Wednesday, October 31, 2007

KONCERTI I PARË SOLISTIK I VIOLINISTIT KRENAR ISMAILI

Edhe pse i ri vetëm 17 vjecar ai qysh tani
ka sfiduar botën e artit...talentin e ka trashigur deklaron gjyshi i tij, Gani Ismaili.

Per më shumë hollësi klikoni në video lajmin



Saturday, October 27, 2007

DIMRI DO TË NA GJEJ TË PAPËRGADITUR

Dimri po afrohet ndërsa qytetarët shprehen se nuk janë të gatshëm të përballen me acarin që po vjen dhe kjo është për shkak të çmimit të lartë të drunjëve për ngrohje dhe artikujve.

Për më shumë hollësi klikoni në video lajm, më poshtë


ABROGIMI I LIGJIT PER FLAMURIN NGA GJYKATA KUSHTETUESE

Shfuqizimi i disa neneve të Ligjit per Flamurin nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka shkaktuar reagime edhe tek qytetaret.

Për më shumë hollësi klikoni në video lajm, më poshtë

MTV NËNSHKRUAJTI MARRVESHJE BASHKPUNIMI ME RTK-NË

Marrveshja në fjalë do të ndikoj në këmbimin programor dhe teknik në mes dy serviseve publike.

Për më shumë hollësi klikoni në video lajm, më poshtë


TRANSPORTI PUBLIK PRIVAT VETËM PËR 20 DENAR

Çmimit e transportit publik urban dhe rural ka pësuar ulje. Udhëtarët do të kenë mundësi që për një destinacion të paquajnë vetëm 20 den. Shpresohet që së shpejti të ulen edhe çmimet e transportit publik shtetror.

Për më shumë hollësi klikoni në video lajm, më poshtë


BANESAT NË KRYEQYTET JANË SHUMË SHTREJNTË

Të blesh një banesë në kryeqitenin e Maqedonisë nuk është e lehtë, sepse çmimet janë maramendëse.


Për më shumë hollësi klikoni në video lajm, më poshtë



Wednesday, October 17, 2007

SHKOLLA “IBE PALIKUQI” – LASKARC, NUK I KA KUSHTET E MIRA

Pjesë e komunës së Sarajit ështe edhe fshati Laskarc, i cili numron mbi 2000 banor. Ç’do gjë duket për mrekulli por nëse përqëndrohemi te arsimi do të vërejmë se të eturit për dije shpresë të vetme e kanë shkollën periferike “Ibe Palikuqi”, ndërsa edhe ajo po venitet dita dites.

Për më shumë hollësi klikoni në video lajm, më poshtë

U BË PËRURIMI I FJALORIT AFARIST, TË PROF. SHABAN PREVALLA

Ne humbëm fizikisht njeriun me zemër të madhe por jo veprat tija...Krijuesi jeton dy herë, ndoshta profesori e humbi njërën por jo atë të krijimtarisë ajo do të mbetet e pavdekshme.

Për më shumë hollësi klikoni në video lajm, më poshtë





Saturday, October 13, 2007

U NDA NGA JETA PROF. DR. SHABAN PREVALLA

Zemra e madhe e intelektualit shqiptar pushoi së rrahuri...Ai ka një bagazh të begatë të veprimtarisë sidomos në lëmin e ekonomisë, jo më kot fitoi titullin doktor i shkencave ekonomike.

Për më shumë hollësi klikoni në video lajm, më poshtë

Friday, October 5, 2007

Sllovenet japin vlersim pozitiv lidhur me reformat ne sistemin arsimor te RM

Perderisa Sllovenia eshte pergaditur per gjashte vite per aplikimin e sistemin nentevjecar neper shkolla, Maqedonia me zbatimin e kesaj reformen filloi menjehere.
Drejtoresha Natalia Komjanc tha se nuk nuk jane me rendesi vitet por puna praktike.

Nuk eshte koha e dokumenteve apo fleteve, ne ndoshta jemi pergaditur per gjasht vite per aplikimin e kesaj reforme ne arsim, por sot duhet cekur se suksesi i ketyre reformave buron nga praktika, sa me shume te punojne mesuesit me nxenesit aq me shume sukses do te korin.

Reformat ne sistemin arsimor ne Maqedoni rrjedhin ne menyre dinamike dhe verehen hapa pozitive, vlersuan perfaqesuesit slloven.
Sipas tyre, ndryshimet cdo here sjellin haos, mirepo njerezit asnjehere nuk duhet tu shmangen atyre, por ata duhet te kycen ne ndryshimet.

Nderkohe lidhur me kerkesen qe kane bere prinderit per zgjatjen e orarit mesimor per shkak se shumica e prinderve kohen me te madhe e kalojne ne pune,eshte duke u biseduar per ceshtjen ne fjale, informuan perfaqesues nga Ministria e Arsimit.

Gjithashtu perfaqsuesit slloven shprehen deshire per rritje e pagave te mesuesve, sepse kjo do te mundesoj ngritjen e autoritetit te mesuesit, por me kusht qe tu kerkohet edhe llogari vjetore per punen qe e kane kryer.

Thursday, October 4, 2007

Ora e pare per kete vit akademik ne FON

Universiteti privat me i vjeter ne Maqedoni FON, i cili per pese vite me rradhe me mesimin cilesor e fitoi besimin e qyetareve,sot filloi me oren e pare per kete vit akademik.Ku moren pjese edhe Kryeministri Nikolla Gruevski dhe Ministri i Arsimit Sulejman Rushiti.

Sot shkollimi paraqet fuqi thelbesore per ndertimin e shoqerise,tha Gruevski, sipas tij bota e ardheshme nuk mund te ndertohet permes pasurise ne kuptim materjal por permes dijes. Ky Universitet jo vetem qe bazohet ne dijen por kontribon edhe per ndertimine e marrdhenjeve te mira nderetnike me cka i jep pasqyre te mire shtetit,vlersoi Sulejman Rushiti.

Ndersa menaxheri i pergjithshem Sefer Canovski, potencoi se fillimi i vitit te ri paraqet edhe fillimin e gares dhe sfides per jete.
Kete vit eshte hapur studimi postdiplomik ,ku jane rregjistruar 100 student informoi pronari Fiat Canovski.

Universiteti i perkrah te gjithe studentet, vecanerisht ata te dalluarit te cileve u ndau 4 bursa, nderkohe edhe operatori T-mobil per studentet e talentuar ofroi 1 burse 2500 euro dhe 10 telefon cellular.

Zef Lush Marku- pro matures shtetrore

Matura shtetrore eshte nje proces shume i rendesishem qe do te ndikoj ne ngritjen e cilesise se nxenesve.

Kuptohet se cdo fillim ka veshtiresi por me intenzifikimin e aktiviteteve mes Ministrise se Arsimit dhe profesoreve cdo gje do te perfundoj me sukses, deklaroi drejtori i Zesh Lush Markut, Shefqet Zekolli. Ai po ashtu tha se nxenesit e ketij gjimnazi nuk i kane perkrahur protestuesit.

Nxenesit e Zef Lush Markut, shprehen pro pilot matures. “Matura shtetrore duehet te mbahet, vetem ne ate menyre do te shihet se kush sa ka mesuar per kater vite”.
Pervoja e vendeve qe kane aplikuar qysh heret maturen shtetrore ne sistemin arsimor japin rrezultate positive

Tuesday, October 2, 2007

GJIMNAZISTET SERISHT PROTESTUAN

Edhe pse profesoret kerkuan nga nxenesit qe pa mbaruar ora e gjashte te mos largohen nga mesimi. Nxenesit te mbeshtetur nga moshataret e tyre nga e tere Maqedonia leshuan oret e mesimit dhe vijuan protestat para Ministrise se Arsimit. Ata me fjale, broheritje dhe fishkellima u munduan te shprehin revolten.

Sipas keshillit inicjator ata nuk jane per zvogelimin e numrit te lendeve te provimit te matures, por ata kerkojne qe te mos kete provim mature, ndaj jane me mendime te kunderta me Unionin e shkollave te mesme.

Marko Danilovski u beri thirrje:"Lusim Unionin e gjimnazisteve qe te mos na pengojne me, shume probleme na kane sjell.Te gjitha bisedat qe Unioni i shkollave te mesme i ka bere me Ministrine e Arsimit ,per ne nuk vlejne".

Ndersa spekulimet publike qe jane bere diteve te fundit , kinse nxensit jane perkrahur nga partite politike,Danilovski i hedh posht. Sipas tij, politike e vetme per nxenesit eshte shkolla,ndersa politika e partive politike mund te shqyrtohet ne Parlament.

Nxenesit e bllokuan bulevardin para Ministrise se Arsimit per tre ore, ndersa se a do te vazhdojne protestat neser akoma keshilli inicjator nuk ka sjell vendim.