Të gjithë, besoj kush më shumë dhe kush më pak, keni dëgjuar apo besoni se ekziston një person i caktuar me të cilin jeni të destinuar të kaloni të gjithë jetën tuaj. Këtë person mund ta takoni çdo ditë, mund ta keni shumë pranë dhe megjithatë shumë pak njerëz arrijnë të gjejnë gjysmën e tyre perfekte. Kjo është edhe arsyeja përse shumica e të martuarve harrojnë menjëherë betimin: “Derisa vdekja të na ndajë”.
Ardhja jonë në jetë është një çështje që nuk vihet në plan të diskutimit. Kemi lindur nga bashkimi i një dashurie të madhe mes dy njerëzve, apo nga një molepsje respekti dhe planifikimi. Personi që beson në faktin që shumë gjëra janë të shkruara dhe shumë prej tyre janë të paracaktuara, me pak fjalë beson në fat, do t'i duket kjo teori e besueshme dhe aspak e çuditshme. Qenia njerëzore kur lind, lind çift, jo tek.
Në të njëjtin moment me të lind dhe një ndjenjë që në momentet e para është e strukur në subkoshiencën e tij. Është pikërisht kjo ndjenjë, e cila do t'i shfaqet shumë shpesh gjatë periudhës së adoleshencës dhe do ta "shqetësojë" në kërkim të dhënies përgjigje të shumë pyetjeve lidhur mbi fatin e tij, arsyen përse është në këtë botë, çfarë do të bëhet me të më pas dhe për më shumë, cili do të jetë ai/ajo person që do të kalojë jetën me të? Teoria e plotësimit qëndron në bashkimin e dy personave, të cilët plotësojnë njëri-tjetrin në të gjitha drejtimet: intelektual, shoqëror, emocional, fizik dhe shpirtëror. Teoria e plotësimit mbështet shumë dhe të dashuruarin me shikim të parë.
Dy persona qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, shikojnë në sytë e njëri-tjetrit dhe jo thjesht paraqitjen, por më thellë, ata shikojnë drejt e në shpirtin e njëri-tjetrit dhe gjejnë në të atë ndjesinë e plotësimit. Kështu është dashuria me shikim të parë, plotësimi i diçkaje që deri në ato momente mungonte tek të dy personat, plotësimi i të qenit i tërë.
Shpesh, në momente të ndryshme personi vihet përpara ndjenjave të tilla se cili është personi ideal për mua, cili është shpirti im binjak, cili është personi i cili do të më plotësojë mua, cili është personi që do të arrijë të ma shuajë këtë ndjenjë që ndizet e zjarrtë në mendjen dhe zemrën time? Shumë njerëz mendojnë se ky nuk është asgjë tjetër veçse një trillim, një mundësi reflektimi, një mekanizëm mbrojtjes për të vënë përpara vetes një aleat të mirë, për të mos qenë i ashtuquajturi "dështak" në dashuri.
Shumë të tjerë, të cilët nuk kanë arritur ta shijojnë atë ndjesi që ndien në momentin e plotësimit, mendojnë dhe "bërtasin" me të madhe se diçka e tillë nuk ekziston, mbështesin faktin se një plotësim i tillë është i pamundur dhe është një "idiotësi" lidhja e dy personave me shikim të parë. Nuk diskutohet, është më se e qartë se nëse ty të pëlqen dikush dhe në momente të caktuara tek ty ndizet një ndjesi.
Teoria e plotësimit thekson faktin se nëse dy persona arrijnë të gjejnë njëri-tjetrin, ata nuk ndahen më, për ta nuk ekziston më asnjë dyshim, në dashurinë e tyre dhe në mundësinë se për ta mund të ekzistojë dikush tjetër që t'i ndajë, apo të bëhet barrierë midis tyre. Nuk ka femër që mund t'i ndryshojë mendjen një mashkulli të "plotësuar", sado e bukur të jetë, sado inteligjente dhe e zgjuar të jetë, çfarëdo lloj teknike apo metodike të përdorur për joshje, të vënë në jetë nga ajo. E njëjta gjë vlen dhe për femrën e "plotësuar".
Wednesday, June 11, 2008
Dashuria me shikim të parë
Posted by Rina TURKESHI at Wednesday, June 11, 2008
Labels: Lajm MRT
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment