënë në dore të tyre, si dhe për të evituar torturat, për të cilat ishte i sigurtë që do t'i ndodhnin, u hodh nga kati i trete i nderteses ku banonte, duke gjetur në këtë mënyrë vdekjen më 1890. Kjo është edhe arsyeja perse shteti shqiptar asnjëherë nuk mundi dot të gjente eshtrat e këtij patrioti, sepse ai nuk u lejua të varrosej në varrezën e krishterë si të gjithë të tjerët, ngaqë kreu vetëvrasje, të cilën feja e krishtere nuk e pranon dhe e quan një mëkat.

Kështu u shua një nga patriotet më të medhenj të Shqiperisë, i cili hapi shkollën e parë shqipe në Korçë, së bashku me vëllane e tij, Koto Sotirin, që e hapi në Pogradec, në pamundësi për ta hapur në vendlindjën e tij Selcke te LunxherisëGjirokastërs, sepse nuk e lejuan persona të shitur tek grekët.

Dita e mësuesit festohet edhe ne Bruklin

Dita e mesuesit,ne bashkesine shqiptare ne Amerike, festohet ne menyre te organizuar per afro nje dekade dhe eshte bere "prone" e mergimtarve dibran, ne Shtetet e Bashkuar te Amerikes. 7 Marsi - Dita e mesuesit ne komunitet, eshte ne vazhdim te te gjitha llojeve te festimeve, qe u organizuan gjate kesaj fund-jave, ne shume qendra te banuara nga shqiptaret, ne Amerike e Kanada. Nje mbremje festive - tradicionale, per Shoqaten Atdhetare Dibra, hape çdo pervjetor, ketu, ne New York, rrugetimin e shkolles se pare shqipe. Dibranet, me kete rast edhe kesaj rradhe, permes nje pjesmarrje modeste, kane shenuar mbreme ne sallen e festave e banketeve, ne Restorant " Paradaise" ne Brooklyn, fillimin e festimit per 7 Marsin-Diten e Mesuesit, e cila, u mbajt ne organizmin dhe drejtmin e Shoqates Atdhetare Dibra .


Wednesday, March 5, 2008

Dhjetë "zotët" e botës

Nga meksikani Slim, te sheiku al-Nahyan, indiani i çelikut, Mittal..

Ja kush i ka në dorë tregjet dhe fatet e planetit

Vetëm disa vjet më parë, bankierët e fuqishëm, fluturonin drejt Nju-Jorkut, Londrës dhe Frankfurtit për të propozuar biznese të reja, mënyra të reja blerjesh dhe marrëveshje të reja bashkëpunimi, ndërsa sot, i sheh teksa zbresin thuajse çdo ditë në dy aeroportet ndërkombëtare më të mira të Emirateve të Bashkuara Arabe, në Dubai dhe Abu Dhabi, qëndrojnë disa ditë në hotelet me shtatë yje dhe më pas nisen për në Indi, Kinë, Amerikë Latine, Rusi dhe Evropën Qendrore. Ndryshojë fatet dhe njëkohësisht tregjet e botës. Debutojnë të ashtuquajturat ekonomi me zhvillim të shpejtë, me një rritje që shkon nga 7 deri në 15 për qind dhe në shtatë vjet, kanë "pushtuar" thuajse 20 për qind të GDP-së globale. Me sa duket, nuk do të jetë vetëm gjeopolitika ajo që do ta zhvendosë qendrën e gravitetit, nga SHBA-ja, superfuqia e dikurshme, drejt një pjese tjetër të botës. Edhe fuqia ekonomike decentralizohet, duke nxjerrë protagonistë të rinj, padronë të rinj që sfidojnë hapur në shoqëritë e përparuara kampionët e vjetër të industrisë, financës, të tregtisë. Janë sheikë të pasur arabë, që nuk i shpenzojnë më lekët për shërbime luksoze si në vitet ‘70-‘80, por mendojnë për të ardhmen duke e ditur mirë që një ditë, nafta do të mbarojë. Janë njerëz që investojnë në shoqëritë shumëkombëshe në vështirësi apo në gjigantët bankarë të destinuar për të dështuar. Sipërmarrës që operojnë në shkallë globale, që besojnë te të rinjtë e dalë nga universitetet më të mira të botës, por mbi të gjitha dinë të rrezikojnë. Sipas raportit të "Boston Consulting Group", pjesa më e madhe e këtyre sfiduesve vijnë nga Kina dhe India, por pas nuk ngelen edhe vende si: Meksika, Brazili, Turqia dhe Hungaria.

1.Carlos Slim
Themeluesi i "America Movil" dhe djali i një familjeje emigrantësh libanezë, është meksikani më i pasur në botë.
Sipas revistës "Fortune", është njeriu që ka zbritur nga karrigia e klasifikimit si njeriu më i pasur i botës, Bill Geitsin, dhe mendohet se ka një pasuri prej 59 milionë dollarësh.
Carlos Slim, 67 vjeç, është pronari i "Telekomit" meksikan dhe i kompanisë më të madhe të telefonisë celulare në të gjithë Amerikën e Jugut. Slim konsiderohet si i papërmbajtshëm dhe që nga viti 1990 pasuria e tij po rritet në mënyrë marramendëse. Në dy vitet e fundit ka arritur të fitojë 20 miliardë dollarë falë bursës së fuqishme meksikane dhe fitimeve nga shoqëria telefonike
"America Movil", operatori më i madh i telefonisë celulare të Amerikës Latine. Shoqëritë tij përbëjnë 1 të tretën e gjithë bursë së qytetit të Meksikos dhe 5 për qind të GDP-së meksikane. I biri i një emigranti libanez, Carlos Slim, është një lloj John Rockefeller i kontinentit ose diçka më shumë, aq njerëzit flasin për "Slimlandia" për të përshkruar shtirjen e rrjetit të biznesit të tij. Në vitin 2006, Slim ka shpenzuar 3,7 miliardë dollarë për të blerë gjigantin amerikan "Verizon" duke e shtrirë perandorinë e tij në Porto Riko dhe Santa Domingo, hapi i parë për të pushtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë tregun amerikan.


2. Zsolt Hernadi, kreu i grupit "Mol", është një nga hungarezët më të pasur të globit.
Në klasifikimin e vitit 2008, të 100 sfiduesve botërorë sipas "Boston consulting group" është ngjitur ndjeshëm shoqëria hungareze e naftës dhe gazit "Mol", e cila prej qershorit të vitit 2001, drejtohet nga një menaxher 47-vjeçar, Zsolt Hernadi. Me një xhiro vjetore prej 13.7 miliardë dollarë, filiale në 12 vende të botës dhe 5 mijë punëtorë jashtë vendit, grupi "Mol" duket se do të bëhet një protagoniste e energjisë në Evropë. Hernardi dëshiron të fusë rrjetet e shpërndarjes së gazit në qendër dhe juglindje të Evropës. Hungarezi që është i përfshirë edhe në projektin e gazsjellësit transevropian "Nabuço", është një menaxher i ashpër dhe luftarak që ka edhe mbështetjen e qeverisë së Budapestit.


3.Mohammed al-Nahyan
Sheiku nga Abu Dhabi ka 875 miliardë dollarë për të investuar.
Veç të tjerave sheiku nga Abu Dhabi merr vesh edhe nga politika. Në shtator të vitit 2008, princi trashëgimtar nga Abu Dhabi do të arrijë të kurorëzojë ëndrrën e tij për të vizituar "Ferrarin" në Maranelo, duke qenë se zotëron 5 për qind të aksioneve të tij.
Por, sheiku 46-vjeçar i shkolluar në akademinë më të mirë ushtarake angleze është në krye të disa investimeve ndërkombëtare. Pjesë e "Abu Dhabi Investment Council" që, me një pasuri prej 875 milionë dollarësh është investitori i dytë më i madh në botë pas Bankës së Japoninë. Lëvizja më e fundit e tij është blerja e 4.9 për qind të "City group" me një vlerë prej 7.5 miliardë dollarësh, gjë që e bën Abu Dhabin aksionistin më të madh të Bankës Amerikane.


4.Jack Ma
Krijuesi i portalit "Alibaba", mund të shpëtojë Yahoo-në.
Jack Ma, 43 vjeç është themeluesi i grupit "Alibaba", portalit më të famshëm të internetit në Kinë. Të mirinformuarit tregojnë se miku i tij më i mirë Jerry Yang, bashkëthemelues dhe administruar i deleguar i "Yahoo"-së, i kërkon me ngulm thuajse çdo ditë që të ndërhyjë për të shpëtuar kompaninë gjigante të "Silicon Valley"-t. I lindur në qytetin e Hangzhout, rreth 180 kilometra në jugperëndim të Shangait, Jack Ma, mësues anglishteje e ka zbuluar internetin pas një udhëtimi në Kaliforni. Ma, e themeloi shoqërinë "Alibaba" me tre mijë dollarë, që i kishte marrë borxh nga miqtë e tij. Sot, portali u vjen në ndihmë 12 milionë përdoruesve në 200 vende dhe në vitin 2003 ka prezantuar Tabaco.com, një faqe interneti për blerje online, pothuajse njëlloj me Ebay-n. "Alibaba duhet të fitojë një famë botërore, por në fillim duhet të jetë më i mirë pastaj më i madhi në botë", përsërit sipërmarrësi kinez në intervistat e shpeshta që jep. Kur grupi i kinezit Ma u kuotua në bursë 22 tetorin e kaluar në Hong Kong, suksesi ishte i menjëhershëm: "Alibaba" mblodhi rreth një miliardë e gjysmë dollarë për të financuar zgjerimin dhe përmirësimin e saj.

5.Mustafa Koç (një ndër pasuritë komplekset Ramstore)
Brezi i tretë i dinastisë më të fuqishme në vend. Turku është ortak i "Fiat"-it dhe "Unicredit"-it
"Duhet të përqendrohemi në katër bizneset tona kryesore: makinat, bankat, energjia dhe shtëpitë. Por në 10-15 vitet e ardhshme do të përpiqemi të rrisim xhiron, duke realizuar 50 për qind të eksportimeve dhe 50 për qind të importimeve. Të paktën kështu shpresoj". I lindur në zonën aziatike të Stambollit, në
Nakkastepe, Mustafa Koç, 47 vjeç, është trashëgimtar i brezit të tretë të dinastisë më të pasur sipërmarrëse të Turqisë. I diplomuar në Uashington, në "Georgetown University", presidenti i "Koç holding" me 106 shoqëri, 95 mijë punëtorë, një xhiro prej
34,5 miliardë dollarë, është ortak i "Fiatit" dhe bankës "Unicredit". Në dy vitet e fundit ka blerë
"Tupras", kompaninë më të madhe turke që operon, në zbulimin, përpunimin dhe transportin e naftës. Jashtë vendit, sapo ka blerë 100 për qind aksionet e Grundig, shoqëria gjermane e pajisjeve elektronike, një markë me një të kaluar të lavdishme që Koç kërkon t‘i kthejë sërish.

6.Mohammed Al Maktoum
Në Dubai të gjithë e thërrasin miqësisht Sheiku Mo. Më shumë se sa emir, mund të konsiderohet një administrator i deleguar i
"Dubai SPA", qytet-shtetit që Mohammed al-Maktoum, 57 vjeç, e ka shndërruar në një Hong Kong me një qendër të madhe financiare, me lagjet ku gjenden firmat më të rëndësishme të botës, me mega- qendra tregtare dhe një kompani ajrore, mes më të mirave në botë "Emirates", që është kulla më e lartë e planetit që do të inaugurohet në vitin 2009, përveç Al Bourj al-Arab, i pari hotel në botë me 7 yje. Vetëm brenda 15 vjetësh GDP-ja e Dubait ka kaluar nga 8 në 37 miliardë dollarë. Përmes "Dubai Holding", arrin të kontrollojë shoqëri imobiliare, spitale dhe shoqëri bioteknologjike. Mohammed Al Maktoum është edhe aksioner i shoqërive shumëkombëshe si Mercedes, Eads, Hsbc dhe Sony-t.

Gjenevë 2008: Renault Megane Coupe Concept

Nga Gjeneva arriti edhe risija e parë, fotografitë e para të Meganit të Ri kupe! Përveç këtij modeli në panair Renault si risi do të prezentojë edhe Koleos, Laguna GT dhe Tëingo RS.

Me modelin e ri të Megane, Renaulti do të lëshojë konceptin në pjesën e pasme, por kjo nuk don të thotë se automobile nuk do të jetë ekstravagant. Si dhe modelet tjera të kompanisë, edhe Megane Coupe Concept ka risi në të gjitha aspektet. Krahasuar me Scirocco do të vërreni se Renaulti bën çudira.


Pra siç shihet edhe në fotografitë ky model është pak “I çuditshëm”. Pra këtë model do të mundet më së miri ta shohim në panairin e Parisit. Çmimi akoma nuk bëhet i ditur.

Tuesday, March 4, 2008

Lakra mbron nga kanceri

Ushqimi i pasur me perime, siç është lakra, e mundur është të jetë mbrojtëse nga kanceri, bëjnë të ditur zbulimet e fundit mjekësore.


Studjuesi Reks Mundej deklaron se ka kryer disa hulumtime ushqyese të mbushura me perime. Dhe kështu disa ushqime të përbëra nga perimet mbronin deri më 50 përqind nga kanceri.

Studjuesit nga Instituti për tumor Roswell Park, sëbashku me disa studjues të Zelandës nga shkolla e lartë Massey dhe firma Crop&Food Research, kanë kryer këto studime dhe kanë ardhur në përfundimin e sipërm.


Rezultatet nga hulumtimi janë nga një studim në të cilin rezultojnë se në qoftë se një njeri ushqehet me perime do të vërrehet rritje e enzimeve të cilët mbrojnë nga paraqitja e kancerit.

Monday, March 3, 2008

Taksistët do ta blokojnë Qeverinë

Do të bllokohen rrugët “Ilinden” dhe disa rrugë tjera rreth bulevardit, ndërsa ditët e ardhshmë do të bllokohet rruga e Parlamentit Taksistët shkupjan sot nga ora 09:00 deri në ora 16:00 do ta bllokojnë rrugën “Ilinden”.Me këtë veprim ata duan të dëshmojnë se po fillojne me grevën të cilën e paralajmëruan para 12 ditëvë. Bllokimi I rrugëve do të vazhdoj edhe ditëve në vijim, deri sa kompetentët nuk I kryejnë problemin e veprimtaris së tyre.Grevën e organizojnë grup I vozitësve autotaksi pranë Dhomës Rajonale të qytet të Shkupit ku janë të antarsuar gjithësejt 2.000 shoferë taksi.

“Të gjitha kryqëzimet përvec atyre rreth Qeverisë do të lirohen , ndërkohë nëse Qeveria nuk merrë asnjë hap dhe nuk gjen zgjidhje për problemin tonë , do të vijojmë me grevën edhe ditëve e ardhëshme”, potencon Maja Spasovski, kryetare e Grupacionit.Taksistët nuk janë të kënaqur me ndryshimet që janë bërë në ligjin për vozitje të udhëtarëvë ndërkohë edhe në komunikacionin rrugor kërkojnë ndryshime të reja.Ata janë kundër provimit për kompetencë sepse ajo kushton mjaftë 18.000. Sipas tyre, taksistët më të vjetër e kanë dhënë këtë provim qysh më hëeët lidhur me “njohjen e qytetit dhe veprimtarin e taksistëve.Ata janë edhe kundër asaj që ti dërgojnë veturat e tyre më të vjetra se 12 vite në kontroll teknik…Nga Grupacioni shprehen se momentalisht në Shkup nga rroga e një shoferi jetojnë 9.000 familje.

PROverba për FeMrAt




Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua tjetër.
Frashëri

Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave.

Balzaku

Kërko femrën që të pëlqen ty, e jo të tjerëve.
Rumune

Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.
Uajldi

Te femra gjithçka është zemër, bile edhe koka.
Rihteri

S'ka njeri që gruas së vet i duket i mençur.

A.Dode

T'ia besosh fshehtësinë gruas është njësoj si t'i fshehësh të hollat nën xham.
Publie Sir

Topat në luftë e femrat në shtëpi gjithmonë thonë fjalën e fundit.
DeGoli

Ata që gjithmonë flasin mirë për femrat, nuk i njohin mirë. Ata që gjithmonë flasin keq për ato, nuk i njohin fare.
Lebruni

Femrat klithin kur e shohin miun, ndërsa qeshin kur shohin ujkun.
Montenji

Kur është fjala për femra, gjëja më e rrezikshme është se s'mund të jetohet me to, por as pa ato.
Bajroni

Ajo që na tërheq te femra, rrallë edhe na lidh me të.
Kolinsi

Gratë duhet të jenë të dashuruara, në qoftë se duan të mbesin të bukura.
Bajeri

Asnjë grua, që kur ekziston bota, nuk është martuar në heshtje.
Konfuçi

Po të kishim pritur të takojmë gruan ideale, do të kishim kaluar tërë shekullin në pritje.
Pitigrili

Heshtja është ari i vetëm që kanë femrat.
Volteri

Ekziston vetëm një mënyrë që të duhen shumë gra: nga të gjitha të dashurosh vetëm një.
Deveji

Gruaja duhet të jetë lodër, e pastër dhe e lëmuar si guri i çmuar, e ndriçuar me të gjitha virtytet e një bote që ende nuk është këtu.
Niçe

Heshtja dhe modestia janë stolia më e bukur e gruas.
Euripidi

Gruaja është dërdëllisëse dhe gënjeshtare.
Taso

Meshkujt flasin më shumë se gratë

Femrat ndoshta I ndjekë prapa reputacioni I gjinisë që flet, mirëpo një hulumtues ka dëshmuar se meshkujt megjithatë flasin më shumë. Psikologja Campbell Leaper nga Universiteti Santa Cruiz I Kalifornisë ka mbledhur të dhënat e hulumtimeve të kryera qysh prej vitit 1960, të cilat kanë të bëjnë me dallimet mashkull- femër kur bëhet fjalë për të folurit. Janë përfshirë të dhënat e hulumtuesve të cilat flasin se në sasinë e fjalëve të folura ndikon situate e vecantë, edhe nëse biseda bëhet edhe mes gjinive të njejta apo është në pyetje mashkulli dhe femra. Situatat në të cilat

meshkujt flasin më shumë , janë për shembull, momentet kur duhet të marrin një vendim të rëndësishëm. Femrat megjithatë, më shumë flasin atëhërë kur tema është e lidhur me fëmijët e tyre apo edhe me to. Këto dallime, sipas Leaper, dalin nga dallimet bazë në të cilat janë të pranuara në mesë të madhe në shoqëri- gratë më lirshëm dhe më shumë flasin për ndjenjat e tyre, derisa meshkujt e hapin gojëb kur duhet të dëshmijnë dominimin e tyre dhe prirjen për të marrë barrë mbi vete.