Ministria i Arsimit dhe Shkences Sulejman Rushiti u takua me perfaqesuesit e Unionit te nxenesve te shkollave te mesme.
Biseduam per shqetesimin ne lidhje me provimin e matures dhe u be e qarte se nxenesit kane me teper nevoje per informacion,tha Ministri i Arsimit pas takimit.
Matura nuk eshte menduar si eliminim nga procesi i metutjeshem i edukimit te nxenesve, deklaroi Ministri i Arsimit Sulejman Rushiti.
Na premtuan, se ne programin e provimit te matures nuk do te figurojne tema apo pyetje te cilat nuk i kemi mesuar gjate kater viteve,deklaroi perfaqesuesi i unionit te nxenesve. Sipas tij, per informimin e nxenesve Ministria e Arsimit ka premtuar se do te funksionoje zyra per informim, ku pos anetareve nga kjo ministri do te kycen edhe nga dy koordinator te shkollave te mesme,te cilet do te kene feedback per punen ne sistemin arsimor.
Sipas Ministrit Rushiti, pas dy muajsh do te behet pilotimi i matures dhe nxenesit do te shohin se nuk eshte ashtu sic e kane paramenduar. Njeheresh, ai u beri verejtje atyre qe krijojne frike te nxenesit per provimin e matures.
Tuesday, September 25, 2007
S'do te kete me protesata.Kjo u vendos pas takimit mes perfaqesuesve te Unionit te gjimnazisteve me Ministrin Rushiti
Posted by Rina TURKESHI at Tuesday, September 25, 2007
Labels: Lajm MRT
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment