Friday, September 28, 2007

NDAHET NGA JETA DR. LUTFI TURKESHI

Grupi letrar dhe gazetarët e Dibrës mbajtën mbledhje komemorative, ku i dhanë lamtumirën e fundit, kolegut të tyre të nderuar dr. Lutfi Turkeshit. “Të flasësh për kolegun, aktivistin, letrarin, njeriun që ia përkushtoi tërë jetën gazetarisë është tejet vështirë në këto çaste për të gjithë ne dibranët, sepse ai jo vetëm që ishte prind i dashur, ishte koleg që me zemrën e tij të madhe gjithmonë diti të mbajë afër njerëzit e penës, si dhe të gjithë ata që e rrethonin, me dashuri dhe sinqeritet. Ai dinte të respektonte çdo qenie njerëzore”, u tha në mbledhjen komemorative.


Të hënën, papritmas, në moshën 59 vjeçare, në Dibër, u nda nga jeta publicisti i njohur dr. Lutfi Turkeshi, i cili për tri dekada punonte si gazetar në Radio Shkupin.
Turkeshi lindi më 1947, në Dibër. Shkencat politike, degën e gazetarisë i ka mbaruar në Zagreb, ndërsa studimet postdiplomike dhe doktoratën për historiografi në gazetari e mbaroi në Tiranë, ku fitoi titullin Doktor i Historiografisë së Gazetarisë.

Turkeshi është i njohur me veprat e shumta në publicistike. Ai ka botuar librat: “Pena për çështjen kombëtare”, “Nga fjala në fjalë metaforë”, “Dibra nëpër shekuj”, “Historia e shtypit shqiptar”, “Evenimente”, “Në rrjedhë”.
Çmimin për publicistikë “Mito Haxhivasilev Jasmin”, e ka marrë për veprën “Dibra nëpër shekuj”.

Turkeshi ishte edhe kryetar i klubit të shkrimtarëve shqiptarë “Art klub” në Dibër. Në gazetari është i njohur për nga fejtonet e shumta të publikuara në gazetat “Flaka”, “Fakti” dhe gazetat tjera shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.Lutfi Turkeshi ka shkruar qindra recensione librash, artikuj dhe reportazhe.Kryeredaktori i Radio Shkupit, Haki Mustafa tha se ndarja e Turkeshit është një humbje e madhe për institucionin e tyre. “Doktor Lutfi Turkeshi u nda nga ne, kur më së shumti iu desh këtij programi.

Ne planifikonim që këtë vit të startonim me 17-të orë program, njëherësh ai ishte dhe shtylla e programit, sepse vinte me shumë emisione, programe të ndryshme. Ai ka qene bartës kryesor i redaksisë së kulturës që vite të tëra ka dhënë një kontribut të çmuar në këtë program”.

Sipas Mustafës, puna dhe fjala e tij e bukur ende është e incizuar në Radio Shkupi. “Ne humbëm njeriun që më së shumti na duhej në këtë moment historik të Radio Shkupit”.

Nuri Koleci, anëtar i “Art klub”-it që drejtohej nga Turkeshi, tha se klubi letrar humbi kryetarin e saj të devotshëm, i cili nuk kurseu as kohë, as dije për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve tona. “I tillë ka qenë edhe në mbarë përpjekjet e tija për avancimin e çështjes kombëtare në përgjithësi.

Me dhimbje të thellë po lajmërojmë se Dibra humbi qytetarin e saj, intelektualin, doktorin e shkencave, Radio Shkupi humbi doajenin, aktivistin, i cili mbi tri dekada ka dhënë kontributin e tij në të gjitha lëmenjtë, humbi njeriun më të mirë, prindin më të devotshëm”. I tronditur për këtë të papritur, Koleci tha se ngushëllohen me atë që vepra e tij në tërësi do të mbetet e pashlyeshme.

Thursday, September 27, 2007

Pas incidentit te fundit ne Kuvendin Republikan reagon edhe Bashkimi Demokratik Kombetar

Lidhur me incidentet e fundit ne Kuvendin Republikan reagon edhe Bashkimi Demokratik Kombetar,te cilet vlersojne se Maqedonia ballafaqohet me krize politike ndersa ngjarjet e fundit paraqesin kulmin e thellimit te kesaj krize.

Akte te tilla e demtojne procesin demokratik ne Maqedoni,dhe zgjidhjen e statusit perfundimtar te Kosoves, tha zedhenesja e Bashkimit Demokratik Kombetar, Lirie Shabani.
“Ne vlersojme se aktet e tilla i demtojne proceset demokratike ne Maqedoni si dhe e rrezikojne paqen dhe sigurine ne vend gjithashtu vlersojme se keto akte te shemtuara e demtojne edhe procesin e zgjidhjes se statusit perfundimtar te Kosoves.

Mendojme se klasa politike shqiptare si dhe shqiptaret ne pergjithesdi ne keto momente kur eshte vene ne rend dite zgjidhja e statusit duhet te tregohen shume te matur dhe te kujdeshem.Ndersa kjo arrihet duker i lene anash zenkat dhe mosmarrveshjet per gjerat te cilat ne krahasim me statusin e Kosoves jane shume te imta”, vlersoi zedhenesja e BDK-se.

Bashkimi Demokratik Kombetar apelon qe te mobilizohemi sebashku qe te gjitha energjite politike dhe intelektuale ti angazhojme per zgjidhjen e drejte te ceshtjes se Kosoves.
Ata gjithashtu e denon ashper edhe dhunen qe policia e Maqedonise e ushtroi ndaj gazetareve.

Tuesday, September 25, 2007

Pushteti lokal ne Tetove, refuzon ndertimin e Biblotekes

Ne programin qeveritar jane perfshire disa synime nga sfera e kultures, ne mesin e tyre eshte edhe projekti per ndertimin e Biblotekes se Tetoves,e cila vazhdon te refuzohet nga pushteti lokal,deklaroi Ministri i Kultures Arifhikmet Xhemaili.

“Kur eshte arritur kualicioni qeveritar ne mes VMRO DPMNE- se dhe Partise Demokratke Shqiptare, ne mes tjera eshte parapare edhe ndertimi i Biblotekes ne Tetove, e cila tashme ka trajtat e nje odiseade sa apsurde aq me teper antinjerzore”.

Sipas tij, po qe se e shfletojme historine e librit dhe te biblotekave pergjate epokave te ndryshme,do te shohime se qe nga Babilonia e deri me ditet e sotme, pushtuesi aktin e pare qe e ben gjate okupimite te vendit eshte djegja masive e librave te nxjera nga raftet e biblotekave, rrenimi dhe shkrumbimi deri ne themel.

Ne nuk e kemi te qarte se pse Tetove e dy universiteteve, vatra e intelektualeve dhe e mijra studenteve akoma te privohet nga e drejta e tyre apsolute per ta frekuentuar nje bibloteke qyteti.Ne fundjave qe e lame, na erdhi nje refuzim, mosdheje e lejes per ndertimin e Biblotekes eshte perplot ngjyra politike, tha Ministri Xhemaili

Pa mburojen e Ozoni niveli i rrezeve ultraviolete ne siperfaqen e tokes do te ishte me e larte, do te ishin me shume te eksponuar kanceri te lekure

Egzistojne kater zona qe e rrethojne Token.Ne dy shtresat e para te atmosferes, troposferes dhe stratospheres,ozoni eshte lende interesimi per jeten ne Toke.

Varesisht se ku gjendet, ozoni mund ta mbroje apo ta demtoj jeten ne toke.Ajo eshte si mburoj e cila mbron token nga rrezet ultraviolete te demshme diellore.

Pikerishte per mbrojtjen e shtreses se Ozonit, Maqedonia para 10 viteve ka nenshkruar Konventen Vieneze dhe Protokolin Montreal.

Qe atehere, Ministria e Ambientit Jetesor, kryen kontroll te vecante per mbrojtjen e ozonit, kete e shprehin edhe rrezultatet, shteti yne ka eliminuar 97% materje qe demtojne shtresen e ozonit, tha ministry i ketij resori, Xhelil Bajrami, ne diten nderkombetare te mbrojtjes se ozonit.
Kjo dite ne Maqedoni u shenua me shfaqen teatrale “Ozi – ozon dhe miqte”.

Punojme ne menyre permanente, vlersoi Emilia Qupeva Nedelkova,perfaqsuese e Zyres per mbrojtjen e ozonit, e cila vepron ne kuader te ministries se ambientit jetesor.

Ozoni ne stratosfere shkatrohet nga substanca CFC(si ef si), ndersa demtimi i saj mund te sjell pasoja te renda.

Pa mburojen e Ozoni niveli i rrezeve ultraviolete ne siperfaqen e tokes do te ishte me e larte, do te ishin me shume te eksponuar kanceri te lekures,kataraktit dhe sistemit te dobesuar te imunitetit

S'do te kete me protesata.Kjo u vendos pas takimit mes perfaqesuesve te Unionit te gjimnazisteve me Ministrin Rushiti

Ministria i Arsimit dhe Shkences Sulejman Rushiti u takua me perfaqesuesit e Unionit te nxenesve te shkollave te mesme.

Biseduam per shqetesimin ne lidhje me provimin e matures dhe u be e qarte se nxenesit kane me teper nevoje per informacion,tha Ministri i Arsimit pas takimit.

Matura nuk eshte menduar si eliminim nga procesi i metutjeshem i edukimit te nxenesve, deklaroi Ministri i Arsimit Sulejman Rushiti.

Na premtuan, se ne programin e provimit te matures nuk do te figurojne tema apo pyetje te cilat nuk i kemi mesuar gjate kater viteve,deklaroi perfaqesuesi i unionit te nxenesve. Sipas tij, per informimin e nxenesve Ministria e Arsimit ka premtuar se do te funksionoje zyra per informim, ku pos anetareve nga kjo ministri do te kycen edhe nga dy koordinator te shkollave te mesme,te cilet do te kene feedback per punen ne sistemin arsimor.

Sipas Ministrit Rushiti, pas dy muajsh do te behet pilotimi i matures dhe nxenesit do te shohin se nuk eshte ashtu sic e kane paramenduar. Njeheresh, ai u beri verejtje atyre qe krijojne frike te nxenesit per provimin e matures.

Wednesday, September 19, 2007

EL- HILALI

Pese vite rradhazi organizata humanitare El-Hilal ne muajin e solitaditetit- Ramazanin, organizon iftar per personat me te hyra te ulta dhe studentet. Kryetari i Qrganizates Humanitare “El-Hilal”, Bexhudin Sheapi, tha se sofra e ramazanit do te vazhdoj te shtrohet me qellim qe edhe te varferit sepaku kete muaj te shenjte ata ta kene barkun plot.

28 nete rradhazi ne restorantin “Princ” do te shtrohet sofra e Ramazanit.Qytetaret shprehen te kenaqur per inicjativen ne fjale. Nje student nga Turqia thekson se nese organizohet per cdo vite, do te jete mire vecanerisht per ne studentet dhe familjet e varfera. Ndersa M.Luzha shfritezues i ndihmes socile, tha se vazhdimisht ka qene shfrytezues i iftarit dhe e faliminderon perzemersisht OH- El-Hilal.

Kryetari i komisionit per organizimin e Sofres se Ramazanit, Irfan Isaku u shpreh se per dallim nga vitet e kaluara, kete vite projekti ne fjale do te zgjerohet edhe ne vendet tjera, behet fjale per Kumanoven dhe Gostivarin.

Organizata Humanitare “El-Hilal” ka parapare organizimin e 13 000 iftareve per muajin e shejnte.

KLUBI - ELITA

Pas 80 tribunave shkencore, pas debateve dhe tryezave te rrumbullakta, ku u trajtuan tema qe preokupojne me shume shoqerine, Klubi Elita hapi edhe qendren per “Edukim arsimor dhe kulturor.
Fjalen pershendetese e mori Skender Rexhepi.

Me hapjen e kesaj qendre ndryshohet perceptimi per organizatat joqeveritare, sot jemi deshmitar se si funksionon nje eksemplar, tha ministri Imer Selmani.

Kjo qender do te ndihmoj mjaft per tere shoqerine pasi drejtuesit e saj kane shume ambiecje per te arritur ate qe deshirojne, vlersoi kryetari i komunes se Cairit, Izet Mexhiti.

Shoqata ne fjale, ka nje program te bujshem per te realizuar:si organizimi i kurseve te informatikes, anglishtes, aftesimi i nxenesve ne lendet qe kane me shume problem si matematika, mbajtja e tribunave per avancimin e statusit te femres etj.

Ne fund u ndan mirnjohje per te gjithe ata qe kane kontribuar per hapjen e kesaj qendre arsimore. Ky projekt ka kushtuar 30 mije euro.

Friday, September 14, 2007

NE SHKOLLEN FILLORE "7 MARSI" AKOMA NUK KA FILLUAR MESIMI

Kane kaluar 10 dite qe kur ka filluar viti i ri shkollor ndersa kalendari nuk ka levizur per shkollen fillore “7 Marsi”.
Qeveria dhe Komuna e Cairit, me mendime te kunderta per vazhdimin e mesimit ne kete shkolle.

Perderisa Ministria e Arsimit investon ne objektin e me parshem, komuna dhe drejtori i kesaj shkolle, kerkojne te investohet ne shkollen e re.
Agjencia turke per rikonstruim dhe bashkpunim, e cila investon vite me rradhe ne arsim, e pa te arsyeshme ta ndihmoj edhe shkollen “7 Marsi”.

Kemi ndihmuar per rregullimin dhe mirmbajtjen e 9 shkollave, gjithashtu kemi donuar 150 mije libra per nxenesit shqiptar, tha kryetari i TIKES, Ali Maskan. Numer me i madh i inventarit ne shkollen “7 Marsi “ u donua pikerisht nga ata.

Drejtori i shkolles kerkon ndihme financiare nga Ministria e Arsimit per objektin e ri.
Ne te njejten kohe punohet per rikonstruimin me ndetrtimin e dy objekteve edhe ne objektin e vjeter edhe ne te objektin e ri. Nderkaq nxenesit akoma e vazhdojne pushimin veror.

DHUNA PJESE E PANDASHME E FAMILJES PATRIAKALE

Familjet patriakale akoma jane pjese e shoqerise.Si rrjedhoj e kesaj dominon dhunes ne familje.Me tragjike eshte fakti se akoma mbetet e “pa shpallur” dhe e “fshehte” madje shume rende mund ti identifikosh viktimat.

Pikerisht ne kuader te kesaj, u mbajt edhe seminari regjional qe per qellim kishte mbrojtjen e viktimave qe jane pre e dhunes familjare.

Statistikat tregojne se gjashte muajt e para te ketij viti jane evidentuar 332 viktima te reja si rrjedhoj e dhunes ne familje, nga te cilat 272 jane gra dhe 28 femije.

Seminari ne fjale kerkon aksion te perbashket te te gjithe faktoreve me qellim te “zbardhjes”, ndalimit dhe denimit e rasteve ku shihet se eshte perdorur dhune, tha Ministri per Pune dhe Politike Sociale, Lupco Meshkov.

Sipas tij, ne kuader te implementimit te Ligjit per familjen, ne Maqedoni jane hapur shtate qendra ditore per viktimat e dhunes familjare.

Drejtori per te drejtat e njeriut ne Keshillin e Europes shtoi, se sipas statistikave pothuajse nga pese gra njera eshte viktime e dhunes ne familje, ndaj Keshilli i Europes e pare te arsyeshme qe duhet ti kushtohet rendesi kesaj ceshtje, me qellim qe te identifikohen fajtoret dhe tu jepet denimi i merituar.

Shume gra “drurin qe e hane” e quajne si pjese te marteses. Ndaj sipas tyre seminare te keti lloji duhet mbajtur me shpesh ,me qellim te rritjes se vetedijes se gruas dhe identifikimin e shkaktuesve.

Monday, September 10, 2007

MESOJME PER BASHKIMIN EVROPIAN

Pse vendi yne nuk mund te integrohet ne Bashkimin Evropian? Cilat jane kriteret? Cfare mendojne vendet antare te Bashkimin Evropian per Maqedonine?
Ishin keto disa nga pyetjet qe nxenesit e shkolles fillore ”Petar Zdravkovski –Penko”, ua parashtruan perfaqesuesve te Sekretariatit per Ceshtje Evropiane.
Me viziten e perfaqesuesve te ketij sekretariati, filloi edhe faza e dyte e fushates “Mesojme per Bashkimin Evropian”.

Ne pyetjen te parashtruar nga nxenesit se nese Maqedonia behet pjese e NATO-se, a do te thote kjo se shume shpejt do te integrohemi ne Bashkimin Evropian. Ata vlersuan se antarsimi ne NATO do te jete hap pozitiv, dhe se do te na e hap rrugen drejt familjes evropiane, por jo se mund te ndikoj ne integrimin ne te.
Per tu antarsuar ne Bashkimin Evropian egzistojne kritere tjera qe Maqedonia duhet ti permbush.
Ne kemi degjuar per Bashkimin Evropian, por nuk kemi informata te mjaftueshme, deklaruan nxenesit.
Eshte parapare qe ne gjysemvjetorin e pare te vitit 2007-2008, ne kuader te fushates” Mesojme per Bashkimin Evropian”te vizitohen 30 shkolla fillore, 13 shkolla te mesme dhe 3 fakultete.
Qellimi i proektit eshte zgjerimi i dijenive te nxenesve per procesin e antarsimit ne Bashkimin Evropian.

Friday, September 7, 2007

GJYKATESIT DHE PROKURORET PUBLIK E MBARUAN ME SUKSES TRAJNIMIN

Akademia per trajnimin e gjykatesve dhe prokuroreve publik e cila filloi ne mars dhe perfundoi ne mesin e muajit gusht te vitit 2007, ka mbaruar me sukses, vlersuan ekspertet gjerman te cilet ne menyre te vazhdueshme ishin pjese e trajnimit.

Behet fjale per trajnimin i cili ka vepruar ne kuader te projektit CARDS me teme”Perafrimi me legjislativin nga lemi i politikes konkuruese dhe perforcimi i kapaciteteve administrative per mbrojtje nga konkurenca”, e financuar nga Agjencia Evropian per Rikonsruim.

Gjykatesit dhe prokuroret publik u njohtuan me rastet praktike praktikenlidhur me kufizimin e konkurences te rregulluara me dispozitat ligjore te dala nga Ligji i te drejtes konkuruese evropian dhe ligjit penal evropian., tha kryetarje e akademise per trajnim te gjykatesve dhe prokuroreve publik, Aneta Arnaudova.

Per here te pare njohtohemi me te drejtat konkuruese dhe ligjet evropiane, deklaroi sekretari shtetror ne Ministris se Drejtesis, Numan Limani.

Gjykatesit dhe prokuroret publik pervec qe paten rastin te njihen me programet e internetit, ata u trajnuan per mbledhjen e deshmive digjitale dhe hapjen e postes elektronike.
Numri total i te trajnuarve eshte 99 dhe ate 65 gjykates dhe 34 prokuror publik.
Nga ky projekt, u publikua libri “Hyrje ne te drejten konkuruese “, e cila do tu ndihmoj mjaft ne punene e metejme.

PESE KLASA NE SHKOLLEN E MESME EKONOMIKE-JURIDIKE 8 SHTATORI NE TETOVE, SOT U FURNIZUAN ME 145 KOMPJUTERE

Pese klasa ne shkollen e mesme ekonomike-juridike 8 shtatori ne Tetove, sot u furnizuan me 145 kompjutere. Kjo eshte si rrjedhoje e implementimit te fazes se pare te projektit “Kompjuter per cdo nxenes”, te cilen e realizon Ministria e Arsimit ne bashkepunim me Qeverine.
Do te vazhdohet edhe me pjesen tjeter te projektit e cila ka te bej me softverin dhe trajnimin e mesimdhenesve per perdorimin e kompjutereve, sepse nxenesit mjetin elektronik nuk do ta perdorin vetem ne oren e informatikes por edhe ne lendet tjera, deklaroi Ministri i Arsimit Sulejman Rushitit.
Ndersa ne lidhje me mungesen e hapsires ne shkollen ekonomike Pero Nakov ne Kumanove ministri Rushiti tha se Qeveria ka mare vendim qe kazermat te rikthehen serisht ne kompetence te qeverise,sipas tij punohet qe te gjith shkollave tjera ne Kumanove qe kane munges hapsire tu sigurohet lokalitet i nevojshem.
Arsimi nuk eshte proces statike por eshte proces dinamik probleme dhe kerkesa do te jene te perhershme. Por sidoqoft me zbatimin e reformave te reja ne arsim ne do te mundohemi ti lehtesojm ato tha ministri i arsimit Rushiti.
Ministria e arsimit ka shprehur gatishmerine qe te rite rrogat e puntoreve ne arsim, se shpejti.