Wednesday, January 7, 2009

Ndërprerja e gazit rus fillon të ndjehet në Maqedoni



Kompania ukrainase Naftogaz pranoi se Rusia ka bllokuar krejtësisht kalimin e gazit metan drejt Evropës dhe vendeve ballkanike përmes Ukrainës.Kompania shtetërore ruse "Gazprom" dje në mëngjes në tërësi e ndërpreu dërgesë për shumë vende ballkanike, si Maqedoninë, Bullgarinë, Rumaninë, Greqinë, Kroacinë etj. , kanë raportuar mungesa të furnizimit me gaz dhe reduktime.Kompanitë e Maqedonisë menjëher kanë raportuar mungesa të furnizimit me gaz dhe reduktime. "Si pasojë e kësaj, filloi rënia e presionit të punës në pjesën tonë të gazpërçuesit, dhe pritet për 20 deri 24 orë nga ndërprerja të vijë deri në ndërprerje të plotë të dërgesës së gazit natyror për punë të konsumatorëve në Republikën e Maqedonisë", njoftoi SH.A. "Makpetrol". Për situatën e krijuar u informua edhe Qeveria, Komisioni rregullator dhe konsumatorët e gazit natyror në shtet, që të riorientohen në energjens alternativ.Në Maqedoni konsumator më i madh i gazit metan është "Ngrohtorja". Drejtori i kësaj kompanie, Dimitar Haxhimishev konfirmoi se situata me furnizimin e gazit është serioze dhe prej mbrëmë kanë kaluar në përdorimin e mazutit.Presidenca çeke e BE-se dhe Komisioni Evropianë kanë kritikuar vendimin e Moskës, duke e cilësuar si të papranueshëm, ndërsa kanë bërë thirrje për rinisjen e menjëhershme të furnizimit. (INA)

Sunday, January 4, 2009

Iku edhe një vit




Erdhi edhe ky vit…Shumë kush jep vlerësime ishte i këtill apo I atillë. Sidoqtëjetë ne jemi një vit më të vjetër…
Dëshirat janë pjesë e repertuarit tonë në prag të vitit por jogjithënjë ata dinë të realizohen…Nësë ne rim duarkryq dhe presim të qëtë që ata të realizohen, gabojmë.
Dëshirat do të bëhën realitet nësë ne punojmë pareshtur, do të vërejmë se suksesi do të na sjell shumë befasi
Iku edhe një vit, nuk e dim sesi por ja po kremtojmë 2009…Le të urojmë që ky vit të jetë I mbarë për të gjithë ne pa dallim: kombi feja apo race. Le të bëhemi sfidant dhe të kalojmë cdo barierë që do të hasim gjatë vitit 2009…
Suksese dhe shëndet por le të jëtë e pandashme nga ne edhe puna…Vetëm duke punuar ne do të arrijmë jo vetëm realizimin e dëshirave por edhe do të arrijmë rezultatet e synuara.

Saturday, November 29, 2008

Rrëfime jete, pjesa e tretë

Ç’do ditë e më shumë e ndjejmë mungesën tënde…Nga do t'i hedh sytë më duket se ti o babushi im më del para, vrapoj pas teje dhe ja më në fund jam pranë teje, në moment kur me tërë energjinë nis e hidhem për të të përqafuar, ti zhdukesh… Po ku ike o babush???Ku? E din se më është djegur shpirti, më janë mbledhur gjithë ato puthje e përqafime sa që tërë botën ta kIsha përqafuar përsëri nuk do ta shuaja etjen. O babush im, të kam shumë xhan, shumë shumë shumë, prandaj lermëvetëm disa çaste ta shfaq gjithë atë barë që e kam apsorbuar prej kur ti ike…
Po përsëri e falëndëroj Zotin që më jep mundësi sëpaku në ëndërr të ri me ty, e të të përqafoj sa tëdua, të bisedoj, ehhhh nuk mund të ta përshkruaj o babush ndjenjën që e kam prej në momentin kur ti ike…
Pse o babush nuk na prite, të kthehemi nga Turqia dhe të na e bësh me dije se do ikësh nga kjo botë, sëpaku të na thoje lamtumirë. Po kështu pa kujtuar është shumë e rëndë për ne.
Unë mundohëm ta vazhdoj rrugën tënde edhe pse do shumë punë, ti je ai që më jep kurajo, madje më ke thënë se po nuk arita të bëhem dikushi në jetë s’do të më bësh vend as në botën tjetër. E din o babushi im se ajo që më bën të fort dhe sfidante në jetë është vazhdimi i rrugës tënde, mos u brengoj o babi se unë do të punoj pa u kursyer që ti të jesh rehat atje në parajë…Shpesh kushtet dhe rrethi në punë më bëjnë që të dorzohem por përsëri je ti ai që më shtyn dhe më motivon. Dua të punoj pa ndal më qëllim që atë ditë kur do të bashkohemi, të mos turpërohesh nga unë, po po nga bij jote, mos thuash ik andej se ti nuk punove si unë me nder. Unë të jap besën dhe fjalën se se nuk do ta kursej vetën…Të dua o babush dhe pritëm, do të vij dita kur ne do të bashkohemi. Jam e vëtëdijshme se kjo botë është vetëm provë si për mua ashtu edhe për të tjerët dhe se të gjithë duhet të luftojmë për të siguruar një vend në botën tjetër.
Tung babush, jetoj pa dashurin dhe pa këshillat e tua por me shpres se një dite do ti kem sërisht ato…

Wednesday, November 26, 2008

LOTË DHE GËZIM



ju mirëpresim

LOTË DHE GËZIM


Rastet socila dhe hallet e tyre të përditshme, emisioni "Lotë dhe gëzim", të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e saj,le të na shkruajnë në email adresën tonë elektronike lotdhegezim@hotmail.com.

ju mirëpresim