Bukuresht, 3 prill (MIA) - Delegacioni i Maqedonisë edhe zyrtarisht u largua nga Samiti në Bukuresht, një ditë më parë. Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski dhe kryministri Nikolla Gruevski, menjëherë pas takimit me presidentin amerikan Xhorxh Bush, i cili vazhdon akoma, së bashku me gazetarët do të largohen nga Samiti në Bukuresht, njoftuan raportuesit e MIA-s. Cërvenkovski dhe Gruevski i anuluan të gjitha aktivitetet e mëtejme në Samit.
Thursday, April 3, 2008
Delegacioni i Maqedonisë u largua parakohe nga Samiti në Bukuresht
Posted by
Rina TURKESHI
at
Thursday, April 03, 2008
0
comments
Labels: Lajm MRT
Wednesday, April 2, 2008
Kulla Eifel do të rimodelohet
Për të festuar 120-vjetorin e saj vitin tjetër, Parisi do të rimodelojë simbolin ikonik duke zgjeruar katin
e tretë të kullës Eifel.
Dizenjo është krijuar nga "Serero Architects", të cilët fituan konkursin e dizenjos.
"Rrudhat" do të ndërtohen me karbon "Kevlar" për t'u dhënë vizitorëve mundësinë të shohin çdo anë e cep të Parisit dhe ta dyfishojnë kapacitetin e platformës.
Nëse ky fakt nuk ju pëlqen dhe do të doni ta shihni kullën më të famshme të Evropës ashtu siç ka qenë, mos u mërzisni, struktura do të jetë e përkohshme.
Posted by
Rina TURKESHI
at
Wednesday, April 02, 2008
0
comments
Labels: Lajm MRT
Qëndrime të raportuesve të huaj nga Bukureshti për gjasat e Maqedonisë për në NATO
Bukuresht, 2 prill (MIA) - Maqedonia definitivisht duhet ta marrë ftesën për anëtarësim në Aleancë, ndërsa dallimet rreth emrit me Greqinë janë çështje të pastra dypalëshe, konsiderojnë një pjesë e gazetarëve që i përcjellin ngjarjet në Samitin e NATO-s në Bukuresht.
Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia duhet ta marrin ftesën për anëtarësim në NATO për shkak të shumë parimeve tjera të rëndësishme sesa lokale, konsideron Sokol Balla, redaktor i programit informativ në Top Channel nga Shqipëria.
"Çështja e emrit në njëfarë mënyre është bilaterale. Për Shqipërinë nuk është shumë me rëndësi nëse do ta quaj vendin tuaj Maqedoni, Maqedoni - Shkup apo Maqedonia e Re ose e Vjetër. Personalisht mendoj se për Maqedoninë kjo është më shumë çështje ekzistenciale sesa dypalëshe. Si do që të jetë, është e sigurt se Maqedonia nuk ka kurrfarë pretendime territoriale ndaj fqinjëve", konsideron Balla.
"Kjo çështje është mes Maqedonisë dhe Greqisë. Nëse e zgjidhni nuk do të ketë problem. NATO u prononcua se të gjitha tri vendet Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia kanë bërë mjaft, konsideron Shang Ksukia, gazetar nga agjencia kineze e lajmeve Ksinhua.
Sipas Shang, megjithatë askush nuk e di se çka do të bëjë Greqia, nëse do të vendosë veto në emrin për pranimin e Maqedonisë, edhe pse siç tha në të ka të drejtë të plotë.
Për Mihail Zakovskin, gazetar në radion e Polonisë, ky është samiti i parë i Aleancës me pikëpyetje të madhe. Një nga çështjet e humbura është edhe ftesa për anëtarësimin e Maqedoninë në NATO. Duke potencuar se çështja për emrin është dypalëshe mes Maqedonisë dhe Greqisë, Zakovski theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të jetë hap përpara për stabilitetin e Ballkanit.
"Mendoj se do të ketë biseda dypalëshe mes Maqedonisë dhe "të mëdhenjëve" - SHBA dhe Francë, për shkak se duhet të tentoni të gjeni mbështetës nga vendet e mëdha", tha Zakovski.
Mihaela Omofrei, gazetare nga Radio Linoks e Rumanisë, vlerëson se Maqedonia duhet ta marrë ftesë për anëtarësim sepse është vend stabil, ndërsa nevojitet stabilitet politik dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.
Posted by
Rina TURKESHI
at
Wednesday, April 02, 2008
0
comments
Labels: Lajm MRT
Paralajmërohet Peugeot 608
Prodhuesi francez i automjeteve, Peugeot, është duke punuar në pasardhësin e modelit të Peugeot 607, ndërsa sipas informatave më të reja, stili i këtij automjeti do të jetë i inspiruar nga modeli konceptual 908RC, i cili është prodhuar në vitin 2006.
Peugeot 608 do të bazohet në platformën e ngjashme sikurse Citroen C6, që do të thotë se do të jetë pak më i gjatë se modeli aktual 607, mirëpo prapëseprapë do të jetë më i shkurtë se pesë metra.
Në veçanti do të bazohet në modelin konceptual 908RC, i cili u paraqit në panairin e automjeteve të Parisit në vitin 2006. Në të njëjtën kohë pritet që ky model të jetë i përafërt me modelet kupe, të cilin e ka nisur CLS i Mercedesit.
Brendësia do të jetë standarde sikurse automjetet tjera të Peugeot, mirëpo duke ditur se flasim për një model që synon majat e shitjeve, pritet që të përfshijë edhe një numër të madh shtesash luksoze.
Motori do të jetë më i avancuar nga modelet e deritanishme, dhe pritet që rëndësi t'i kushtohet sidomos zvogëlimit të harxhimit dhe rritjes së fuqisë.
Ekziston mundësia që me modelin e ri 608 të vijnë edhe disa novitete, siç janë motorët benzinë V6 dhe V8, si edhe pritet të prodhohet një seri e cila e transmeton fuqinë në katër boshtet.
Posted by
Rina TURKESHI
at
Wednesday, April 02, 2008
0
comments
Labels: Automobilizem
MILIONERË MBRENDA NATËS

Dy vëllezër nga Irlanda, njëri prej të cilëve ende është në shkollë të mesme, kanë shitur pjesët e aksioneve të tyre në kompaninë softuerike, dhe atë për hiç më pak se 2.5 milionë funte.
Shtatëmbëdhjetëvjeçari, John Collison, dhe vëllai i tij njëzetenëntëvjeçar Patrick, janë pronarë të pjesës dërmuese të kompanisë Automatic, të regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fakt, kanë qenë, pasi kanë shitur pjesëmarrjen e tyre në kompani, mirëpo me plotë të drejtë tani mbajnë titullin e milionerëve më të rinj në botë.
Automatic është blerë nga kompania kanadeze, Live Current Media, e në garë për të thuhet të kenë qenë edhe dy kompani amerikane.
Kompania Automatic ofron shërbimin i cili iu mundëson shfrytëzuesve të eBay-it të menaxhojnë më lehtë me gjërat për të cilat konkurrojnë në ankande.
Posted by
Rina TURKESHI
at
Wednesday, April 02, 2008
0
comments
Labels: Lajm MRT
