Sunday, July 29, 2007

SHKUPI SHËNOI 44 VJETORIN NGA TËRMETI KATASTROFAL

Shkupi sot shënon 44 vjetorin nga tërmeti katastrofal i Shkupit, në të cilin humbën jetën 1.070 banorë, ndërsa u lënduan rreth 3.300.Në dridhjen me intensitet prej 6.1 ballëve, sipas Shkallës së Rihterit, e cila zgjati rreth 17 sekonda, u rrënuan një numër i madh i ndërtesave, objekteve publike, si dhe thuajse 80 për qind e vendbanimeve në Shkup. Në tërmetin, u dëmtuan rëndë Stacioni hekurudhor, Shtëpia e Oficerëve, Posta, Banka, hoteli "Makedonija", tri teatro, ndërtesa e Bibliotekës Popullore dhe Universitare, Muzeu Historik, si dhe objekte tjera simbole të Shkupit.Shkupi, menjëherë pas tërmetit u bë qytet i solidaritetit botëror. Ndihmë me ekipe shpëtimtare, barna, tenda, mbulesa dhe veshje mbërrinte nga të gjitha kontinentet. Për një kohë të shkurtër, qyteti filloi sërisht të funksionojë, ndërsa filloi edhe ndërtimi i më shumë lagjeve, si dhe objekteve të cilat më vonë i dhanë pamje dhe frymë të re qytetit të rrënuar.Sikurse çdo vjet më 26 korrik, edhe sot familjet e viktimave të tërmetit katastrofal bashkë me autoritetet e qytetit do t`i vizitojnë Varrezat e qytetit në Butel, ku do të vendosin lule para përmendores së viktimave në tërmetin.

No comments: