Wednesday, November 7, 2007

Aksioni policor "Stuhia malore"

Gjate aksionit policor të quajtur “Stuhia malore”,në rajonin e Fshatit Brodec të Tetovës,ku siç bën të ditur MPB-ja ishte i vendosur një grup i armatosur prej rreth 15 personash, katër persona janë vrare dhe gjashte të tjere janë arrestuar. Sipas Ministres së Brendëshme Gordana Jankullovska gjat këtij aksioni policor në përbërje të përzier etnike u morrën të gjitha masat,në përputhje me standardet profesionale për mbrojtjen e popullatës civile.
“Deri më tani nuk janë lajmëruar civil apo pjestar të policësë të vrar apo të plagosur”,tha Gordana Jankullovska.

Edhe numri dy i kësaj Ministrie Refet Elmazi thote se gjate aksionit nuk ka pasur civil të vrare apo dëme matriale.
Por Jankullovska dhe Elmazi tani për tani nuk japin hollesi rreth identitetit të personave,respektivisht rreth asaj nëse në mesin e të vrarëve apo të plagosurve ndodhet edhe I arratisuri nga burgu I dubravës Ramadan Shiti.Poashtu ata mohojnë informacionet se gjat aksionit një helikopter I policisë është rëzuar.

Siç thote Ministrja Jankullovska njësite speciale të policis në orët e hershme të mëngjesit e kanë lokalizuar grupin i cili është përbër nga disa Shtetas të Kosovës,që kanë kryer vepra penale,për të cilët ka pasur edhe fletarrest ndërkombëtar thot Jankullovska.Sipas saj këtij grupi i janë bashkangjitur edhe disa persona që kane dosje të pasur kriminale në Maqedoni.

Gjate këtij aksioni siç thote numeri një i policisë nga ana e grupit të armatosur nga disa pozicione u hap zjarr ndaj policisë,me çrast edhe policia ka kthyer zjarrin dhe grupi i armatosur është tërhequr.
Në disa vende nga është hapur zjarr ndaj policisë është gjetur një sasi e madhe armësh si:mitraloz i rëndë, gulinov, top pa dridhje, lloje të ndryshme të grantatave dhe bombave,matriale shpërthyese dhe një sasi e madhe e automatikëve.

No comments: