Wednesday, September 19, 2007

KLUBI - ELITA

Pas 80 tribunave shkencore, pas debateve dhe tryezave te rrumbullakta, ku u trajtuan tema qe preokupojne me shume shoqerine, Klubi Elita hapi edhe qendren per “Edukim arsimor dhe kulturor.
Fjalen pershendetese e mori Skender Rexhepi.

Me hapjen e kesaj qendre ndryshohet perceptimi per organizatat joqeveritare, sot jemi deshmitar se si funksionon nje eksemplar, tha ministri Imer Selmani.

Kjo qender do te ndihmoj mjaft per tere shoqerine pasi drejtuesit e saj kane shume ambiecje per te arritur ate qe deshirojne, vlersoi kryetari i komunes se Cairit, Izet Mexhiti.

Shoqata ne fjale, ka nje program te bujshem per te realizuar:si organizimi i kurseve te informatikes, anglishtes, aftesimi i nxenesve ne lendet qe kane me shume problem si matematika, mbajtja e tribunave per avancimin e statusit te femres etj.

Ne fund u ndan mirnjohje per te gjithe ata qe kane kontribuar per hapjen e kesaj qendre arsimore. Ky projekt ka kushtuar 30 mije euro.

No comments: