Monday, July 30, 2007

GURET E KALAS, AUTOR- HAMDI ISLAMI

Poezia si e tere letersia po u pergjigjet gjithnji e me shume ngjarjeve te kohes…Synon t’i pasqyroj ato me tere diapazonin dhe forcen e tyre. Gjithni lexojme shkrime te larmishme mbi fatin e shqipetareve.
Pikerisht edhe ne permbledhjen “Guret e Kalase” te autorit Hamdi Islamit duke u zhytur mes vargjevej gjejme frymen e ngjajshme, autori ne kerkim te histories meton te gjeje lirine qe i mungon per te sfiduar shekujt e roberis. Autori kerkon shtegdalje per te jetuar shqipetari, bashke me lirine edhe letrat shqipedhe te gjitha te formojne”Shqiperine e bashkuar”.
Pra te kuptosh poezine e Hamdi Islamit eshte njesoj sikur te gjendesh para veshtiresive te ndryshme, sepse te lind dilemma, separi duhet kuptuar vargun qe ka formen rritmin dhe rrymen te cilet duke i bashkuar formojne historine e popullit shqipetar. Jo me kot redaktori i librit duke vlersuar poezin e Islamit jep moton: Gjuha e bashkimit dhe ardhmeria e shqiperis. Ky madje eshte edhe mesazhi i autorit.
Diku mes vargjevet, autori shpreh revolten qe e nesermja te na gjej me kuroren e lirise: Shqiperin etnike.
Pikat esencjale te poezise se Hamdi Islamit mbeten ne rrjedhen e shqetesimeve te pasosura. Por shpresa e pa shtershme ben qe autori te mbetet optimist se do te vjen dita kur shqipetaret te gezojne Bashkimin e Ardhehut.

No comments: