Dibër, 9 maj - Siguria në Dibër në krahasim me të dhënat statistikore nga e kaluara është përmirësuar, megjithatë në periudhën e fundit janë lajmëruar disa ngjarje që janë indikator për keqësimin e mundshëm të situatës, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska sot në Dibër.
"Menjëherë do të reagojmë edhe në afat të shkurtër do të ndërmarrim masa që të eleminohen ngjarjet të cilat e prishin sigurinë, ndërsa kryerësit potencial të pengohen në qëllimet e tyre që të bëjnë vepra penale", tha Jankullovaska.
Lidhur me atë nëse kriminelët janë banorë lokal ose nga ana tjetër e kufirit, ajo u përgjigj se përderisa nuk zbulohen kryerësit dhe motivet nuk mund të spekulohet me destinacionin e mundshëm prej nga vijnë grupet kriminele.
"Puna jonë është që t'i zbulojmë dhe ne do ta bëjmë atë. Treguam se gjithmonë kur ka nevojë MPB-ja i ndërrmer të gjitha masat e domosdoshme me qëllim që situata të vijë deri në nivel optimal", tha Jankullovska, duke shtuar nëse vlerësohet se ka nevojë, në Dibër përsëri do të dërgohen pjesëtarë të njësitit special "Alfa".
Friday, May 9, 2008
Ministrja Jankullovska në Dibër
Posted by Rina TURKESHI at Friday, May 09, 2008
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment