Friday, September 14, 2007

DHUNA PJESE E PANDASHME E FAMILJES PATRIAKALE

Familjet patriakale akoma jane pjese e shoqerise.Si rrjedhoj e kesaj dominon dhunes ne familje.Me tragjike eshte fakti se akoma mbetet e “pa shpallur” dhe e “fshehte” madje shume rende mund ti identifikosh viktimat.

Pikerisht ne kuader te kesaj, u mbajt edhe seminari regjional qe per qellim kishte mbrojtjen e viktimave qe jane pre e dhunes familjare.

Statistikat tregojne se gjashte muajt e para te ketij viti jane evidentuar 332 viktima te reja si rrjedhoj e dhunes ne familje, nga te cilat 272 jane gra dhe 28 femije.

Seminari ne fjale kerkon aksion te perbashket te te gjithe faktoreve me qellim te “zbardhjes”, ndalimit dhe denimit e rasteve ku shihet se eshte perdorur dhune, tha Ministri per Pune dhe Politike Sociale, Lupco Meshkov.

Sipas tij, ne kuader te implementimit te Ligjit per familjen, ne Maqedoni jane hapur shtate qendra ditore per viktimat e dhunes familjare.

Drejtori per te drejtat e njeriut ne Keshillin e Europes shtoi, se sipas statistikave pothuajse nga pese gra njera eshte viktime e dhunes ne familje, ndaj Keshilli i Europes e pare te arsyeshme qe duhet ti kushtohet rendesi kesaj ceshtje, me qellim qe te identifikohen fajtoret dhe tu jepet denimi i merituar.

Shume gra “drurin qe e hane” e quajne si pjese te marteses. Ndaj sipas tyre seminare te keti lloji duhet mbajtur me shpesh ,me qellim te rritjes se vetedijes se gruas dhe identifikimin e shkaktuesve.

No comments: