Saturday, November 29, 2008

Rrëfime jete, pjesa e tretë

Ç’do ditë e më shumë e ndjejmë mungesën tënde…Nga do t'i hedh sytë më duket se ti o babushi im më del para, vrapoj pas teje dhe ja më në fund jam pranë teje, në moment kur me tërë energjinë nis e hidhem për të të përqafuar, ti zhdukesh… Po ku ike o babush???Ku? E din se më është djegur shpirti, më janë mbledhur gjithë ato puthje e përqafime sa që tërë botën ta kIsha përqafuar përsëri nuk do ta shuaja etjen. O babush im, të kam shumë xhan, shumë shumë shumë, prandaj lermëvetëm disa çaste ta shfaq gjithë atë barë që e kam apsorbuar prej kur ti ike…
Po përsëri e falëndëroj Zotin që më jep mundësi sëpaku në ëndërr të ri me ty, e të të përqafoj sa tëdua, të bisedoj, ehhhh nuk mund të ta përshkruaj o babush ndjenjën që e kam prej në momentin kur ti ike…
Pse o babush nuk na prite, të kthehemi nga Turqia dhe të na e bësh me dije se do ikësh nga kjo botë, sëpaku të na thoje lamtumirë. Po kështu pa kujtuar është shumë e rëndë për ne.
Unë mundohëm ta vazhdoj rrugën tënde edhe pse do shumë punë, ti je ai që më jep kurajo, madje më ke thënë se po nuk arita të bëhem dikushi në jetë s’do të më bësh vend as në botën tjetër. E din o babushi im se ajo që më bën të fort dhe sfidante në jetë është vazhdimi i rrugës tënde, mos u brengoj o babi se unë do të punoj pa u kursyer që ti të jesh rehat atje në parajë…Shpesh kushtet dhe rrethi në punë më bëjnë që të dorzohem por përsëri je ti ai që më shtyn dhe më motivon. Dua të punoj pa ndal më qëllim që atë ditë kur do të bashkohemi, të mos turpërohesh nga unë, po po nga bij jote, mos thuash ik andej se ti nuk punove si unë me nder. Unë të jap besën dhe fjalën se se nuk do ta kursej vetën…Të dua o babush dhe pritëm, do të vij dita kur ne do të bashkohemi. Jam e vëtëdijshme se kjo botë është vetëm provë si për mua ashtu edhe për të tjerët dhe se të gjithë duhet të luftojmë për të siguruar një vend në botën tjetër.
Tung babush, jetoj pa dashurin dhe pa këshillat e tua por me shpres se një dite do ti kem sërisht ato…

Wednesday, November 26, 2008

LOTË DHE GËZIM



ju mirëpresim

LOTË DHE GËZIM


Rastet socila dhe hallet e tyre të përditshme, emisioni "Lotë dhe gëzim", të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e saj,le të na shkruajnë në email adresën tonë elektronike lotdhegezim@hotmail.com.

ju mirëpresim

Sunday, July 27, 2008

Përfundoi me sukses Universiteti Veror 2008- USHT

Studentët: “Shumëçka kemi të përbashkëta e shumë pak dallime”

25 korrik, Ohër – Në ambientet e Qendrës së Kongreseve në Ohër, në mënyrë solemne u bë ndarja e certifikatave për studentët pjesëmarrës në Universitetin Veror 2008 organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, programi studimor i gazetarisë. Të pranishëm në evenimentin solemn të mbylljes së Universitetit dhe ndarjes së certifikatave ishin profesori arbëresh Matteo Madnala nga Universiteti i Palermos, Mark Marku, Henri Çili nga Universiteti Evropian në Tiranë, Dhurata Shehri, Persida Asllani, Salajdin Salihu, gazetari i Top Channel, Alban Dudushi, gazetarë tjerë dhe përfaqësues të USHT-së.

Në emër të Rektoratit të USHT-së, sekretari gjeneral, Ali Salihi e shpalli të mbyllur Universitetin Veror 2008 dhe vlerësoi si të suksesshëm tërë aktivitetet dhjetë ditore të ndërmarra gjatë këtij organizimi. Koordinatori kryesor, Ylber Lili dhe ndihmës koordinatori për çështje akademike të UV 2008, Mark Marku vlerësuan se ligjëratat e realizuara nga emra të shquar të diplomacisë, politikës, filozofisë, gazetarisë dhe fushës së komunikimit e letërsisë mundësuan realizimin e përkryer të këtij projekti komunikimi mbarëshqiptar. “Iniciativa e ndërmarrë, këtë herë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, do të jetë pikënisje për projekte të tilla të ngjashme edhe më tej nga Universitetet shqiptare në fushën e komunikimit dhe integrimeve për shqiptarët, duke rrëzuar kështu çdo barrierë komunikimi mes vendeve ku jetojnë shqiptarët” u shpreh Lili. “Ndjehem i lumtur që isha pjesë e këtij projekti të madh e që bashkërisht mundësuam që të eliminohen stereotipet e keqkuptimet përkundrejt mirëkuptimit e komunikimit pa kufij. Konsideroj që Universiteti Veror 2008 është projekt i shumë i veçantë i llojit të vet dhe se mundësoi njohje të ndërsjella, shkëmbim përvojash, idesh e njohurish, për studentët nga Shqipëria, Maqedoni dhe Kosova” u shpreh profesor Marku në fjalimin e rastit.

Edhe studentët u ndanë të kënaqur nga organizimi dhe mbarëvajtja e Universitetit Veror. “Është kënaqësi të jesh pjesëmarrës në këtë Universitet Veror, me ligjërues ekspert nga fusha e komunikimit dhe integrimit. Këtu mësuam dhe përfituam shumë. E më e veçanta, mësuam se shqiptarët, pa marrë parasysh ku ndodhen, kanë më shumë gjëra të përbashkëta se sa kanë dallime.”- u shpreh njëri prej studentëve pjesëmarrës.

Në mbrëmjen e fundit të UV2008, në mënyrë solemne u ndanë edhe certifikata për studentët pjesëmarrës. Një grup studentësh nga arti figurativ punuan nga një pikturë për Universitetet respektivisht fakultetet, studentët e të cilëve ishin pjesëmarrës.

Kumtesat e ligjëruesve gjatë Universitetit Veror 2008 do të botohen në një libër të veçantë, botuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.

Monday, July 14, 2008

PASTRUES KLASË


Jemi shume të shkathët për të pastruar shtëpi. Prandaj

na thirni dhe do të bindeni. Kemi pastruar qytetet të tëra, e nuk po e pastrojme banesen e juaj?

Fakt është, qe nuk dim shqip, por besoj se sdo ketë problem sepse puna do të na nxjerr në dritë. Jemi pastrues numër një I banjove dhe shembull konkret. Po patët probleme me kanalizimet ( ujrat e zeza), ju lutem na thirrini sepse nuk do të zhgënjeheni. Unë e kam bashkpuntorin tim Ratkon,

kemi firmën tonë “Radovan&Ratko”, firmë me emër. A e dini se më shumë pastrojmë në shtëpit e shqiptarëve, ata janë klasë e lartë dhe është vështirë të jesh pastrues I tyre, por ne me talentin dhe punën tonë arrijmë deri te caku. Jemi krenar qe e punojmë këtë punë…Ju lutem na thirrni, cao nga pastruesit më të devotshëm.

Sunday, July 13, 2008

Cilin nga bebet do ta perzgjedhnit

Keni beba te maskuar, ndersa ju u ngelet te votoni per ate qe mendoni se i ka me shume hije maska


1) Baby vampi
2)Baby Lkamania

3)Baby gjyshi

foto

Ne foto do te shihni cudira...Po po e di se do te habiteni po jane bebe te cilet kane ardhur ne jete...
Jane krijesa te cilet e ndryshojne jeten e nje cifti, por fatkeqesisht ndonjehere lindin edhe jo te zakonte.
E di se rastet e tilla na bejne qe te mos njehemi mire, por sidoqofte nuk duhet t'i anashkalojme sepse edhe ata kane ardhur ne jete njejte si ne.




Sunday, July 6, 2008

USHT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Eqrem Çabej”-Gjirokastër

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti dhe Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”-Gjirokastër, prof. asoc. Gëzim Sala, nënshkruan marrëveshje bilaterale të bashkëpunimit. Marrëveshja në fjalë parasheh bashkëpunimin në organizimin e përbashkët të studimeve deridiplomike dhe pasdiplomike, shkëmbimin e përvojave dhe informacioneve për programet studimore, shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve, projekte të përbashkëta hulumtuese shkencore, shkëmbimin e botimeve të publikuara nga universitetet, për botime të përbashkëta dhe në lëmi tjera të që janë në interes të dy universiteteve e ku mund të realizohet bashkëpunimi.

Të pranishëm gjatë aktit të nënshkrimit të marrëveshjes ishin edhe prorektorët për shkencë e marrëdhënie me jashtë dhe ai për çështje mësimore të Universitetit “Eqrem Çabej”, prof. dr. Liljana Reçka dhe prof. dr. Petro Karajani si dhe dekanët prof. dr. Kristaq Kinina i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe prof. dr. Roland Zisi, i Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore. Nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, të pranishëm ishin edhe Prorektori për shkencë, prof. dr. Agim Shabani dhe Përgjegjësi për politikë regjistruese, Qufli Osmani.

Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti u shpreh se është më se i bindur dhe më optimist se kurrë se bashkëpunimi mes dy universiteteve do të funksionoj. “Kjo marrëveshje është në dobi të të dy universiteteve. Pas disa marrëveshjeve me më shumë institucione të larta arsimore, kjo e radhës me Universitetin e Gjirokastrës rrumbullakon bashkëpunimin mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe universiteteve nga Shqipëria.”- tha Rektori Prof. dr. Sadi Bexheti.

Saturday, July 5, 2008

Martesë në kozmos për 2.3 milionë dollarë

Një kompani japoneze ka filluar të pranojë rezervimet e çifteve të dashuruara që dëshirojnë të martohen në kozmos. Që 'Po-në e tyre ta thonë në kozmos, çiftet e lumtura duhet të paguajnë 2.3 milionë dollarë, në të cilat është përfshirë edhe ceremonia e kurorëzimit në anije të vogël kozmike të lansuar 100 kilometra në ajër.

Gjatë fluturimit njëorësh çifti për disa minuta do te jetë në gjendje të papeshë, kur në praninë e tre njerëzve do të shprehin betimet e tyre', ka sqaruar drejtori i kompanisë japoneze First Advantage, e cila ofron këtë shërbim hapësinor.

Pjesa kryesore e ceremonisë do të kryhet pak kohë pas nisjes, në mënyrë që të porsamartuarit të kanë sa më shumë kohë për t'u kënaqur në pamjen nga anija kozmike.

Sekretet e suksesit

Është një pyetje relativisht e vështirë, por, me siguri, pjesa më e madhe e njerëzve do të zgjidhnin jetën e një personi shumë të famshëm e të pasur. Por pse vallë ndodh kjo? Sepse këta persona simbolizojnë një ideal, diçka që do të dëshironim ta kishim medoemos (para, famë, sukses, personalitet, etj.) por që për shkak të shumë faktorëve, nuk i kemi arritur ende. Pavarësisht dëshirave dhe ëndrrave të pafundme, duhet të kini parasysh një fakt shumë të rëndësishëm, që kurrë nuk mund të jeni Tom Kruiz, Madona, Xhorxh Klunej, apo dikush tjetër. Nuk keni nevojë të jeni dikush tjetër, për të qenë i kënaqur me veten dhe jetën tuaj!

Natyrisht që pushteti dhe paraja të bëjnë të ndihesh mirë, por miliona persona janë në kërkim të alternativave të reja, duke lënë pas një zyrë me panoramë magjepse ose një shtëpi të bukur në plazh. Dëshira e tyre më e madhe është që, kur të hyjnë në një dhomë të mbushur me njerëz, bisedat e personave që gjenden në sallë, të ndalojnë në moment. Për këtë, shumë njerëz janë impenjuar të lënë intervistat, të bëjnë prova, të ilustrojnë deri në detaje projektin e tyre të fundit: një skenar, një ditar, një "reality show" të ri. Gjithçka për të kënaqur në maksimum dëshirat e tyre.

Vitet e fundit, një grup sociologësh, ka nisur të studiojë dhe ta përcaktojë famën në një mënyrë krejt ndryshe. Individët që kanë një dëshirë të madhe për t‘u bërë të njohur, janë të ndryshëm nga shumica, ndoshta në një mënyrë banale, ambiciozë në kërkimin e famës dhe të pushtetit. Duket se fama është rrënjosur thellë në dëshirën për të qenë pjesë e një shoqërie të lartë, për të pasur atë siguri ekzistenciale që vetëm një popullsi e madhe mund ta garantojë. Këto dëshira shfaqen më tepër te të moshuarit, kur rastet për t‘u bërë të famshëm janë relativisht të mëdha. Por cila është rr
uga për t‘u bërë i famshëm? "Kur kuptojmë se në këtë jetë nuk ia dalim dot, kërkojmë një tjetër rrugë për t‘u bërë të famshëm, të paktën pas vdekjes", thotë një psikolog, i cili është duke përfunduar edhe një libër që flet për suksesin. "Për të kuptuar se sa e fortë është kjo ambicie e krahasojmë me mesjetën, kur disa persona mezi prisnin të vdisnim për të kaluar në një jetë më të mirë".

Në metropolet moderne, arritja e famës është një fenomen i vështirë për t‘u kuptuar nga të gjitha kulturat. Sipas të dhënave të një psikologu amerikan, në disa qytete të Kinës dhe Gjermanisë, rreth 30 për qind e të rriturve ëndërrojnë vazhdimisht me sy hapur që të bëhen të famshëm, ndërkohë që 40 për qind pret që herët a vonë të shijojë sadopak ndjesinë e suksesit, qoftë edhe për 15 minuta. Mes të rinjve, kjo përqindje është akoma edhe më e lartë. Terapistë dhe studiues të ndryshëm, thonë se dëshira për t‘u bërë i famshëm rritet për shkak të ndjenjave të refuzimit dhe braktisjes. Gjithashtu në mendjen e personave që dëshirojnë të bëhen të f
amshëm ndikojnë edhe faktorë të tjerë, që lidhen me ngjarje aktuale, festa, ceremoni, martesa por edhe vdekje. "Këta persona marrin shtysë nga ideja e të qenit të pavdekshëm. Që gjërat të ecin përpara kemi nevojë ta konsiderojmë veten më shumë se një person i thjeshtë. Gjithmonë dëshirojmë të jemi një person, i cili kontribuon për një botë që ka kuptim", shprehet një psikolog nga Universiteti i Arizonës.

Mundësitë efektive për t‘u konsideruar një pjesë e rëndësishme janë të shumta, sa nuk ke pse të habitesh, nëse ambiciet e parealizuara transformohen në një luftë në nivel psikologjik. Në një studim të vitit 1996, psikologu ka kryer një eksperiment me 100 të rritur, duke nxjerrë në pah dëshirat dhe vlerat e tyre. Pjesëmarrësit që i jepnin më shumë rëndësi aprovimit të të tjerëve kanë shfaqur shenja ankthi më të mëdha se ata që e pandehnin veten miqësorë. Por çfarë mund të thuhet për ata që e kërkojnë dhe e gjejnë famën? Mesa duket këta persona janë me fat. Në fakt studiuesit dhe biografët e famës në këtë pikë janë dakord: pavarësisht avantazheve, fama mund të të "gllabërojë". Një tjetër psikolog i famshëm në "British Columbia" ka studiuar karrierën e Kërt Kobein, Kol Porter dhe Xhon Shirver, duke zbuluar në punën e të treve, se abuzimi me vetveten filloi vetëm pasi kishin fituar famën. Nuk janë këto tri raste që mund të përkufizojnë gjithçka, por psikologët kanë zbuluar se një rritje e koshiencës personale mund të shtyjë në depresion këdo, aq më shumë njerëzit e famshëm.

Friday, July 4, 2008

Hotelet që po lindin nga ëndrrat

Ka kaluar shumë kohë
që nga viti 717 pas Krishtit,
viti i përurimit të
"Hoshi Roykan", hotelit
japonez të shënuar në "Guinnes"
si i pari dhe më i vjetri në botë,
apo që kur hoteli "Pierre" në New
York ose "Meuruice" në Paris
kanë hyrë në histori. Tani synohet
për të tjera gjëra. Mjafton të
shohësh përreth për të kuptuar
se ku duhet t‘i prenotosh pushimet
e ardhshme, duke parë
edhe "projektet" e pazakonta që
arkitektët më të mirë nga e gjithë
bota do të na ofrojnë, duke lënë
pas dore ata që deri më sot janë
konsideruar më të bukurit në
botë. Me pak fjalë, i vetmi rregull
do të jetë se nuk do të ketë asnjë
rregull. Hotelet e së ardhmes
mund të lindin kudo dhe mund
të kenë çfarëdolloj forme. Mund
të jenë të vendosur mbi pemë,
në det, në mes të qytetit, madje
edhe në hapësirë. Tani duket se
ka ardhur vërtet koha për të dalë
nga hapësirat tradicionale për
të kënaqur turistët aventurierë,
apo fantazitë e arkitektëve të
talentuar, që janë munduar të
eksplorojnë gjithçka nga dizajni
i vendeve të pazakonta deri te
suitat fluturuese. Hotel posaçërisht
për të dashuruarit, për ata që
pëlqejnë detin, shkretëtirën apo
qiellin, do të ketë për të gjitha
shijet. Për më tepër me kaq shumë
luks brenda, mendohet se do
të vlerësohen jo me pesë por me
dhjetë yje, sigurisht me çmime
të kripura që do të shkojnë deri
në dhjetë mijë euro nata, duke ia
kaluar edhe gjigantit arab "Burj
Al Arab Hotel", ku, për të fjetur
një natë, duhet të paguash jo më
pak se 7000 euro. Por paratë nuk
vlejnë asgjë para kënaqësisë. Le ta
nisim me hotelet-pemë. Ndoshta
nuk do të jetë një zgjedhje komode,
por kontakti me natyrën është
një mënyrë e mirë për të rigjetur
vetveten. "Cheap dhe Chic" është
në fakt hoteli i dizajnuar nga një
arkitekt italian, që pritet të jetë
gati brenda një dhjetëvjeçari, e që
duke marrë parasysh shërbimet
dhe pamjen e tij të jashtme, përshtatet
me xhepat e të gjithëve. Për
këdo që është në kërkim të emocioneve
ekstreme, ka mundësinë
më të mirë për t‘u zhytur në blunë
e oqeanit, është interesante oferta
që bëhet nga një hotel në formë
guaske, i zhytur nën ujë, nga ku
mund të admirosh fundin e detit.
Utopia e një tende në shkretëtirë
i ka frymëzuar projektuesit për
t‘u propozuar të ftuarve të tij një
hotel me pesë yje, që të krijon
përshtypjen se je në mes të një
shkretëtire.
"Plaku" që nuk del nga
moda
"Burj Al Arab Hotel", i ndërtuar
në vitin 2002, ka në përbërjen e
tij 202 suita dhe çmimi për një
natë varion nga 2000 deri në
7000 dollarë. Ai ofron shërbimet
në nivelin më të lartë të imagjinatës,
një staf të specializuar
në mënyrë që çdo klienti të tij
të mos i mungojë asgjë. Është
ndër hotelet më të bukur dhe
sigurisht më të shtrenjtë në botë.
"Burj Al Arab Hotel" gjendet në
Dubai, në qytetin më të madh të
Emirateve të Bashkuara Arabe,
mes një ishulli dhe për ndërtimin
e tij janë dashur plot 18 muaj.
Hoteli është projektuar nga pesë
arkitektët më të mirë evropianë
dhe ka kushtuar më shumë se
100 milionë dollarë. "Burj Al
Arab" nuk ka dhoma. Ai ka 202
suita, është i ndërtuar tërësisht
prej xhami dhe të ofron pamje
të mrekullueshme nga Gjiri i
Arabisë. Secila nga suitat është
e kontrolluar nga një sistem i
avancuar teknologjie dhe është
e pajisur me të gjitha kushtet.
Aty mund të gjesh laptop, akses
për përdorimin e internetit,
faks, printer dhe fotokopje,
rrjet të fshehtë kompjuterësh
të një teknologjie të avancuar:
ndriçim, perde dhe kondicioner
me një shtypje butoni. Televizorë
42 polësh, plazma, video me
kërkesë, DVD dhe një varietet të
gjerë kanalesh kabllore. Përreth
plazheve të bardhë dhe ujit blu të
gjirit arabik, ju mund të zgjidhni
mes aktiviteteve të ndryshme
për t‘u argëtuar, ndërsa vendosni
të qëndroni në "Burj Al Arab". Pishina
të jashtme shumë të mira
në plazhet private, që mund t‘i
përdorni në mënyrë ekskluzive.
Gjithashtu mund të shëtisni në
hapësirat e shumta ose fushat
sportive, si dhe mund të merreni
me aerobi me trajnerët personalë
që hoteli ju vë në dispozicion.
Mund të shfrytëzoni edhe
banjat hidroterapike, masazhet
orientale, solarin dhe saunën.
Por tashmë, kjo nuk është më
një ëndërr. Lista vazhdon me të
tjera mrekulli.

Thursday, July 3, 2008

Sunday, June 29, 2008

Ismail Kadare, kandidat i "Principe de Austrias"


Tiranë, 25 qershor (MIA) - Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është nominuar si kandidat për çmimin "Principe de Asturias", një çmim që pritet të shpallet sot nga Juria e Fondacionit "Principe de Asturias" në Oviedo (Spanjë), njofton ATSH-ja.

Duke ju referuar të përditshmes spanjolle "El Pais", finalistët e edicionit të vitit 2008 janë shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, kanadezi Margaret Atuod, britaniku Ian MekEuan dhe spanjolli Huan Goytisolo, të cilët u përzgjodhën ndër 32 propozime, të cilët vijnë nga 24 vende.

Jorge Semprun, Andres Trapiello, uruguajani Eduardo Galeano, japonezi Haruki Murakami, poeti libanez Ali Ahmad Said, Adonis, koreani Ko Un, italiani Antonio Tabuçi dhe amerikani Riçard Ford ishin disa nga kandidatët e çmimit të cilët nuk kanë mundur të kalojnë seleksionimin e fundit.

ATSH-ja njofton, se gjatë diskutimeve të jurisë në këtë edicion është debatuar që në këtë çmim të përfshiheshin apo jo vetëm autorët e gjuhës spanjolle apo edhe kandidaturat në gjuhë të tjera . Hera e fundit kur një autor spanjoll ka marrë një çmim ka qënë viti 2000, me guatemalasin Augusto Monterroso.

Çmimi "Principe de Astirias" një nga çmimet më të rëndësishme të Spanjës, në edicionet e kaluara është fituar nga autorë si Hoze Hierro, Huan Rulfo, Angel Gonzalez, Mario Vargas Llosa, Kamilo Hoze Cela, Klaudio Rodrigez, Karlos Fuentes, Francisko Umbral, Gynter Gras, Augusto Monterroso, Doris Lesing, Arthur Miller, Zuzan Sontag, Klaudio Magris, Paul Auster dhe Amos Oz, i cili e mori këtë çmim në vitin 2007.

Çmimi "Principe de Asturias në Letërsi, është i gjashti me rradhë që ndahet gjatë këtij viti . Deri tani janë dorëzuar çmimi i Bashkëpunimit ndërkombëtar në Art, i Kërkimit shkencor dhe teknik, Komunikimit dhe njerëzimit dhe Shkencave sociale. Çmimet për Sport priten të ndahen gjatë muajit shtator.

Gates, koha për "log off"

Si u shndërrua nga grumbullues në ofrues parash

Kur historianët e ardhshëm do të
vendosin të rendisin njerëzit më
të rëndësishëm të kohërave,
emri i Bill Gates do të jetë në krye
të listës. Brezat e ardhshëm do ta kujtojnë
si njeriun vizionar që i dha formë e jetë një
teknologjie të re, e dominoi atë me një
sukses të jashtëzakonshëm, si rrallëkush
para tij, për të "braktisur" gjithçka në emër
të filantropisë. Dje, Gates u tërhoq nga
kompania së cilës i dha 24-orëshin e tij në
33 vitet e fundit. Ai nuk do të jetë më në
pozicionin e drejtorit ekzekutiv, por do të
mbetet një pionier i teknologjisë, i cili do
të tentojë me të njëjtin vullnet dhe ambicie
rolin e kryefilantropit të botës, që do
të ketë të bëjë me shpenzimin e duhur të
39 miliardë dollarëve të fondacionit të tij
të bamirësisë. Ky është me siguri një moment
historik, që do të mbahet mend
gjatë dhe për shumë arsye.
William Henry Gates III lindi në 28 tetor
të vitit 1955, në një familje të pasur në Siatëll.
Në fëmijëri kohën e lirë e kalonte
duke luajtur me kompjuterë. Së bashku
me mikun e tij, Paul Allen, në moshën 17-
vjeçare krijuan një program kompjuterik
për mësimdhënien. Shkolla i pagoi për
këtë shpikje dhe Gates me këtë rast futi
në xhep paratë e para nga puna që do ta
bënte njeriun më të pasur të botës. Tre
dhjetëvjeçarë më vonë pasuria e tij është
vlerësuar 58 miliardë dollarë. Për 13 vjet
ai ka qenë njeriu më i pasur i planetit, duke
e humbur titullin vetëm pasi nisi që një
pjesë të parave ta kanalizonte në llogarinë
e fondacionit të tij të bamirësisë. Vetë "Microsoft"
ka vlerën 264 miliardë dollarë, me
një shitje vjetore prej 60 miliardësh.
Sistemi i tij operacional ndodhet thuajse
në çdo kompjuter personal, apo korporatë
në të gjithë botën, duke përmbushur
kështu pikërisht ambicien fillestare të
Gates. Por ky gjigand e kishte edhe një rival,
të vjetër sa edhe vetë ekzistenca e tij,
"Apple", ndaj të cilit, pavarësisht të gjitha
sfidave sot, është mbizotërues. Adoleshentët
Gates dhe Allen u rritën në një epokë
kur si hardware, ashtu edhe software,
ndodheshin në një periudhë zhvillimi e
rritjeje. Në Kaliforni, Steve Jobs dhe Steve
Wozniak kishin nisur të përqendroheshin
tek ideja e madhe që më vonë u shndërrua
në "Apple". Por kur një kompani e
quajtur MITS shpiku "Altair", kompjuterin
e parë të prodhuar në seri dhe u bëri
thirrje programuesve të krijonin për të një
gjuhë programuese, Gates e kapi shansin
dhe kërkoi një takim me shefin e kompanisë.
Pasi ia mbushën mendjen se
mund të krijonin diçka, u punësuan dhe
rezultati i punës së tyre ishte baza e "Microsoft"-
it, kompania që ata themeluan
një vit më pas, kur Gates, me padurimin
për të sjellë në jetë shpikjen e tij, braktisi
studimet në Harvard. Pikërisht në këtë
periudhë krijimtarie intensive Gates vizionoi
kompjuterin në të gjitha shtëpitë
dhe tryezat e amerikanëve. Me këtë vizion
ai bëri për vete edhe mikun e tij të
Harvardit, Steve Ballmer dhe së bashku
krijuan "Microsoft"-in. Bill e Steve që nga
ajo kohë janë gjithmonë bashkë. Qëllimi
i tij fillestar ishte krijimi i një programi të
denjë për një kompjuter të mirë, një program
që të ishte në gjendje të bënte një
punë profesionale. Një nga problemet
më të mëdha me të cilat është përballur
Gates ka qenë beteja kundër akuzave për
monopolizim të tregut. Shembujt e kompanive
që kishin bërë një përpjekje të
tillë në fusha të caktuara ishin të shumta.
I tillë ishte "Standard Oil" i "Rockefeller"-
it, kompani që u shpërbë në vitin
1911 pas betejash të ashpra në gjykatë.
"Rockefeller" ishte një mësim i mirë mbi
praktikat monopoliste për ata që do të
donin t‘i ngjanin. Ai i "shkërmoqte" rivalët
nëse ata nuk u bindeshin rregullave
të tij, apo nuk ia shisnin kompanitë. Në
fund ai zotëronte 90% të industrisë së
naftës amerikane. Edhe "Microsoft" i
shkoi fare pranë këtij rasti në vitin 2000,
kur një gjykatë amerikane vendosi se
Gates kishte shkelur ligjet e konkurrencës
në përpjekjen e tij për të shndërruar
Internet Explorer si dominant në
treg, duke shkatërruar ekzistencën e
"Netscape" që në fillimet e saj. Që nga ajo
periudhë, si në Amerikë, ashtu edhe në
Evropë, "Microsoft" ka kaluar shumë
beteja ligjore. Këtë vit, Bashkimi Evropian
e gjobiti me shifrën rekord prej 899
milionë dollarësh, pikërisht për shkelje
të ligjit anti-monopol. Si për ironi të fatit,
pikërisht në këtë moment, kur Gates po
le "Microsoft"-in, një tjetër dyshe vizionare,
themeluesit e "Google", Sergey Brin
dhe Larry Page, po ofrojnë programe
përmes të cilave konsumatorët dhe bizneset
mund të operojnë drejtpërsëdrejti
në internet pa pasur nevojë të instalojnë
në kompjuter programe. Përparimi
i "Google" dhe miliardat e tij edhe nga
reklamat on-line kanë bërë që disa analistë
të parashikojnë një të ardhme jo fort
të ndritur për "Microsoft"-in, të cilit nga
ana e tij iu deshën 5 vjet për të sjellë në
treg versionin e ri të Windows, që doli se
ishte thjesht një përmirësim i versionit të
vjetër dhe jo një program tërësisht novativ.
Për sa kohë që Gates ka qenë në krye
të punëve të kompanisë, ajo ka shkuar
mbarë, por tani ekziston frika e ikjes së shkencëtarëve
të shkëlqyer prej saj pas ofertave
më të mira nga kompani të tjera në
lulëzim e sipër. Gates po e lë punën në një
periudhë relativisht kritike. Ky ishte momenti
i largimit përfundimtar të Gates, por
ky fund ishte paralajmëruar që dy vjet më
parë, me deklaratat e tij se do të niste pak
nga pak tërheqjen nga pozicionet kyçe,
për t‘i kushtuar më shumë kohë drejtimit
të fondacionit. Që nga korriku i vitit 2006,
figura të tilla si Ray Ozzie, krijuesi i "Lotus
Notes" dhe Craig Mundie, konsiderohen
si vizionarët e rinj të programimit dhe gjëja
e fundit që i duhej tani "Microsoft"-it
është dalja e plotë nga skena e Gates.
Romanca e Billit: Si u takua
me Melindën
Në verën e vitit 1986, e sapo diplomuar
në Universitetin Duke në shkencat kompjuterike
dhe ekonomi, Melinda Ann
French kishte nisur një punë si stazhiere
në kompaninë IBM. Një mikeshës së saj
ajo i kishte thënë se do të bënte një intervistë
me përfaqësuesin e një kompanie
me emrin "Microsoft". Shoqja e kishte
këshilluar që nëse do t‘i ofrohej ndonjë
punë nga kompania, duhej të pranonte,
sepse ajo ishte një kompani gjithnjë e në
rritje. Melinda nisi punë aty dhe brenda 6
vjetësh, nga menaxhere e prodhimeve, u
shndërrua në menaxhere informacioni
për produkte të tilla si Encarta apo Expedia,
por gjëja më e rëndësishme ishte vendi
që kishte zënë në zemrën e shefit ekzekutiv,
Bill Gates, i cili shumë shpejt do të
bëhej njeriu më i pasur i botës. Sot Melinda
është një nga gratë më të pasura të
botës, me të drejtën e përdorimit të 80
miliardë dollarëve. E mençur, me një trup
të formuar mirë, me një përkushtim ndaj
çdo gjëje që bën, Melinda është shumë e
dhënë pas bamirësive. Ka lindur në vitin
1964, është rritur në Teksas dhe është e
bija e një inxhinieri. Në shkollë ajo ishte
gjithmonë ndër nxënëset dhe studentet
e dedikuara. Ballafaqimin e parë me
botën e kompjuterit e pati në moshën 14-
vjeçare, kur i ati i solli në shtëpi një "Apple
II", një nga të parët që dolën në shitje
për konsumatorët. Asaj i pëlqente të luante
lojëra në kompjuter dhe të mësonte
mbi gjuhët bazë të programimit. Për
Gates ishte gjithmonë kënaqësi të thoshte
se e shoqja kishte një shkollim më të
mirë se ai, pasi vetë Bill i la studimet
përgjysmë. Takimin e parë çifti e pati në
vitin 1987. Ajo kishte katër muaj që
punonte në kompani dhe një darkë, pas
një ekspozite, rastisi që t‘i kishin vendet
pranë. "Nuk mund ta imagjinoja se ai ishte
një person me humor", thotë më vonë
Melinda, që e kishte imagjinuar shefin e
madh si një njeri të sertë. Që nga ajo natë
kaluan disa muaj para se Bill t‘i kërkonte
të dilnin bashkë. Kjo nuk ndodhi menjëherë,
por pas dy javësh. Pasi për dy javë
ai e kishte axhendën të mbushur plot
dhe nuk kishte kohë as të vinte gjumë në
sy. Sipas Gates, gjëja kryesore që e tërhoqi
te Melinda ishte sensi i saj i pavarësisë.
Ishte Melinda ajo që e prezantoi më së
pari me botën e filantropisë. Pas fejesës
në vitin 1993, e ëma e Melindës u sëmur
nga kanceri në gji dhe në një letër të gjatë
që ajo i shkruan të bijës, ndër të tjera thuhej:
"Prej atyre që u është dhënë shumë,
pritet që të japin edhe më shumë". E ëma
e Melindës vdiq disa muaj më pas, por
këshilla e saj ishte në qendër të krijimit
të fondacionit "William Gates", i drejtuar
nga babai i Billit. Qëllimi i tij ishte që të
çonte lap topin në çdo klasë. Më pas çifti
vendosi që çështja më e rëndësishme në
Shtetet e Bashkuara ishte sistemi arsimor.
Pas dasmës së tyre në Hawai, Melinda
lexoi në "New York Times" për miliona
fëmijë që vdesin në botë nga sëmundjet
ngjitëse, si malaria dhe tuberkulozi. Kësisoj,
varfëria në botë u bë një nga
shqetësimet e saj kryesore. Sot, Melinda
i kushton 30 orë punë në javë fondacionit.
"Ne kemi shumë kërkesa, por japim
kontributin tonë vetëm në rastet shumë
në nevojë dhe ku bëhet fjala për ndryshime
masive dhe të dukshme", është
shprehur Melinda në një intervistë për
revistën "Forbes". Fondacioni është i
lidhur gjithashtu edhe me kompani të
tjera dhe shoqata bamirëse për kryerjen e
projekteve të mëdha të donacioneve që
kapin shifra me miliona, e në disa raste
miliarda dollarësh. Melinda është gruaja
që ndodhet në krye të fondacionit më të
madh bamirës të botës. Ajo është vajza e
shkëlqyer, një alpiniste e pasionuar, nënë
e tre fëmijëve dhe një grua me zemër të
madhe e të dhimbsur. Ndërsa Bill është
truri i gjithçkaje, Melinda është zemra.
Komforti shtëpiak: vila m e
shtrenjt e shtrenjtë e botës
Banesa e familjes Gates është një shtëpi
jashtëzakonisht e madhe, që ndodhet
në periferi të liqenit Washington.
Ndër ambientet më të mëdha të saj janë
dhoma e bibliotekës, pishina, garazhi me
një hapësirë që mund të nxërë 30 makina
dhe një rrjet të jashtëzakonshëm kompjuterik.
Vlera totale e shtëpisë me
gjithë pajisjet brenda saj është 113 milionë
dollarë dhe taksa vjetore e pronës
është 1 milion dollarë. Gates iu deshën 7
vjet për ta bërë këtë shtëpi ashtu siç është
sot. Pjesa më e madhe e saj ndodhet
nën tokë. Në të ka edhe një dhomë kinemaje
dhe lojërash kompjuterike. Kur
Melinda hyri në këtë shtëpi për herë të
parë, iu duk vetja se ishte futur në një
videolojë. Menjëherë pas dasmës ajo
thirri me urgjencë një arkitekt për ta rimodeluar,
rikonceptuar dhe shndërruar
në një shtëpi familjare, ku do të rriteshin
të lumtur tre fëmijët që erdhën në jetë.
Milionat e Billit
"Kush vdes i pasur është fatkeq" shkroi
në vitin 1889 manjati amerikan, Andre
Carnegie. Për të vënë në praktikë
predikimin e tij, ai në vitet e fundit dha
dorëheqjen nga drejtimi i përditshëm i
industrisë së çelikut dhe ia dedikoi kohën
dhe veten ndërtimit të librarive të mëdha
publike në Britaninë e Madhe dhe Shtetet
e Bashkuara të Amerikës, themelimit
të Universitetit të Birminghamit dhe të
famshmit "Carnegie Hall". Shembulli i tij
vlejti për shumë të tjerë që iu dhanë filantropisë
pas tij. Si Carnegie, ashtu edhe
Gates është i vendosur që të japë për bamirësi
miliardat që fitoi gjatë viteve të suksesit
të "Microsoft"-it. Fondacioni i bamirësisë
është "Bill dhe Melinda Gates", i
themeluar në vitin 2000 dhe Bill planifikon
që ta drejtojë vetë fondacionin. Korporata
"Carnegie" vazhdon edhe sot e
kësaj dite misionin e saj bamirës, edhe pse
shumë sektorë kanë devijuar nga ideja
primare. Dedikimi i Billit është përforcuar
edhe nga ai i një tjetër njeriu të pasur, një
tjetër miliarderi amerikan, Warren Buffet,
i cili në vitin 2006 dërgoi në llogari të fondacionit
të Gates shumën 44 miliardë dollarë.
Disa pasanikë preferojnë që t‘i bëjnë
publike përpjekjet e tyre filantropike. Të
tjerë, të tillë si David Astor, edhe pse gjatë
gjithë jetës dhanë miliona për bamirësi,
nuk preferuan kurrë që të bëheshin të
ditura shumat dhe destinacionet e përfituesve
të tyre. Sigurisht që heshtja duhet
të jetë një karakteristikë e bamirësisë
së vërtetë, por janë të paktë ata njerëz që
heshtin kur bëjnë një të mirë. Më së shumti
pasanikët vazhdojnë që të publikojnë
shumat e parave. I tillë është edhe Bill
Gates. Fondacioni "Bill dhe Melinda" ka
dy zona kryesore fokusimi: novacionin në
fushat e shëndetit publik dhe arsimin.
Investimet e fondacionit në shkolla janë
të shumta për sa u përket librarive dhe
teknologjisë. Më pas ka programe
konkrete për luftën kundër malaries dhe
varfërisë në botë. Aktualisht fondacioni ka
në fondin e tij 37.3 miliardë dollarë. Deri
tani janë shpenzuar 16.5 miliardë në
formë grantesh dhe programesh.

Takim mes përfaqësuesve të Odave ekonomike të Maqedonisë dhe Shqipërisë

DETI I SHQIPËRISË ËSHTË EDHE I MAQEDONISË

“Jemi këtu për të ndihmuar biznesin maqedonas dhe atë shqiptar që të komunikojnë në mënyrë të shkurtë dhe të sinqertë. Ndërsa sa i takon turizmit dua t’u them se deti i Shqipërisë është edhe deti i Maqedonisë. Këtë vit janë bërë shumë investime në infrastrukturë, po bëhet një rrugë e kategorisë së parë nga bregdeti i Vlorës në Sarandë dhe janë marrë të gjitha masat që të mos mungoj asnjë sekond energjia elektrike”, tha kryetari I Odës së tregëtis dhe industrisë së Shqipërisë IlirZhilla.

Midis dy Odave ekonomike asaj të Maqedonisë dhe Shqipërisë egzistojnë marrdhënje shumë të mira në interes të qytetarëve, rezimoi Ilir Zhilla kryetari i Odës së Tregëtis dhe Industrisë së Shqipërisë gjatë prezentimit të programit “Porta e Evropës drejt Ballkanit”.

Sipas tij, Shqipëria dhe Maqedonia janë dy vende të vogla dhe nuk do t’i nxjerrin probleme njëri tjetrit, e vecanërisht në fushën ekonomike.

“Jemi këtu për të ndihmuar biznesin maqedonas dhe atë shqiptar që të komunikojnë në mënyrë të shkurtë dhe të sinqertë. Ndërsa sa i takon turizmit dua t’u them se deti i Shqipërisë është edhe i Maqedonisë. Këtë vit janë bërë shumë investime në infrastrukturë. Po bëhet një rrugë e kategorisë së parë nga bregdeti i Vlorës në Sarandë dhe janë marrë të gjitha masat që të mos mungoj asnjë sekond energjia elektrike”, tha Zhilla.

Ai njëherësh njohtoi se edhe biznesin hotilerik ka marrë të gjitha masat dhe i mirpresin turistët nga Maqedonia.

Për cdo vit numri i turistëve që i kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar gjithnji e më tepër po rritet, këtë e presim edhe këtë vit tha kryetari i Odës së Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Gjatë prezentimit të programit që kishtë të bëj më qytetin bregdetar të Durrësit i pranishëm ishte edhe drejtori i përgjithshëm i Portit të Durrësit Eduard Ndreu.

Sipas tij ky port është alternativë shtesë për biznismenët nga Maqedonia.

“Duhet të potencoj se ky port ka pësuar ndryshime rrenjësore, pikërisht vizita jonë këtu është për ti prezentuar të arriturat tona në fushën e biznesit dhe turizmit pastaj e drejta e juaj është se cilin do ta zgjedhni. Biznismenë e Maqedonis janë prezent në këtë port dhe e shfrytëzojnë portin e Durrësit por ne shpresojmë që numri i tyre edhe më tëj të rritet”, njohtoi drejtori Ndreu.

Ai potencoi se në këtë port dominon siguria apsolute dhe se biznismenët mallrat e tyre do ti kënë të sigurta.

Në kudar të kësaj shumë shpejt në Shkup do të hapet përfaqësi në Shkup më qëllim që biznesi maqedonas të marrë informacione të shpejta dhe të sakta.

Në Hanin Kurshumli


HASANAGINICA

Të mërkurën me fillim në ora 21:30 në Hanin Kurshumli do të shfaqet premiera “Hasanaginica” e regjisorit Sasho Milenkovski, shfaqje kjo e dyta me rradhë për vitin 2008 me cka me shfaqen e tretë që do të jepët së shpejti do të mbyllet projekti për sezonin e parë, informoi drejtori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Muzbajdin Qamili.

“Teksti është i Millan Ogrizoviq ndërsa adoptimi, skenografia dhe regjia e Sasho Milenkovskit. Në rolet kryesore luajnë: e shoqja e Hasan Agës- Teuta Ajdini – Jegeni; Hasan Aga- Sefedin Nuredini, Begu Pintor-Vebi Qerimi; Unihanemja-Elhame Bilalli; Merima-Amernis Nikoshiqi Jovanovska; Kadia i Imotskut- Ylber Murtezi; Ibrahimi- Besfort Idrizi; Hysref- Visar Etemi dhe Hyseni- Blerim Dardhishta”, informoi drejtori Qamili.

Iden e tekstit e ka dhënë aktorja Teuta Ajdini Jegeni dhe kjo qw e realizuam ishte rastësi tha regjisori i shfaqjes, Sasho Milenkovski.

“Bëhet fjalë për një mit ballkanik që i takon periudhës para katër e më shumë shekujsh. Tekstin që do ta dëgjoni në skenën e Hanit Kurshumli për herë të parë është botuar në librin e udhërrëfyesit dhe etnografit italian Alberto Fortis duke e quajtur “baladë lirike”. Prej asaj kohe fillojnë të paraqiten përkthime të kësaj kënge në disa gjuhë dhe atë nga mediat më të mëdha të asaj kohe.” Hasanaginica” do ti qartësoj disa cështje mes marrdhënjeve burrë e grua dhe shoqërisë patriakale. Mendoj se emancipimi i femrës sot nuk është problem por emanicipimi i mashkullit”, bëri me dije regjisori Milenkovski.

Ai e vlersoi lartë punën e Teatrit Shqiptar të Shkupit dhe shprehet i kënaqur me atë se si funksionon, ka aktor fenomenal dhe staf të përkryer, vlersoi regjisori i “Hasanaginicës”.

Një ditë pikërisht këtë tekst ja propozova drejtorit dhe t’u them të drejtën qysh moti kam shprehur dëshirën që ta luaj të shoqen e Hasan Agës, njohtoi aktorja Teuta Ajdini Jegeni.

“Është një dukuri që kohëen e fundit jo me fajin tonë shfaqjet shihen pak, prandaj mendova se si të risim numrin e publikut, jam e bindur se kjo shfaqje do ta zgjidh këtë problem”, tha Jegeni.

Ndëra aktori Sefedin Nuredini tha se është e vështirë të bisedohet dy ditë para premierës por ai është i sigurt se të mërkurën do ta japin provimin.

“Hasanaginca”, të mërkurën mbrëma u shfaq para publikut shkupjan

MITI E RINGJALLI HANIN KURSHUMLI

Të asoconte se jemi në kohën e osmanlinjëve. Këtë e bën edhe më të qartë dahiret, këngët dhe objekti. Nje shfaqje e tillë i kish munguar publikut shqiptar dhe Hanit Kurshumli, u shprehën shikuesit.

Teatri Shqiptar i Shkupit të mërkurën vuri në skenë veprën e Millan Ogrizoviq “Hasanaginica” me regji të Sasho Milenkovskit.

Hasan Aga i cili ka luftuar plagoset dhe kthehet për t’u shëruar në sarajet e tij, pret që të del Hasanaginica por në vend të saj kurimin e kryejnë nëna dhe motra e tij.

Nga ky gjest Hasan Aga kërkon që bashkëshortja e tij t’i lëshoj sarajet. Hasanaginica kur e dëgjon këtë lajm tenton të bëj vetvrasje por nuk e lejon vëllahu i saj, i cili e merrë në shtëpi. Për një kohë të shkurtër vëllai e marrton për një burrë të pasur.

Para se të shkoj te burri i dytë ajo duhet të përshëndetet me sarajet dhe fëmijën. Përshendetet me sarajet por me fëmijën nuk arrin sepse nuk e lejon zemra prandaj vdes mbi djepin e fëmijës.

Në rolin e Hasan Agës luajti aktori Sefedin Nuredini, bashkëshorten e Hasan Agës, Teuta Ajdini Jegeni dhe vjehrën Elahame Bilalli.

“Roli im ka mjaftë momente emocionale por edhe dramatike.Kur na besohet një rol ne aktorëve duhet sadopak të përputhet me karakterin tonë ndaj ky rol mua më përputheshte.Nuk do të vecoja asnjë moment pasi që nga fillimi e deri në fund rolin të tërin e kam përzemër”, tha ideatorja dhe aktorja e shfaqjes “Hasaniginiga”, Teuta Ajdini Jegeni.

“Tema e shfaqjes është emancipimi i burrit dhe jo i gruas dhe sa do të flitet për një kohë të kaluar kjo vashdon edhe sot. Me vet faktin se kemi malltretime të ndryshme të femrave pra në përgjithësi statusi i tyre akoma nuk është i siguruar”, vlersoi aktori Nuredini pas shfaqjes.

Ndërsa aktorja më e vjetër e cila ka 40 vite që ushtron këtë profesion për rolin tha:”

Luaj rolin e nënës së Hasna Agës apo vjehrën e cila është shumë e ashpër. Ajo edhe për publikun ka lënë mbresa të këqia sepse i tërë faji bie mbi vjehrën dhe të gjithë më akuzojnë mua se e nxjer nusen prej shtëpije”, tha aktorja 60 vjece, Elhame Bilalli.

Miti “Hasanaginica”, atë natë e ringjalli Hanin Kurshumli, të asoconte se jemi në kohën e osmanlinjëve. Këtë e bën edhe më të qartë dahiret, këngët dhe objekti. Nje shfaqje e tillë i kish munguar publikut shqiptar dhe Hanit Kurshumli, u shprehën shikuesit.

Ritransmetimi do të jetë në shtator.

Wednesday, June 25, 2008

Shpina, një ditë do na dhembë të gjithëve

Shpesh shkaqet e shqetësimeve janë të ndryshme nga ato që ne mendojmë

Sipas një statistike të fundit, në Evropë 4 ndër 5 persona vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Por jo gjithmonë vuajtja vjen nga shkaqet që mendojmë.


Sot në mëngjes me siguri që nuk je menduar dy herë para se të ngrije çantën e rëndë e ta vendosje mbi shpatulla, ndërkohë që tentoje të mbyllje derën me njërën dorë dhe me tjetrën të fusje në gojë një patatinë. Mund të vijë një ditë kur qoftë edhe një prej këtyre veprimeve të thjeshta e të përditshme mund të të shkaktojë një dhimbje të tillë shpine, aq të dhimbshme, sa të të çojë direkt te mjeku për vizitë, në më të mirën e rasteve. Ka edhe nga ata që sigurisht për arsye kohe a arsye personale reagojnë ndaj dhimbjeve vetëm duke përdorur qetësues. Një pjesë e madhe prej nesh herët ose vonë do të nisin të kenë simptomat e dhimbjes së shpinës. Por kjo nuk është një situatë fatale, pasi mjafton të jesh i kujdesshëm e të kesh parasysh disa këshilla që të mos bëhesh pjesë e statistikës. Ka shumë këshilla që i dëgjojmë lart e poshtë, të cilat nuk janë të duhurat dhe nuk na ndihmojnë që të arrijmë rezultatin pozitiv. Ja disa syresh që mund t‘ju vijnë shumë në ndihmë në vitet në vijim.


A ju shkakton dhimbje shpine ngritja e peshave të rënda?

Një pjesë e madhe e dëmtimeve shkaktohet jo nga ngritja e peshave të rënda, por nga mënyra se si bëhet një veprim i tillë. Po kështu, ne kryejmë shpesh veprime të shpejta e të pamenduara, që lënë pasoja, në mos të menjëhershme, afatgjata. Të tilla janë rastet kur përkulemi shumë mbi kompjuter, kur e kthejmë kokën befasisht shumë shpejt, apo kur ngremë një peshë pa u menduar mirë dhe në mënyrë të menjëhershme. Këto veprime janë të gabuara dhe në kohën e gabuar. Kështu, në rast se do të duam të ngremë një ngarkesë dhe njëherazi të mos kemi dëmtim, duhet të veprojmë në këtë mënyrë: të qëndrojmë me kurrizin drejt, të marrim objektin duke e afruar me ngadalë drejt trupit dhe ta shpërndajmë gradualisht peshën në të gjithë trupin. Kështu do angazhojmë gjithë muskulaturën, e jo vetëm atë të shpatullave e kurrizit, në mënyrë që kur ta kemi ngarkesën mbi krahë, i gjithë trupi të jetë në "dijeni" të rëndesës e ta përballojë si një i vetëm. Por kjo nuk vlen vetëm për sendet e rënda. Edhe për marrjen e një pene të vogël nga dyshemeja duhet bërë kujdes. Pra, mbani mend se më e rëndësishme se pesha e një objekti është mënyra e marrjes së tij.

A na ndihmon të ulurit me kurrizin e drejtuar për të shmangur dhimbjet në të ardhme?

E mbani mend mamanë kur ju thoshte, ndërsa qëndronit para kompjuterit, që të mbanit kurrizin drejt, në një kënd 90 gradë? Sipas studimeve të fundit, ata që e kanë dëgjuar një këshillë të tillë kanë më shumë mundësi për t‘u prekur nga dhimbja e kurrizit, se sa ata që kanë qëndruar në një kënd prej 135 gradësh. Këshilla në këtë rast është ndryshimi i shpeshtë i pozicionit kur jemi ulur dhe jo qëndrimi në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë. Mungesa e lëvizjes është po aq problematike sa edhe lëvizjet e tepruara, duke qenë se qëndrimi në të njëjtin pozicion për një periudhë të gjatë shkakton shumë presion në rruazat e shtyllës kurrizore. Nëse kalon një pjesë të madhe të kohës në tryezë, mundohu që të ndryshosh vazhdimisht qëndrim. Më i miri do të ishte një qëndrim me këmbët gjysmë të hapura dhe kurrizin në një kënd 135 gradë. Kjo të ndihmon që të shpërndash peshën e trupit. Por, pavarësisht mënyrave të qëndrimit dhe ndryshimit të vazhdueshëm të tij, këshillohet që çdo 40 minuta të ngrihesh nga tryeza e të bësh një ecje të shkurtër.

A janë të dobishme mjekimet alternative?

Në disa raste mjekimet alternative mund të jenë më të efektshme se terapia konvencionale. Një studim i fundit gjerman zbuloi se më shumë se gjysma e pacientëve me probleme të dhimbjes së shpinës, që kishin kryer seksione agupunturë te mjekët kinezë, kishin pasur shumë përmirësime të gjendjes së tyre shëndetësore. Ky lloj mjekimi alternativ shton fluksin e gjakut dhe qarkullimin e tij në zonat e prekura, duke vënë në punë edhe gjëndra të caktuara që lëshojnë lëngje hormonale qetësuese. Terapitë alternative e bazojnë kurimin e tyre tek ideja se shkaku i dhimbjes së shpinës është zhvendosja e vertebrave të shtyllës kurrizore, ndaj edhe përqendrimi është i gjithi te vertebrat. Gjatë procedurës, mbi shpinë aplikohet një peshë jo shumë e madhe, e cila nëse fokusohet në vendin e duhur arrin të japë shumë rezultat dhe të çojë në vend vertebrat.

Cili shtrat do të ishte më i miri?

Ka shumë mundësi që pikërisht shtrati ku flini të jetë edhe burimi i dhimbjeve tuaja. Nëse arrini të gjeni dyshekun e përshtatshëm, do të ishit me të vërtetë i fituar. Por cili është ai? Nëse do të kishit një dyshek shumë të butë, nuk do ishte mirë, sepse trupi do të krijonte gunga. Edhe nëse do të merrnit një dyshek të fortë, presioni mbi trupin tuaj do të rritej e si pasojë vjen tendosja e dhimbjet. Sipas një studimi, personat që flenë në një dyshek gjysmë të fortë kanë më shumë shanse të jenë të shëndetshëm dhe të përjetojnë më pak dhimbje nga ata që flenë ose në dyshek shumë të butë, ose e kundërta.

Këshilla për shpinën: Çfarë duhet të bëni kur jeni në krizë?

24 orëshi i parë

Është shumë e vështirë që të përcaktohet një diagnozë ditën e parë të dhimbjeve akute, pasi zona e prekur është e infektuar. Substancat inflamatore janë si zamka, pra i ngjisin bashkë fibrat muskulore, duke e reduktuar në maksimum lëvizjen. Çelësi i suksesit është që ta marrësh shtruar dhe të qëndrosh shtrirë, nëse ke mundësi. Në momentin e parë janë të dobishme medikamentet anti-inflamatore, si aspirina apo ibuprofeni. Në vendin ku ke dhimbje mund të vendosësh kubikë akulli. Kjo do të ndalojë substancat inflamatore që të hyjnë në ind dhe do përshpejtojë shërimin.

Dita e dytë

Shpina juaj mund të jetë më shumë e nxirë, se sa të të japë dhembje dhe kjo është shenjë e fillimit të shërimit. Vazhdoni ta merrni shtruar, por ndërkohë përpiquni që të lëvizni për të stimuluar qarkullimin. Gjithmonë dëgjoni atë që ju "thotë" trupi, pasi trupi gjithmonë, nëse ne dimë ta dëgjojmë, na thotë gjëra të dobishme. Disa lloje dhimbjesh (zakonisht dhimbjet muskulore) nisin të qetësohen pas lëvizjeve dhe fërkimeve të buta, por të tjerat (zakonisht dhimbjet e nervave) janë më të dhimbshme. Nëse konstatoni se gjendja përkeqësohet, atëherë duhet të mos lëvizni shumë e të riktheheni në shtrat.

Dita e tretë

Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme. Nëse intensiteti i simptomave është në rritje, atëherë dhimbja nuk do të kalojë vetiu, por ju do të keni nevojë për një specialist. Nëse keni më shumë një shqetësim, se sa një dhimbje të mirëfilltë, atëherë në vend të akullit që duhet të përdornit në fillim, duhet ta trajtoni veten me ujë të nxehtë në zonën e dhimbjes. Nëse gjithsesi dhimbja përkeqësohet, duhet të takoni mjekun.

Shkrimtari Ismail Kadare, kandidat për çmimin "Principe de Austrias" në Spanjë

Tirane 25 qershor (MIA) - Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është nominuar si kandidat për çmimin "Principe de Asturias", një çmim që pritet të shpallet sot nga Juria e Fondacionit "Principe de Asturias" në Oviedo (Spanjë), njofton ATSH-ja.

Duke ju referuar të përditshmes spanjolle "El Pais", finalistët e edicionit të vitit 2008 janë shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, kanadezi Margaret Atuod, britaniku Ian MekEuan dhe spanjolli Huan Goytisolo, të cilët u përzgjodhën ndër 32 propozime, të cilët vijnë nga 24 vende.

Jorge Semprun, Andres Trapiello, uruguajani Eduardo Galeano, japonezi Haruki Murakami, poeti libanez Ali Ahmad Said, Adonis, koreani Ko Un, italiani Antonio Tabuçi dhe amerikani Riçard Ford ishin disa nga kandidatët e çmimit të cilët nuk kanë mundur të kalojnë seleksionimin e fundit.

ATSH-ja njofton, se gjatë diskutimeve të jurisë në këtë edicion është debatuar që në këtë çmim të përfshiheshin apo jo vetëm autorët e gjuhës spanjolle apo edhe kandidaturat në gjuhë të tjera . Hera e fundit kur një autor spanjoll ka marrë një çmim ka qënë viti 2000, me guatemalasin Augusto Monterroso.

Çmimi "Principe de Astirias" një nga çmimet më të rëndësishme të Spanjës, në edicionet e kaluara është fituar nga autorë si Hoze Hierro, Huan Rulfo, Angel Gonzalez, Mario Vargas Llosa, Kamilo Hoze Cela, Klaudio Rodrigez, Karlos Fuentes, Francisko Umbral, Gynter Gras, Augusto Monterroso, Doris Lesing, Arthur Miller, Zuzan Sontag, Klaudio Magris, Paul Auster dhe Amos Oz, i cili e mori këtë çmim në vitin 2007.

Çmimi "Principe de Asturias në Letërsi, është i gjashti me rradhë që ndahet gjatë këtij viti . Deri tani janë dorëzuar çmimi i Bashkëpunimit ndërkombëtar në Art, i Kërkimit shkencor dhe teknik, Komunikimit dhe njerëzimit dhe Shkencave sociale. Çmimet për Sport priten të ndahen gjatë muajit shtator.

Thursday, June 19, 2008

Optimistët jetojnë më gjatë

Përpara një gote të mbushur përgjysmë ka nga ata që shohin gjysmën bosh dhe këta janë pesimistët. Të tjerët që shohin gjysmën e mbushur janë optimistët.

Tentativat për të thënë që gota është përgjysmë vijnë nga disa individë që nuk rroken nga emocionet e realitetit. Individë që kërkojnë të japin një përshkrim të thjeshtë dhe vetëm teknik.

Luigi Anolli, docent në universitetin e Milanos, ekspert në shkencat e komunikimit dhe në psikologji e quan këtë sjellje “realitet mbrojtës”. Në fakt, për shumicën prej nesh është e pamundur të mos vlerësosh pozitivizmin nga negativizmi, në çfarëdolloj rrethane.

Optimizmi është një vizion i jetës që nxjerr në pah aspektet pozitive dhe të qëndrueshme, por pa fshehur aspektet negative. Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë do të ishim përballë një optimizmi ireal, që në fund sjell stres dhe që mund të bëhet obsesion.

Ka edhe një formë të veçantë të pesimizmit, shfaqur nga disa që gjithmonë Anolli e

quan “pesimizmi mbrojtës”, e që shfaqet në personat që shoqërohen nga ankthi, gjithmonë të shqetësuar, edhe tej masës ndaj së ardhmes.

Kjo sipas studiuesit ka të bëjë me të menduarit gjithmonë për më te keqen dhe për të dekurajuar veten.

Atëherë si ta përcaktojmë optimizmin?

Është padiskutim e kundërta e asaj që thamë më sipër. Ndjenja pozitive, gjallëri, alegri dhe kënaqësi. Është lehtësisht më optimist një njeri që kënaqet me rezultatet që ka arritur në jetën e tij. Një person që jo gjithmonë ngulmon në mënyrë të frikshme tek perfeksioni, por që di t’i pranojë vetes edhe defektet.

Të jesh optimist do të thotë të arrish zgjidhje në vështirësi dhe ndryshueshmëri, të shohësh aspektet pozitive dhe të impenjohesh për t’i dhënë një kuptim pozitiv jetës, pavarësisht periudhave të pafata që mund të kalosh në jetë.

Optimistët kanë gjithmonë një cilësi që psikologët e quajnë autoefektivitet, që do të thotë; besimi që sjelljet e tyre, të mbushura me efekte pozitive do të arrijnë të modifikojnë një raport apo një situatë problematike dhe t’i kapërcejnë pengesat.

Tashmë, sipas studimeve është provuar se kush i përballon me optimizëm studimet për shembull, i kalon më mirë provimet dhe dekurajohet më pak, sepse për optimistët e vërtetë, nuk është thelbësore rezultati në vetvete, por synimi që t’ia dalin. Dhe në fakt, ata kënaqen edhe me një rezultat sado sipërfaqësor.

Sepse ata dinë të bëjnë balancën e faktorëve të riskut në çdo projekt dhe të marrin në konsideratë rrugë alternative që çojnë gjithsesi në rezultat. Optimisti, sipas studiuesve është fleksibël.

Përpos mendimit pozitiv, ai di të mos i dramatizojë vështirësitë dhe në këtë mënyrë nuk arrin të humbasë kontrollin. Ai di ta vërë veten në vendin e duhur dhe nëse përballet me probleme di të vlerësojë

Në fund, ankthi, është shumë herë më i pranishëm tek pesimistët se tek optimistët, dhe këta padiskutim jetojnë më gjatë. Kështu, që bëni kurajë!

Banania e gjithanshme!


Banania është mirë e njohur si burim i kaliumit, mirëpo shumë pak dihet se ajo ndihmon në parandalimin e paraqitjes së puçrrave, aciditetit të stomakut dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Një studim I ri ka treguar se banania pengon oksidimin e LDL-kolesterolit, i cili është proces fillestar I aterosklerozës. Në studim kanë marrë pjesë 20 vullnetarë të cilët kanë ngrënë nga 400g banane, e cila ka reduktuar tresin oksidativ të plazmës së gjakut vetëm disa orë pas konsumimit të pemës tropikale.

Si do të duket MEGANE COUPE?

Francezët qe një kohë janë duke bërë teste të kupesë së re të modelit Megane.

Edhe pse automjeti i ri nuk do të jetë aq avangardë sa edhe shembulli konceptual me dyert gullwing, megjithatë, gjykuar sipas skicave te cilat janë krijuar në bazë të informative të afërme me prodhuesin, do të duhej të ishte shumë atraktiv.
Dizajni i jashtëm do të dallohet nga pjesët e dala e të shkurtra, maska asimetrike dhe pjesa e prapme e formësuar në stilin e Alfa Breras.

Modeli më i fuqishëm do të duhet të ishte R26 me motorin dylitërsh turbo dhe fuqi prej 230 KF.

Paraqitja zyrtare e kupesë atraktive franceze është paralajmëruar për panairin e sivjetmë të automjeteve në Paris, i cili mbahet në tetor të këtij viti.

VLORA

Sezoni turistik për qytetin e Vlorës do të çelet të shtunën e dytë të muajit Maj, këtë e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve pranë Bashkisë Vlorë, zoti Ilir Metaj. Ai ka folur për përparësitë dhe programet që ekzistojnë për këtë sezon turistik veror,

të mirëorganizuara nga stafi pranë kësaj bashkie dhe ka premtuar për zhvillimin e një serë aktivitetesh të larmishme kulturore, artistike, sportive , etj, duke garantuar në të njëjtën kohë se këto aktivitete do të përfshijnë të gjitha moshat. Sipas drejtorit Metaj, qyteti i Vlorës përveç resurseve natyrore që ofron është tërheqës edhe për shkak të cilësive të mikpritjes, të bashkëpunimit të Bashkisë Vlorë me operatorët turistikë, të plazheve të pastra dhe të bukura, por dhe falë organizimit të aktiviteteve të gjithanshme kulturore, sportive, etj. Zoti Metaj tha “se e shtuna e dytë e muajit maj përkon pikërisht me çeljen e sezonit turistik veror, miratuar nga Këshilli Bashkiak . Kuptohet kjo është një periudhë ose më mirë të themi janë disa ditë ku Bashkia Vlorë do të promovojë një sezon turistik joshës të qytetit të Vlorës, jo vetëm për bukuritë natyrore që ajo zotëron, por edhe për shkak të cilësive të tjera që janë të dallueshme nga qytete të tjera të Shqipërisë siç janë mikpritja e njerëzve të saj por dhe të aktiviteteve të shumta që do të zhvillohen gjatë sezonit turistik, por s’mund të lë këtu pa përmendur gastronominë mjaft të mirë dhe çmimin e cilësisë hoteliere të Vlorës.”
Ndërkaq Meta ka folur dhe për nivelin e urave të bashkëpunimit midis Bashkisë Vlorë dhe Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve për rehabilitimin e Plazhit të Vjetër si dhe për pengesat trevjeçare për ta pastruar dhe për ta bërë atë plazh funksional. Ai thotë se “bashkëpunimit midis Bashkisë Vlorë dhe Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve është mjaft i ulët dhe ndihmat financiare përfshijnë vlerën zero lekë të reja, kjo jo për shkak të problemeve që kanë të bëjnë me Bashkinë Vlorë, por pikërisht me mungesën e legjislacionit për shkak të atyre njerëzve që e kishin zënë forcërisht atë plazh. Më në fund Plazhi i Vjetër do të kthehet në një nga pikat që do të frekuentohet gjerësisht nga pushuesi”. Përsos të tjerave Drejtorisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve pranë bashkisë Vlorë zoti Ilir Metaj, ka theksuar se edhe këtë vit Vlora do të ketë ofertën më të mirë turistike në vend, duke vazhduar të mbajë kurorën e mbretëreshës së turizmit.


Sunday, June 15, 2008

Laguna Coupe

Derisa paparacit ishin duke e "gjuajtur" automjetin e ri, Renault Megane, ata janë ndeshur me Laguna Coupenë e re. Ashtu si edhe pritej, Laguna Coupe nuk është e afërt me konceptin I cili ishte paraqitur vitin e kaluar.

Modeli me tri dyer I Renault Laguna, shumë më tepër do t'i ngjajë modelit "të zakonshëm " , sidomos me pjesën e përparme, ku siç duket dizajni ndriçues është marrë plotësisht nga Laguna me pesë dyer.

Pjesa e pasme krahasuar me konceptin, ka mbetur e pandryshuar, dhe duhet pranuar se ta kujton Alfa Romeon.

Te Laguna Coupe e re do të ofrohen katër motorë, dy dizelë dhe dy benzinë.
Dy të parët do t'i përfaqësojnë dizelin 2.0, me katër cilindra dhe mbushjen turbo, i cili ka 185 kalë-fuqi, dhe dizelin tjetër V6, 3.0, I cili do të ketë 230 kalë-fuqi.

Automjetet me benzinë do të përfaqësohen po ashtu me variante të ngjashme,njëri do të jetë 2.0, turbo, me 205 kalë-fuqi dhe tjetri 3.5, V6, me 230 kalë-fuqi.

Çmimi I modelit bazë do të fillojë më 35. 000 euro në tregun evropian, ndërsa modelet më të fuqishme dhe të rregulluara më mirë do të kushtojnë mbi 50.000 euro.

Duhanpirja “korrupton” trurin

Në momentet e ngarkuara, stresante e të tensionuara, shumë i besojnë një cigareje për të gjetur shpëtim. Rastet janë të panumërta, aq sa të shumtë janë ata që tymosin. Por, në fakt, studimet e ndryshme që janë bërë tregojnë se duhanpirja rrezikon seriozisht organizmin, në mënyrë të veçantë kujtesën dhe mundësinë e arsyetimit për të zgjidhur problemet.

Kjo është një tezë e mbështetur prej kohësh dhe që tashmë qëndron në bazë të një studimi të realizuar nga një institut shëndetësor francez, i njohur në fushën e vet, në bashkëpunim me një universitet në Londër dhe publikuar në revista mjekësore.

Për studimin në fjalë, kërkuesit shkencorë janë mbështetur në të dhëna interesante, që datojnë që në vitin 1985, kur një studiues ekzaminonte raportin mes statusit socio-ekonomik dhe shëndetit. Të dhënat u mblodhën pas anketimeve të 10.308 punonjësve të ndryshëm.

Mes viteve, 1997-1999 e deri në periudhën 2002-2004 u vlerësuan shumë sjellje duke vrojtuar duhanpirësit. Në konsideratë, përpos pjesëve të sjelljes u morën edhe shpejtësia në arsyetime dhe kujtesa e të analizuarve. Me kalimin e kohës, ndërkohë që ata mbaheshin nën vëzhgim u vunë re humbje të ndjeshme të disa zakoneve, që më parë i kishin pasur. Kujtesa, reagimi, mundësia për të arsyetuar shpejt e në mënyrë të logjikshme. Në vlerësimin e atyre që morën pjesë në këtë studim u morën parasysh

një sërë faktorësh; mosha, seksi, statusi civil, niveli arsimor dhe pozicioni social-ekonomik dhe shëndeti në përgjithësi. Këto sipas specialistëve kanë ndikimin e vet në studim, për të cilin një pikë më vete ishte edhe nëse ata konsumonin alkool apo përdornin droga.

Rezultatet e studimit tregojnë një lidhje mes duhanpirjes dhe riskut të madh në problemet me kujtesën dhe aftësinë për të formuluar një arsyetim linear. “Të pish duhan, nuk të ‘korrupton’ vetëm shëndetin në përgjithësi, por edhe trurin”- theksuan studiuesit.

Aq e dukshme është kjo sipas studiuesve, sa për shumë prej të analizuarve, fill pas lënies së duhanit, stili i tyre i jetës ndryshonte në mënyrë rrënjësore, sikur të lësh duhanit, është e njëjta gjë si ti të kujdesesh për veten në një mënyrë më komplete.

Audi A3 TDI Clubsport quattro koncept

Audi në takimin e sivjetmë për tunning, i 27-ti me radhë me emrin Lake Worther Tour, i cili mbahet nga 21 deri më 25 maj në Austri, do të paraqesë konceptin e ri të zhvilluar në bazë të modelit të ridizajnuar kohë më parë, atë A3.

Ideja bazë është të promovohen mundësitë e motorit dizel, pasi që 2.0 litërshi dizel TDI në këtë automjet zhvillon 224 KF dhe 450 Nm për vetëm 1.750 o/min.

Vozitësi i cili di të udhëheq mirë me gazin, kupllungun dhe dorezën e marshit prej gjashtë shpejtësive do të mund ta arrijë shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë për diç më shumë se gjashtë sekonda dhe të vazhdojë deri në 240 km/h.

Në kuadër të motorit të përforcuar edhe pjesa tjetër e automjetit do të përmirësohet - sepse në të janë integruar disqet qeramike të frenimit, sistemi Drive Select, sistemi Magnetic Ride... e shumë tjera.