Friday, May 16, 2008

SUGABABES NESËR NË SHKUP

Grupi i njohur i vajzave britanike “Sugababes” do të mbajë një koncert nesër më 17 maj në qendër të Shkupit, koncert i cili organizohet me rastin e ndryshimit të Telekomunikacionit të Maqedonisë në T-Home.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Maqedonia” në Shkup të shtunën në mbrëmje dhe do të zgjasë për plot katër orë, gjatë të cilit koncert qytetarët do të mund të argëtohen dhe dëgjojnë grupin e famshëm pa pagesë.
Sugababes është shpallur nga industria britanike e muzikës si grupi femëror më i suksesshëm dhe më me shumë popullaritet në Britaninë e Madhe në shekullin e 21.

Monday, May 12, 2008

Gratë që ankohen marrin atë që duan!

Bashkëshortet ankuese janë të privilegjuara, pasi studimet tregojnë se gratë e bezdisshme janë taktika më efektive për t'u marrë bashkëshortëve çfarë të dëshirojnë.

Studimet në lidhje me metodat bindëse në të gjithë botën tregojnë se ankesat funksionojnë, pasi ato e lënë personin në shënjestër më të cenueshëm ndaj bindjes.

"Taktika të tjera që funksionojnë për të bindur dikë përfshijnë: mos ndalimi kur pohoni kërkesat tuaja, kompromisi me pak opsione dhe raportimi ballë për ballë", shkruan "Daily Mail".

Lenny Kravitz në Shkup!

Këngëtari i njohur Lenny Kravitz, do të japë koncert në Maqedoni. Më në fund është koha për revolucion dashurie në Maqedoni. Të paktën kështu shprehen mediat vendase.

"Produksioni Avalon" këto ditë ka konfirmuar koncertin e njërit nga heronjtë më të mëdhenj të muzikës Rock'n'Roll, Lenny Kravitz! Nл datën tre gusht, në stadiumin e Shkupit, artisti i njohur në botë, ka rënë dakord që të jetë i pranishëm këtë verë në vendin fqinjë, për të sjellë hitet e tij më të njohura botërore.


Dhe është pikërisht shoqata "Avalon production", e cila do të merret me realizimin e këtij aktiviteti.

Flitet se koncerti do mbahet me rastin e festës së Ilindenit, ndaj dhe është vendosur data tre gusht. Megjithatë, ende nuk dihet nëse, Avalon do ta organizojë këtë koncert vetëm në Shkup, apo edhe në ndonjë shtet tjetër pranë Maqedonisë.

Rokeri i njohur në mbarë botën, Lenny Kravitz për pak kohë, vite më pare u shpreh se hoqi dorë nga seksi dhe se i tillë "i paprekur" qëndroi për tri vite.

Këngëtari i njohur me hitin "Are you gonna go my way", gjatë të kaluarës ka qenë i lidhur me disa prej femrave më të bukura të Hollywoodit, përfshirë Nicole Kidman, Madonna dhe Penelope Cruz, por tashmë ka abstenuar nga kontakti fizik, derisa të martohet.

Sunday, May 11, 2008

Në qytetin e xehtarëve filloi Panairi i shkencës dhe kulturës





Nxënësit e Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë në përkrahjen e profesorëve dhe Drejtorisë për Arsim dhe Shkencë të KK të Mitrovicës, organizojnë panairin e shkencës dhe kulturës.
Panairi do të jetë i hapur nga 10 maj deri më 13 maj, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë.




Është ky viti i tretë qëkur gjimnazistët në një performancë të shkëlqyer arrijnë të promovojnë dijen e tyre në kontekstin praktik, qëllim i së cilit është promovimi i të arriturave shkencore e kulturore.
Sipas organizatorëve përgatitjet janë në fazën e fundit dhe së shpejti do të paraqiten para opinionit me një bagazh të larmishëm njohurish.
200 nxënës të sistemuar në grupet përkatëse (sektore), tashmë kanë zgjedhur lëmit e caktuara (lëndët mësimore).
Puna ekipore është baza e këtij aktiviteti andaj edhe kësaj radhe theks të veçantë do t’u kushtohet sektorëve, të cilat pretendojnë të prezantojnë punën në mënyrë praktike.
Ky aktivitet edukativo-arsimor i adresohet nxënësve, në veçanti të rinjve. Me këtë angazhim të rinjtë do të mund të shpalosin njohuritë, punën, kreativitetin dhe vullnetin e tyre për të kontribuar në mënyrë pozitive në shoqërinë tone.
“Dija, gjëja më e çmuar e secilit prej nesh, mungon shumë te nxënësit në shoqërinë tonë,” tha Fidan Ademi, njëri ndër organizatorët.
Ai thotë se shkollat në regjionin e Mitrovicës kanë mungesë të theksuar të inventarit shkollorë dhe të kabineteve, andaj ky aktivitet është një mundësi e mirë për përfitimin e eksperiencave të reja.
“Panairi është alternativë e mirë për përfitimin e njohurive, andaj ne jemi të mendimit se ky aktivitet do të ketë ndikim pozitiv në të gjitha shtresat e shoqërisë,” pohoi Ademi.
Me rastin e hapjes solemne, organizatorët kanë përgatitur planin se si do të rrjedh çdo gjë dhe pritet të vijnë personalitetet më të larta të strukturave politike, kulturore e shkencore.

Në Qendra Kulturore Rinore në Shkup





NIS VIDEOKLIP, PËRFUNDON FILM

“Mensur Kadriu është këngëtar dhe një ditë pasi u takuam më tregoi se dëshironte të përgadiste një videklip ndërsa unë ja tregova pikërishtë skenarin e filmit “Dëshmitar i Biri” dhe duke e shtjelluar këtë temë Mensuri ndryshoi mendjen vendosëm në vend të videoklipit të realizojmë film”, informoi regjisori i filmit, Mejdi Alidemi.

Të shtunën në ora 20:00, në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup u shfaq premiera e filmit të parë shqiptar aksion-horor “Dëshmitar i biri”. Në film luajnë njëzet e dy aktor në mësin e të cilëve ka aktor profesional dhe student të aktrimit. Në rolet kryesore interpretuan: aktori, ideatori dhe producenti i filmit Mensur Kadriu, aktorët Diar Mani, Shukri Salihu, Gazmend Rexhepi, Emine Kadriu, Mejdi Alidemi i cili është edhe rregjisor i filmit, ndërsa në rolet dytësore luajtën: Sabrije Spahiju, Sami Mustafa, Ibrahim Qamili, Hasim Memishi , Besim Munishi, Naser Sulejmani, Tafa Iseni, Suad Sulejmani, Din Ramadani, Samet Rexhepi, Sabri Iljazi, Capi Dardhishta, Mensur Mamuti, Adem, Ramizi, Hazbi Ahmeti dhe Sadulla Rexhepi.

“Mensur Kadriu është këngëtar dhe një ditë pasi u takuam më tregoi se dëshironte të përgadiste një videklip ndërsa unë ja tregova pikërishtë skenarin e filmit “Dëshmitar i biri” dhe duke e shtjelluar këtë temë Mensuri ndryshoi mendjen, vendosëm që në vend të videoklipit të realizojmë film”, informoi rregjisori i filmit “Dëshmitar i biri”, Mejdi Alidemi.

Sipas tij, filmi kryesisht pasqyron një ëndërr të një djaloshi, i cili duke lexuar e kaplon gjumi. Ai ëndërron sikur që në moshë të rë disa kriminel ja vrasin prindërit para syve dhe pas 11 vitesh ai mundohet ti gjej vrasësit, blen edhe arrmë për tu hakmerrë. Vjen edhe ajo ditë kur ai i gjen vrasësit në pyell por të shëndruar në kukudh, pasi i vret ato, i del gjumi.

Filmi është realizur për dy vite, bëri të ditur rregjisori Alidem. Sipas tij, për financimin, montimin dhe idenë e filmit është kujdesur Mensur Kariu i cili në të gjithë trevat shqiptare tashmë nuk do njihet vetëm si këngëtar por edhe si aktor.

Ndërsa aktorja Emine Kadriu tha se rregjisori Mejdi Alidemi është një ndër kolegët me ide dhe energji më pozitive dhe se pa përkrahjen dhe punën e palodhshme të tij nuk do të mund të arrinim sukses.

Pritet që filmi aksion- horor “Dëshmitar i Biri” së shpejti të transmetohet në kinemat e Kosovës dhe Shqipëris, sepse një film i tillë u ka munguar publikut shqiptare.


Të vërtetat e mitet për trurin

Janë të shumta, na çudisin, por shpesh nuk janë të provuaraA na bën më inteligjentë një tru me përmasa më të mëdha? A e kanë më të fortë shqisën e të dëgjuarit të verbrit? Si na fiksohet gjatë gjithë ditës apo ditëve me radhë i njëjti lajtmotiv që na përsëritet vazhdimisht në mendje? Ja disa nga sekretet e lëndës sonë gri.

Fakti: nuk mund të gudulisim veten
Kur një doktor ekzaminon një pacient që guduliset, ai ia vendos atij njërën dorë mbi dorën e tij për të shmangur ndjesinë e të gudulisurit. Përse funksionon kjo? Sepse pavarësisht se sa të ndjeshëm ndaj gudulisjes mund të jeni, nuk mund ta bëni kurrë këtë veprim me veten tuaj. Shpjegimi është se truri përqendrohet në atë që ndodh jashtë. Për shembull, ne nuk mund ta dallojmë llojin e materialit të çorapeve që kemi veshur, por ama mund të ndiejmë një gur në këpucë.

Fakti: Meloditë e kota është e vështirë që t‘i harrosh


Nuk ka gjë më acaruese sesa një melodi e mërzitshme që përsëritet e përsëritet pa reshtur në mendjen tonë. "Faji" është i aftësisë së trurit për të fiksuar gjëra të vogla. Çdo ditë na duhet të mbajmë mend copëza veprimesh që nga larja e dhëmbëve, përgatitja e kafesë, rruga që bëjmë zakonisht për në punë e shumë gjëra të tjera. Aftësia për të kujtuar këto veprime na e bën të mundur ekzistencën e përditshme. Për sa u përket copëzave të një kënge ose melodie truri i lidh ato menjëherë me një nga copëzat e veprimeve të mësipërme. Një gjë e tillë e shton mundësinë e rikujtimit të melodisë. Ky cikël ndihmon në ruajtjen e kujtimeve. Po si mund ta prishësh këtë model? Një mënyrë është futja e sekuencave të tjera që interferojnë me përforcimin e kujtesës. Kështu mund të gjejmë një melodi tjetër dhe të shpresojmë që ajo të mos bëhet më e mërzitshme se melodia të cilën donim ta harronim.


Miti: Të dëgjosh Moxartin i bën bebet më inteligjente
E kemi dëgjuar shpesh, por në fakt nuk ka asnjë mbështetje ose provë shkencore, pra kemi të bëjmë me një mit. Ai nisi në vitin 1993, kur në një gazetë shkencore u botua një artikull në të cilin thuhej se studentët e kolegjit para një testi inteligjence po të dëgjonin 10 minuta muzikë nga Moxarti do të përmirësonin aftësinë e të menduarit dhe të të gjykuarit. Kjo ide u vu në zbatim disa vjet më pas nga një guvernator amerikan, i cili vuri një orkestër të luante "Oden e Gëzimit" të Bethovenit në Parlamentin e shtetit të tij dhe kërkoi një fond prej 100 mijë dollarësh për t‘u dërguar CD me këtë pjesë muzikore të gjithë prindërve që sapo kishin sjellë në jetë fëmijë. Sigurisht që për sa u përket politikanëve të Parlamentit ata nuk vunë re ndonjë kthjelltësi të jashtëzakonshme në seancën që pasoi dëgjimin muzikor, por edhe foshnjat që dëgjuan muzikë nuk dolën Ajnshtajn-a. Por efekti i Moxartit dhe i dëgjimit të muzikës në përgjithësi u përhap gjerësisht, por askush nuk mori mundimin të vërtetonte shkencërisht këtë mit. Që nga ajo kohë miti që muzika klasike i bën bebet më të zgjuara dhe njerëzit më të kthjellët mendërisht është botuar e ribotuar shumë herë në shtypin e përditshëm, por çuditërisht edhe atë të specializuar. Por nëse dëgjimi i muzikës klasike nuk ka shanse të të zhdërvjelltësojë trurin për sa u përket fëmijëve që luajnë një instrument muzikor është vërtetuar se ata kanë aftësi më të mira në të arsyetuar. Dhe një gjë e tillë është e vërtetuar edhe shkencërisht, këtë herë.

Miti: Njeriu përdor vetëm 10% të kapacitetit të tij trunor.
Edhe pse gjysma e botës e di një gjë të tillë dhe për më tepër e beson, fakti është se ne e përdorim për ditë gjithë trurin tonë. Por nëse kjo nuk është e vërtetë, si ka mundësi që ky mit ka ngjitur kaq shpejt dhe është përhapur në përmasa të tilla. Në fakt ka një arsye që vlen për të gjitha mitet dhe arsyeja është se shpesh ne besojmë ato gjëra të cilat na pëlqen t‘i besojmë si të vërteta, ato gjëra që duam të dëgjojmë. Për sa i përket mitit në fjalë, përhapja e tij mund të varet nga mesazhi optimist që miti përcjell: nëse ne përdorim vetëm 10% të trurit tonë dhe kemi një jetë normale, imagjino sa veprime të mençura do të bënim në rast se do të përdornim trurin me kapacitet të plotë, pra nëse do të përfshinim edhe 90% përqindëshin e mbetur. E vërteta është se studimet që kanë të bëjnë me aktivitetin trunor tregojnë se edhe detyrat më të thjeshta të cilat i kryejmë bëhen me përfshirjen e të gjithë kapacitetit tonë trunor. Fakti interesant i këtij miti është se si edhe në rastin e disa miteve të tjerë për të është folur edhe në revistat shkencore të specializuara, edhe pse thëniet nuk janë bazuar me asnjë lloj studimi.

Fakt: ushtrimi ta mban trurin në formë
Harrojini shahun dhe fjalëkryqet. Tashmë mund të thuhet se ushtrimet fizike e mbajnë trurin tuaj të shëndetshëm me kalimin e moshës. Ndërsa me kalimin e viteve sistemi i qarkullimit të gjakut pëson edhe ai plakjen e tij, furnizimi i trurit me gjak zvogëlohet dhe neuronet kanë "uri" për oksigjen dhe gjak më shumë se në të ri. Ushtrimet e rregullta fizike bëjnë që të shtohet furnizimi i neuroneve me gjak dhe oksigjen. Në fakt pikërisht ushtrimi fizik është gjëja më e mirë që mund të bëni për të mbajtur në formë trurin edhe me kalimin e moshës. Ata që janë marrë me ushtrime fizike në të ri janë më të kthjellët dhe të mprehtë në mosha më të avancuara. Për të dhënë rezultat, ushtrimet duhet të zgjasin mbi 30 minuta dhe disa herë në javë, por nuk duhet ekzagjeruar se pastaj do të ketë dëmtime në zemër.

Saturday, May 10, 2008

Gjestet që tregojnë se keni një lidhje të gabuar


- Ai ose ajo është shumë xheloze, qoftë dhe pa arsye, dhe dominuese.

- Ai ose ajo kërkon që t'iu izolojë nga familja, miqtë dhe shoqëria.

- Ai/ajo kërkon të fajësojë të tjerët në vend që të marrë përgjegjësitë për sjelljet e tij/e saj.

- Ai/ajo ju kritikon vazhdimisht, ju thërret në emër ose ju bën të ndiheni keq rreth vetvetes.

- Ai/ajo beson që një femër duhet të jetë e barabartë me mashkullin apo beson në stereotipat tradicionalë për sa i përket gjinisë.

- Shihni si i trajton ai/ajo të tjerët: nënën, babanë, familjen dhe miqtë. Në të njëjtën mënyrë do t'iu trajtojë edhe juve, nëse jo tani se paku në të ardhmen.

- Mbase vjen nga një familje ku dhuna është dominuese, ku prindërit abuzojnë me njëri-tjetrin? Kjo mund të jetë "normale" për të sepse është mësuar me një gjendje të tillë.

- Kërkon t'iu përbuzë duke përdorur zë të lartë, gjeste zemërimi, shikime, përplasje apo shkatërrim të gjerave përreth.

- Ai/ajo injoron ndjenjat apo nevojat tuaja, kërkon t'iu vejë në lojë për shkak të tyre.

- Ndiheni sikur nuk mund të bëni mjaftueshëm për ta kënaqur atë pa marrë parasysh sesa shumë mundoheni.

- Ai/ajo është i/e parespektuar nga gjinia tjetër në përgjithësi.

- Ai/ajo kërkon shumë gjera nga ju që ju bëjnë të largoheni nga vetvetja apo nga ajo që ju doni të jeni.

- Ai/ajo ka vështirësi për të shprehur ndjenjat, luan "lojëra mendimesh" që ju bëjnë të ndiheni të marrë, injorantë apo konfuz.

- Ai/ajo kërkon që t'iu bëjë përgjegjës për lumturinë e tij/saj apo për të pasur fatin e lidhjes në dorë.


Friday, May 9, 2008

Ministrja Jankullovska në Dibër

Dibër, 9 maj - Siguria në Dibër në krahasim me të dhënat statistikore nga e kaluara është përmirësuar, megjithatë në periudhën e fundit janë lajmëruar disa ngjarje që janë indikator për keqësimin e mundshëm të situatës, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska sot në Dibër.

"Menjëherë do të reagojmë edhe në afat të shkurtër do të ndërmarrim masa që të eleminohen ngjarjet të cilat e prishin sigurinë, ndërsa kryerësit potencial të pengohen në qëllimet e tyre që të bëjnë vepra penale", tha Jankullovaska.

Lidhur me atë nëse kriminelët janë banorë lokal ose nga ana tjetër e kufirit, ajo u përgjigj se përderisa nuk zbulohen kryerësit dhe motivet nuk mund të spekulohet me destinacionin e mundshëm prej nga vijnë grupet kriminele.

"Puna jonë është që t'i zbulojmë dhe ne do ta bëjmë atë. Treguam se gjithmonë kur ka nevojë MPB-ja i ndërrmer të gjitha masat e domosdoshme me qëllim që situata të vijë deri në nivel optimal", tha Jankullovska, duke shtuar nëse vlerësohet se ka nevojë, në Dibër përsëri do të dërgohen pjesëtarë të njësitit special "Alfa".

E qeshura të zgjat jetën!

Dëgjojmë shpesh tek thonë që e qeshura të zgjat jetën. Këtë e ka vërtetuar jo vetëm përvoja jetësore por edhe studimet, eksperimentet e anketat e ndryshme. Të qeshim është mënyra më e mirë për të ndihmuar trupin tonë të funksionojë sa më mirë.

Është një shprehje e fytyrës që shpreh ndjeshmëri, dashuri dhe argëtim. Me anë të buzëqeshjes përmirësojmë shëndetin, rrisim bukurinë dhe eliminojmë stresin. E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut.

Të qeshësh "relakson" qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë.

Studimet e ndryshme të realizuara gjatë këtij dhjetëvjeçari kanë treguar se prania e të qeshurës largon pagjumësinë, shmang sëmundjet nervore, dhe ndihmon për një paraqitje sa më të këndshme fizike, pasi largon rrudhat e hershme në fytyrë. Më poshtë jepen dhjetë argumente të cilat tregojnë më së miri efektet pozitive që shkakton e qeshura si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik.

E qeshura është ngjitëse. Kur dikush qesh ndryshon humorin e të tjerëve dhe i bën gjërat më të bukura. Një njeri i qeshur mbart gëzim mbi vete. Për këtë është e këshillueshme që në ditët kur jeni paksa të mërzitur të mos shoqëroheni me njerëz pesimistë të cilët mund t'iu mërzisin më tepër.

E qeshura na bën të dukemi njerëz të suksesshëm. Njerëzit e qeshur duken më të sigurt, dhe mbështeten më shumë nga të tjerët. Provoni të qeshni gjatë një mbledhje apo gjatë një takimi dhe njerëzit do të sillen me ju në mënyrë komplet ndryshe. Do të dukeni më të ëmbël dhe të afrueshëm.

E qeshura na bën të dukemi tërheqës. Të gjithë ne tërhiqemi nga njerëzit e qeshur. Duam ta njohim një njeri të qeshur dhe të kuptojmë përse ndihet kaq mirë. Pse të mos jemi dhe ne si ata, mbase kjo gjendje do të na bëjë të ndihemi më të qetë dhe ta kalojmë çdo situatë pa u tensionuar.

Tuesday, May 6, 2008

FOTO PA KOMENT







CUDIRAT E BOTES






Në Galerinë Kombëtare Çifte Amam në Shkup u kremtua 2 vjetori i themelimit të “Zgjohu”.



“ZGJOHU” ME PËRFAQËSI TË REJA

“Së shpejti do të hapim zyra në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kërçovë dhe Kumanovë, e cila do të jetë një nga sfidat më të vështira të lëvizjes”, tha kryetari i OJQ “Zgjohu” z. Grubi.

“Zgjohu” të hënën në Galerinë kombëtare Çifte Amam në Çarshinë e Vjetër të Shkupit festoi ditëlindjen e dytë. Kremten e begatuan emrat e njohur të skenës polike, ambasadorë si dhe mysafirë nga Kosova dhe Shqipëria.

“Zgjohu solli frymë të re, ajo gjatë dy viteve arriti të vetëdijësojë popullatën shqiptare në Maqedoni, ne ngelemi me shpresë se kjo rrugë që e hapi kjo lëvizje do të ndiqet edhe më tëj si nga qytetarët ashtu edhe nga politikanët”, deklaroi kryetari i Lëvizjes Qytetare “Zgjohu”, Artan Grubi.

Sipas tij, nuk do ngelet me kaq, fillimisht pas festimit të dyvjetorit, kjo organizatë do të angazhohet për motivimin e qytetarëve për të dalë në vend- votime, sepse vetëm atëhërë do të evitohen mundësitë e keqpërdorimit të votës.


“Viti i tretë i “Zgjohut” do të jetë vit i zgjerimit nëpër qytetet tjera shqiptare, sepse së shpejti do të hapim zyra në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kërçovë dhe Kumanovë, e cila do të jetë një nga sfidat më të vështira të lëvizjes”, tha kryetari i OJQ “Zgjohu” z.Grubi.

Ndërsa për rëndësinë dhe rolin që kanë OJQ- të në vend dhe gjetiu për ruajtjen e kulturës dhe traditën foli Ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni, Ralf Bret.

“Përvjetori zakonisht është mundësi për të uruar dhe për të dëshiruar suksese dhe shëndet të mëtutjeshëm. Ndaj unë lëvizjes “Zgjohu” i uroj shumë suksese. Duhet potencuar se bashkëpunimi ynë do të vijojë edhe mëtej, sepse shoqëria qytetare fiton shumë nga projektet që realizon kjo shoqatë”, tha në fund Ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni Bret, në fjalën e rastit.

Atmosferën e bënë edhe më festive tingujt e interpretur nga violinisti Blerim Grubi dhe kitaristi Dukagjin Ismaili si dhe këngët e kënduara nga grupi “Okteti plus” nga Prishtina.


Monday, May 5, 2008

Ajvari i Maqedonisë e fitoi certifikatën për mbrojtje të emrit gjeografik

Shkup, 5 maj (MIA) - Ajvari i Maqedonisë me shenjë për prejardhjen e prodhimit, që rrjedh nga rajoni i Strumicës, Radovishit-Tikveshit dhe rajoni i Prilepit e fitoi certifikatën për mbrojtje të emrit gjeografik, me çka ai bëhet prodhim mbrojtës i tregut të Maqedonisë, ndërsa do të kërkohet edhe mbrojtje e tij në tregun evropian dhe më gjerë, kumtoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Aco Spasenovski.

Ai shtoi se Fakulteti Teknologjiko-metalurgjik dhe Fakulteti për Bujqësi në bashkëpunim me Shoqatën e prodhuesve, kanë përgatitur një elaborat për procedurën e përpunimit, receturën, por edhe kushtet për prodhim. Të gjithë prodhuesit që do të paraqiten dhe do të marrin leje për prodhim do të duhet t'i respektojnë procedurat, ndërsa në çdo pesë vjetë do të ketë kontrollim, me të cilën do të vërtetohet niveli i cilësisë së prodhimit. Atyre prodhuesve, të cilët pa autorizim do ta shfrytëzojnë emrin e ajvarit të Maqedonisë, produktet do t'u konfiskohen.

Spasenovski sqaroi se mbrojtja e produktit në tregjet evropiane mund të realizohet në dy mënyra.

"Njëra është me kontratë dypalëshe mes Maqedonisë dhe vendit në të cilën ka interes për këtë prodhim, por edhe me rregullarivë të BE-së - ЕЕЦ 2081/92 и 535/97, ku neni 12 mundëson mbrojtje të mund të kërkojë vendi që nuk është anëtarë i Bashkimit Evropian, kështu që ky prodhim do të jetë i mbrojtur edhe në BE", tha ministri Spasenovski.

Ministri paralajmëroi se krahas ajvarit së shpejti do të mbrohen edhe një grup prodhimesh, në të cilën hynë kaçkavali i Galiçicës, vera Vranec, djathi i butë i dhenëve të Maqedonisë, qepa e Buçimit, fasulja e Tetovës, mjalta e Ovçe Poles, rakia e Kavadarit. "Të gjitha shpenzimet për mbrojtje, përgatitje të elaborateve dhe gjithçka tjetër që ka nevojë do t'i bartë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave", shtoi ai.

Sipas tij, mbrojtja e prodhimeve do të kontribuojë për rritjen e çmimit të tyre edhe në tregjet vendore edhe në ato evropiane.

ZGJOHU! shënon dyvjetorin e themelimit të saj

Shkup, 4 maj (MIA) - Lëvizja qytetare ZGJOHU! më 5 maj do të shënojë dy vite nga themelimi i saj me manifestim, që do ta mbajë në Galerinë kombëtare Çifte Amam në Çarshinë e Vjetër të Shkupit në orën 19:00.

Mysafirëve të pranishëm në emër të Lëvizjes do t'u drejtohet ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, Ralf Bret.

Pjesëmarrjen në dyvjetorin e Lëvizjes qytetare ZGJOHU! e kanë paralajmëruar kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Kosovës, Fatmir Limaj, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti.

Mrekullit nen oqeanike




Bota oqanike edhte perplot mrekullira. Po ta shihni me kujdes keto foto u duket sikur jeni futur brenda...Eshte metevertet shume shume bukur, jane te perfshira te gjitha bime dhe gjallesat me ngjyra te llojllojshme...Eh Zoti krijon mrekullira. Kenaquni me bukurit qe sjell fotoja

NJOFTIM PËR MEDIUMET



u njoftojmë se të hënën deri të premten, respektivisht prej 5 deri 9 Maj 2008, nga ora 12:00, Rektoratin e USHT-së, do të promovohen DITËT E HAPUARA TË USHT-së për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2008/2009.

7 Maj 2008 (e mërkurë) me fillim në ora 19:00, në sheshin e Tetovës, US-USHT organizon koncert enkas për maturantët në suaza të DITËVE TË HAPURA 2008/2009.

Data: 5-9 maj 2008, (e hënë - e premte)

Ora: 12:00

Vendi: Rektorati i USHT-së



Zyra për informim e USHT-së

Saturday, May 3, 2008

Amerikanët jetojnë 7 vjet më shumë

Rezultatet e një studimi që mbështeten në të dhënat e grumbulluara nga viti 1961-2001, flasin për një shtim të jetëgjatësisë mes amerikanëve. Por autorët e studimit vënë në dukje se jo të gjithë amerikanët hyjnë në këtë kategori.


Që nga viti 1961 deri më 2001 jetëgjatësia u rrit 6 vjet për gratë dhe 7 vjet për burrat. Por studimi tregon se disa amerikanë nuk kanë përfituar nga ky shtim i jetëgjatësisë. Ekspertët pranë universitetit të Harvardit dhe universitetit Uashington morrën në shqyrtim prirjet e jetëgjatësisë në mbarë vendin dhe vunë re se jo vetëm që disa amerikanë nuk jetonin më gjatë, por në fakt jetonin më shkurt.

Nga viti 1983 deri më 1999, burrat në 11 rajone të vendit dhe gratë në 180 rajone ishin të prirur për të jetonin një vit më pak. Rajone ku jetëgjatësia pritej të binte ishin ato në pjesën jugore përgjatë lumit Misisipi si dhe në rajonin e maleve Apalashe. Në studim jepen një numër arsyesh për këtë rënie, përfshi shtimin e rasteve të vdekjeve nga kanceri i mushkërive, sëmundje të zemrës, diabeti dhe sëmundje të tjera jo infektive.

Sipas studimit, meshkujt vdesin parakohe edhe si pasojë e krimeve me dhunë/vrasjeve dhe përhapjes së virusit HIV që shkakton sidën. Një tjetër arësye që ofron studimi është edhe kujdesi i pamjaftueshëm shëndetësor për shumë amerikanë në zona të varfëra dhe rekomandon përmirësimin e këtij shërbimi.

25 fakte magjepsëse për dashurinë


Dashuria është një gjë shumë e bukur... por edhe e çuditshme gjithashtu. Më poshtë janë 25 fakte rreth dashurisë.


1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.

3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar.

4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.

5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të saponjohur.

6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.

7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mëndje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.

8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe – zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës

9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.

10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.

11. Shërbimi “Detektori i dashurisë” i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon seriozitetin e njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të parë nëse ai flet me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analizë të bisedës nëpërmjet një mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në linjë.

12. Rreth 11% e grave kontrollojnë menjëherë online për të parë të dhënat e një personi që e kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 % të meshkujve.

13. Me kalimin e kohës, partnerët tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëtat sjellje.

14. Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikë (65% e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë).

15. Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.

16. Rreth 43% e grave preferojnë që partnerët të mos tregojnë shenja ‘dashurie’ nëse nuk janë të sigurt për një lidhje.

17. Njerëzit që sapo kanë rënë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotonin- në nivele aq të ulëta sa dhe te një person i sëmurë.

18. Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si Nr. 1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës së pritjes.

19. Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë shance për një çift të suksesshëm.

20. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.

21. Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit, Romeo dhe Zhulieta, merr rreth 1000 letra çdo vit në adresë të Zhulietës, çdo Valentin.

22. Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka pranuar- thotë Helen Fisher autor i librit ‘Pse dashurojmë’. Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar vazhdojnë të mbeten aktive.

23. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë; Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia ... dhe romanca.

24. Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njëri nga partnerët është i përfshirë në të.

25. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi aq më të lumtur jemi!

Friday, May 2, 2008

Teatri Shqiptar i Shkupit



ME IMAZHTË RI


“Në këtë teatër nuk ishtë investuar as edhe një gozhdë gjatë 60 viteve të kaluara, ne renovuam cdo gjë, duke filluar nga hollet, dhomat e veshjes dhe c veshjes të aktorëve, dhomat e grimit, dhomat e pushimit dhe dhomat e fjetjes madje kemi një park mjaft joshës ndërsa për ketë faliminderoj Ministin e Ekologjisë, Xhelil Bajramin për ndihmën që na e ofroi”, tha drejtori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Muzbajdin Qamili.

Teatri Shqiptar i Shkupit sezonin për vitin 2007 e mbaroi me shfaqjen “Kaligula” të Albert Kamysë, një shfaqje mjaftë e sukseshme, ndërkohë sezonin për vitin 2008 e filloi me shfaqjet “Nusja e Hasan Agës” e cila është legjendë e vjetër dhe shfaqja “ Sinfoni pa orkestër ” e regjisorit dhe autorit nga Shqipëria, Robert Budina.

”“ Vera e Ohrit” do ta përmbyll sezonin me Operën e parë të Shqiptarëve në Maqedoni që është në koproduksion mes Teatrit Shqiptar të Shkupit dhe kompanisë Amerikane, ndërsa sezoni i vjeshtës do të filloj me shfaqjen “Halili dhe Hajria” nën regji të Kushtrim Bekteshit”, informoi Drejtori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Muzbajdin Qamili.

Sipas tij, aktivitetet në teatrin shqiptar nuk kanë të sosur, pos punës së begatë artistike, ky teatrë tashmë ka marrë një pamje të re.

Organizata Joqeveritare Italiane në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së shpejti pritet të na ndajnë fond prej 400 mij $ për zërim dhe ndricim, me cka Teatri Shqiptar i Shkupit do ta ketë zërimin më të mirë në Evropë sepse bëhet fjalë për teknikikë të fjalës së fundit.

Së shpejti aktorët honorar do të marrin vendime bëri të ditur drejtori i këtij teatri.

“ Tani për tani ka 10 aktor të ri me honorar, vitin e kaluar 6 aktor morren vendime pune së shpejti pritet të marrin vendim edhe 10 aktor të tjerë, të gjithë të punësuarit në këtë institucion i gëzojnë të gjitha të drejtat,” nënvizoi drejtori Muzbajdin Qamili.

Teatri Shqiptar i Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës mundësuan realizimin e një projekti mjaftë të nevojshëm për shqiptarët bëhtë fjalë pikërisht për Festivalit Ndërkombëtar Teatror “Skupi Fest”, i cili si “MOT”dhe “Vojdan Cernodrinski” synohet të bëhet tradicional

Ky festival tashmë gëzon edhe buxhetin e vet.

Thursday, May 1, 2008

Komuna e Sarajit nikoqire e pazëvendësueshëm për festën e puntorëve



1 MAJI, U SHËNUA ME HAPPENING MUZIKOR

“Është bërë tradicionale që vendet më të bukura të Sarajit të vizitohen shumë nga qytetarët, ne përvec bukurive natyrore që i ka dhuruar Zoti u munduam që pikërisht në Saraj të sjellim edhe një koncert madhështor ”, informoi kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Fazliu.

1 maji është dita ndërkombëtare e puntorëve. Kjo ditë në shtete të ndryshme u kremtua ndryshe, diku me manifestime tradicionale, diku me protesta për rregullimin e kushteve të punës ndërkohë në disa vende 1 Maji është ditë e zakonshme pushimi. Në vendin tonë zakonisht si vitet e kaluara edhe këtë vitë u kremtua në natyrë, ku qyteatrët duke u relaksuar me familjen dhe të afërmit.

Nikoqir i pazëvendësueshëm për kremtimin e shumë festave e veçmas të festës së puntorëve njihet Komuna e Sarajit.

Sipas kryetarit të kësaj komune, Bekim Fazliu, përgaditjet për pritjen e festës u bën qysh para një jave, vetëm e vetëm për të kënaqur vizitorët.

Në kuadër të kësaj dite, Rinia Demokratike Shqiptare në bashkëpunim me Komunën e Sarajit, dje me fillim në orën 12:00 organizuan Happening muzikor me emrat më të njohur të estradës muzikore shqiptare.

“Besoj se të gjithë u kënaqën sepse ishte një spektakël i vërtet, prezantues ishte kantautori Avni Qahili ndërsa kënduan : Leonora Jakupi, Tuna, Big Mama, Rovena Stefa, Rezearta Shkurta, Ardian Gaxha, Labinot Tahiri, Bertani, Berkani dhe shumë të tjerë, të gjithë ata që ishin pjesëmarës mund tu tregojnë se sa janë argëtuar”, vijoi kryetari Fazliu.

Edhe vizitorët u shprehën të kënaqur me organizimin që ka bërë kjo komunë me rastin e festës së 1 Majit.

“Për 10 vite rradhazi piknikun e bëj në parkun e komunës, na pëlqen shumë mjedisi mua edhe familjes sime”, tha Nexhat Ibishi, banor i Shkupit, i cili dje kishte dal për piknik në Saraj.

“Unë kam familjar në Shkup, ndërsa jetoj në Prishtin, për çdo vit vij këtu për festën e 1 Majit, kështu kremtojmë bashkë me vëllezrit e mi por nuk është ky shkaki i vetëm që bëj piknikun këtu sepse unë mund ti marrë vëllezërit edhe në Prishtinë, por kjo anë metëvërtët ka bukuri të vecanta natyrore madje edhe koncerti na kënaqi shumë ”, tha Bekim Gashi mysafiri nga Kosova.

Komunën Saraj për festën e puntorëve, e frekuentuan jo vetëm qytetar nga Maqedoni, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova.

Gjeniu i ri mban emrin Michael Kearney

Përpara se Michael Kearney të lindej, doktorët paralajmëruan prindërit se fëmija i tyre mund të kishte probleme me të mësuarën. Por ai u vërtetoi atyre të kundërtën absolute.

Që kur ai ishte 4 muajsh, ai arrinte të thoshte fjali të plota si:

"Çfarë ka për darkë mami?".

Kur ai ishte vetëm 10 muajsh, ai mund të lexonte.

Duke studiuar në shtëpi me prindërit, ai arriti që në moshën 5- vjeçare të hynte në shkollën e mesme, duke dhënë provimet dhe marrë katër nivele shkollore brenda vitit.

Shkollën e mesme ai e mbaroi për vetëm një vit dhe kur ishte vetëm 11 vjeç u fut në universitet dhe u diplomua po brenda vitit.

Në Britani, 48 paund për këpucët që rriten bashkë me fëmijët

Londër, 25 prill (MIA) - Një model i ri këpucësh do t’i kursejë prindërve kohë dhe para, pasi ato rriten së bashku me fëmijët. Këpucët e markës “Inchworm” mund të zgjerohen me tre masa, në mënyrë që prindërit t’i rregullojnë sipas këmbës së fëmijëve.
Kjo bëhet duke shtypur një buton në anë të këpucëve, gjë që zgjeron pjesën e gishtave në masën e saktë.

Këpucët janë në shitje për 48 paund. Peter Craig, menaxheri i markës thotë: “Dhëndri im, i cili drejton kompanin shkoi në Amerikë dhe kur u kthye ishte shumë i ngazëllyer për këpucët “Inchworm”. Ideja fantastike do ta bëjë jetën e prindërve më të lehtë”.

Peugeot konfirmon prodhimin e 308 RC Z

Në sallonin e automjeteve në Frankfurt gjatë vitit të ardhshëm Peugeot do të paraqes zyrtarisht formën serike të konceptit i cili na është shfaqur para dy vitesh – 308 RC Z.
Prodhimin e kupesë atraktive franceze e ka konfirmuar drejtor i prodhuesit Peugeot, Jean-Philippe Collin, në panairin e automjeteve në Lisbonë.
308 RC Z do të duhej të del në shitje në fillim të vitit 2010, e tani për tani nuk dihet nëse emri i njëjtë do të mbahet, duke marrë parasysh se do të ndërtohet në platformën e 308.
308 RC Z është paramenduar si një kupe e lehtë sportive. Shumica e pjesëve janë punuar nga alumini dhe peshon 1.200 kilogramë.
Motori i automjetit sportiv francez është bartur nga ai 207 RC, e bëhet fjalë për 1.6 litërshin me benzinë prej 218 KF dhe moment të nisjes prej 300 Nm, që bën se shpejtësia deri në 100 km/h të arrihet për shtatë sekonda, dhe shpejtësinë maksimale 235 km/h.