Lidhur me incidentet e fundit ne Kuvendin Republikan reagon edhe Bashkimi Demokratik Kombetar,te cilet vlersojne se Maqedonia ballafaqohet me krize politike ndersa ngjarjet e fundit paraqesin kulmin e thellimit te kesaj krize.
Akte te tilla e demtojne procesin demokratik ne Maqedoni,dhe zgjidhjen e statusit perfundimtar te Kosoves, tha zedhenesja e Bashkimit Demokratik Kombetar, Lirie Shabani.
“Ne vlersojme se aktet e tilla i demtojne proceset demokratike ne Maqedoni si dhe e rrezikojne paqen dhe sigurine ne vend gjithashtu vlersojme se keto akte te shemtuara e demtojne edhe procesin e zgjidhjes se statusit perfundimtar te Kosoves.
Mendojme se klasa politike shqiptare si dhe shqiptaret ne pergjithesdi ne keto momente kur eshte vene ne rend dite zgjidhja e statusit duhet te tregohen shume te matur dhe te kujdeshem.Ndersa kjo arrihet duker i lene anash zenkat dhe mosmarrveshjet per gjerat te cilat ne krahasim me statusin e Kosoves jane shume te imta”, vlersoi zedhenesja e BDK-se.
Bashkimi Demokratik Kombetar apelon qe te mobilizohemi sebashku qe te gjitha energjite politike dhe intelektuale ti angazhojme per zgjidhjen e drejte te ceshtjes se Kosoves.
Ata gjithashtu e denon ashper edhe dhunen qe policia e Maqedonise e ushtroi ndaj gazetareve.
Thursday, September 27, 2007
Pas incidentit te fundit ne Kuvendin Republikan reagon edhe Bashkimi Demokratik Kombetar
Posted by Rina TURKESHI at Thursday, September 27, 2007
Labels: Lajm MRT
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment