Është një pyetje relativisht e vështirë, por, me siguri, pjesa më e madhe e njerëzve do të zgjidhnin jetën e një personi shumë të famshëm e të pasur. Por pse vallë ndodh kjo? Sepse këta persona simbolizojnë një ideal, diçka që do të dëshironim ta kishim medoemos (para, famë, sukses, personalitet, etj.) por që për shkak të shumë faktorëve, nuk i kemi arritur ende. Pavarësisht dëshirave dhe ëndrrave të pafundme, duhet të kini parasysh një fakt shumë të rëndësishëm, që kurrë nuk mund të jeni Tom Kruiz, Madona, Xhorxh Klunej, apo dikush tjetër. Nuk keni nevojë të jeni dikush tjetër, për të qenë i kënaqur me veten dhe jetën tuaj!
Natyrisht që pushteti dhe paraja të bëjnë të ndihesh mirë, por miliona persona janë në kërkim të alternativave të reja, duke lënë pas një zyrë me panoramë magjepse ose një shtëpi të bukur në plazh. Dëshira e tyre më e madhe është që, kur të hyjnë në një dhomë të mbushur me njerëz, bisedat e personave që gjenden në sallë, të ndalojnë në moment. Për këtë, shumë njerëz janë impenjuar të lënë intervistat, të bëjnë prova, të ilustrojnë deri në detaje projektin e tyre të fundit: një skenar, një ditar, një "reality show" të ri. Gjithçka për të kënaqur në maksimum dëshirat e tyre.
Vitet e fundit, një grup sociologësh, ka nisur të studiojë dhe ta përcaktojë famën në një mënyrë krejt ndryshe. Individët që kanë një dëshirë të madhe për t‘u bërë të njohur, janë të ndryshëm nga shumica, ndoshta në një mënyrë banale, ambiciozë në kërkimin e famës dhe të pushtetit. Duket se fama është rrënjosur thellë në dëshirën për të qenë pjesë e një shoqërie të lartë, për të pasur atë siguri ekzistenciale që vetëm një popullsi e madhe mund ta garantojë. Këto dëshira shfaqen më tepër te të moshuarit, kur rastet për t‘u bërë të famshëm janë relativisht të mëdha. Por cila është rruga për t‘u bërë i famshëm? "Kur kuptojmë se në këtë jetë nuk ia dalim dot, kërkojmë një tjetër rrugë për t‘u bërë të famshëm, të paktën pas vdekjes", thotë një psikolog, i cili është duke përfunduar edhe një libër që flet për suksesin. "Për të kuptuar se sa e fortë është kjo ambicie e krahasojmë me mesjetën, kur disa persona mezi prisnin të vdisnim për të kaluar në një jetë më të mirë".
Në metropolet moderne, arritja e famës është një fenomen i vështirë për t‘u kuptuar nga të gjitha kulturat. Sipas të dhënave të një psikologu amerikan, në disa qytete të Kinës dhe Gjermanisë, rreth 30 për qind e të rriturve ëndërrojnë vazhdimisht me sy hapur që të bëhen të famshëm, ndërkohë që 40 për qind pret që herët a vonë të shijojë sadopak ndjesinë e suksesit, qoftë edhe për 15 minuta. Mes të rinjve, kjo përqindje është akoma edhe më e lartë. Terapistë dhe studiues të ndryshëm, thonë se dëshira për t‘u bërë i famshëm rritet për shkak të ndjenjave të refuzimit dhe braktisjes. Gjithashtu në mendjen e personave që dëshirojnë të bëhen të famshëm ndikojnë edhe faktorë të tjerë, që lidhen me ngjarje aktuale, festa, ceremoni, martesa por edhe vdekje. "Këta persona marrin shtysë nga ideja e të qenit të pavdekshëm. Që gjërat të ecin përpara kemi nevojë ta konsiderojmë veten më shumë se një person i thjeshtë. Gjithmonë dëshirojmë të jemi një person, i cili kontribuon për një botë që ka kuptim", shprehet një psikolog nga Universiteti i Arizonës.
Mundësitë efektive për t‘u konsideruar një pjesë e rëndësishme janë të shumta, sa nuk ke pse të habitesh, nëse ambiciet e parealizuara transformohen në një luftë në nivel psikologjik. Në një studim të vitit 1996, psikologu ka kryer një eksperiment me 100 të rritur, duke nxjerrë në pah dëshirat dhe vlerat e tyre. Pjesëmarrësit që i jepnin më shumë rëndësi aprovimit të të tjerëve kanë shfaqur shenja ankthi më të mëdha se ata që e pandehnin veten miqësorë. Por çfarë mund të thuhet për ata që e kërkojnë dhe e gjejnë famën? Mesa duket këta persona janë me fat. Në fakt studiuesit dhe biografët e famës në këtë pikë janë dakord: pavarësisht avantazheve, fama mund të të "gllabërojë". Një tjetër psikolog i famshëm në "British Columbia" ka studiuar karrierën e Kërt Kobein, Kol Porter dhe Xhon Shirver, duke zbuluar në punën e të treve, se abuzimi me vetveten filloi vetëm pasi kishin fituar famën. Nuk janë këto tri raste që mund të përkufizojnë gjithçka, por psikologët kanë zbuluar se një rritje e koshiencës personale mund të shtyjë në depresion këdo, aq më shumë njerëzit e famshëm.
Saturday, July 5, 2008
Sekretet e suksesit
Posted by Rina TURKESHI at Saturday, July 05, 2008
Labels: Lajm MRT
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
1 comment:
Përshëndetje, unë jam Daniella Williams Pasi kam qenë në lidhje me Anderson për vite me rradhë, ai u nda nga unë, bëra gjithçka që ishte e mundur për ta rikthyer atë, por gjithçka ishte e kotë, doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të. E luta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. I shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më sugjeroi që më mirë të kontaktoja një magjistar që mund të më ndihmonte të bëja një magji për ta rikthyer atë, por unë jam tipi që nuk besova kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta provoja. e dërgoi me postë magjistarin dhe ai më tha se nuk kishte problem që gjithçka do të jetë në rregull para tre ditësh, se ish-i im do të kthehet tek unë para tre ditësh, ai bëri magjinë dhe çuditërisht në ditën e dytë, ishte rreth orës 16:00. Ish-i im më thirri, isha aq i befasuar, iu përgjigja telefonatës dhe gjithçka që ai tha ishte se i vinte shumë keq për gjithçka që ndodhi, sa donte që unë të kthehesha tek ai, se më donte aq shumë. Unë isha shumë i lumtur dhe shkova tek ai dhe kështu filluam të jetonim përsëri të lumtur së bashku. Që atëherë, unë kam premtuar se këdo që njoh që ka një problem marrëdhënieje, do t'i ndihmoja një personi të tillë duke e referuar atë te personi i vetëm real dhe i fuqishëm i magjisë që më ndihmoi me problemin tim. Ju mund t'i dërgoni email atij nëse keni nevojë për ndihmën e tij në marrëdhënien tuaj ose në ndonjë rast tjetër. Email: ellenspellcaster@gmail.com
WhatsApp+2349074881619
1) Magjitë e dashurisë
2) Magjitë e humbura të dashurisë
3) Magjitë e divorcit
4) Magjitë e martesës
5) Magjitë lidhëse
6) Magjitë e ndarjes
7) Dëboni një dashnor të kaluar
8.) Ju dëshironi të promovoheni në zyrën tuaj / magjinë e Lotarisë
9) dëshironi të kënaqni të dashurin tuaj
Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për një zgjidhje të qëndrueshme. Email: ellenspellcaster@gmail.com
WhatsApp+2349074881619
Post a Comment