Përpara një gote të mbushur përgjysmë ka nga ata që shohin gjysmën bosh dhe këta janë pesimistët. Të tjerët që shohin gjysmën e mbushur janë optimistët.
Tentativat për të thënë që gota është përgjysmë vijnë nga disa individë që nuk rroken nga emocionet e realitetit. Individë që kërkojnë të japin një përshkrim të thjeshtë dhe vetëm teknik.
Luigi Anolli, docent në universitetin e Milanos, ekspert në shkencat e komunikimit dhe në psikologji e quan këtë sjellje “realitet mbrojtës”. Në fakt, për shumicën prej nesh është e pamundur të mos vlerësosh pozitivizmin nga negativizmi, në çfarëdolloj rrethane.
Optimizmi është një vizion i jetës që nxjerr në pah aspektet pozitive dhe të qëndrueshme, por pa fshehur aspektet negative. Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë do të ishim përballë një optimizmi ireal, që në fund sjell stres dhe që mund të bëhet obsesion.
Ka edhe një formë të veçantë të pesimizmit, shfaqur nga disa që gjithmonë Anolli e
quan “pesimizmi mbrojtës”, e që shfaqet në personat që shoqërohen nga ankthi, gjithmonë të shqetësuar, edhe tej masës ndaj së ardhmes.
Kjo sipas studiuesit ka të bëjë me të menduarit gjithmonë për më te keqen dhe për të dekurajuar veten.
Atëherë si ta përcaktojmë optimizmin?
Është padiskutim e kundërta e asaj që thamë më sipër. Ndjenja pozitive, gjallëri, alegri dhe kënaqësi. Është lehtësisht më optimist një njeri që kënaqet me rezultatet që ka arritur në jetën e tij. Një person që jo gjithmonë ngulmon në mënyrë të frikshme tek perfeksioni, por që di t’i pranojë vetes edhe defektet.
Të jesh optimist do të thotë të arrish zgjidhje në vështirësi dhe ndryshueshmëri, të shohësh aspektet pozitive dhe të impenjohesh për t’i dhënë një kuptim pozitiv jetës, pavarësisht periudhave të pafata që mund të kalosh në jetë.
Optimistët kanë gjithmonë një cilësi që psikologët e quajnë autoefektivitet, që do të thotë; besimi që sjelljet e tyre, të mbushura me efekte pozitive do të arrijnë të modifikojnë një raport apo një situatë problematike dhe t’i kapërcejnë pengesat.
Tashmë, sipas studimeve është provuar se kush i përballon me optimizëm studimet për shembull, i kalon më mirë provimet dhe dekurajohet më pak, sepse për optimistët e vërtetë, nuk është thelbësore rezultati në vetvete, por synimi që t’ia dalin. Dhe në fakt, ata kënaqen edhe me një rezultat sado sipërfaqësor.
Sepse ata dinë të bëjnë balancën e faktorëve të riskut në çdo projekt dhe të marrin në konsideratë rrugë alternative që çojnë gjithsesi në rezultat. Optimisti, sipas studiuesve është fleksibël.
Përpos mendimit pozitiv, ai di të mos i dramatizojë vështirësitë dhe në këtë mënyrë nuk arrin të humbasë kontrollin. Ai di ta vërë veten në vendin e duhur dhe nëse përballet me probleme di të vlerësojë
Në fund, ankthi, është shumë herë më i pranishëm tek pesimistët se tek optimistët, dhe këta padiskutim jetojnë më gjatë. Kështu, që bëni kurajë!
No comments:
Post a Comment