Sunday, March 2, 2008

Proverba nga lëmia e DITURISË

Sytë dhe veshët e njeriut janë dëshmitarë të këqij, nëse mendja nuk është e arsimuar.

Herakliti

Rezultati më i rendësishëm i çdo arsimimi është njohja e vetëvetes.
E. Fisheri

Arsimimi nuk është vetëm përgatitje për jetën. Ai është vetë jeta.
Deveji


Arsimimi është bimë e tmerrshme që nuk qet gjethe dhe nuk lulëzon, në qoftë se nuk e ujisim me lot e gjak.
Grafi

Hapja e një shkolle, mbyllja e një burgu.
Hygo

Ku s'ka bukë s'ka arsim, por nëse s'ka arsim s'ka as bukë.
Hebreje

Mos iu frikëso të arsimuarit, as të paarsimuarit, por vetëm të gjysmarsimuarit.
Kurani

Atë që dimë është një pikë uji, atë që nuk e dimë është një det.
Njutoni

Vetëm këtë di, se asgjë nuk di.
Sokrati

Më i dituri është ai që nuk mendon fare se mund të jetë ai.
Boalo

E dimë ç'jemi, por nuk dimë ç'mund të bëhemi.
Sbekspiri

Ai që nuk di flet; ai që di heshtë.
Lao Ce

Dituria e bën njeriun të lirë, por jo edhe të lumtur.
Reinarku

Dituria mund të fitohet duke shfletuar libra e libra, por nëse nuk përdoren drejt, mund të mbeten pemë pa frute.
Lihtenbergu

Dituria arrihet duke vuajtur dhe bëhet ligj i jetës e mjet i shpëtimit.
Eskili

Asnjë dijetar s'ka dëshiruar kurrë të jetë më i ri se ç'është.
Suifti

Dëgjimi është fillimi i çdo urtësie
Hegeli


SANREMO edhe këtë vit pësoi humbje në SHIKUESHMËRI

Festivali italian në Sanremo, pra prej të cilit ka marrur edhe emrin Sanremo, ka pësuar humbje të madhe në shikueshmëri, dhe siduket do të jetë fundi për udhëheqësin televiziv Pipu Baudu, i cili ka udhëhequr më shumë se 13 pjesë.

Festivalin e kanë ndjekur mes gjashtë dhe tetë milion shikues. Në shikim të parë kjo nuk është numër i vogël, por është shumë e vogël në krahasim me vitet e kaluara.


Përndryshe në festivalin e sivjetëm fitues kanë qenë dyshja Xhio Di Tono i Lola Pançe, derisa vendin e dytë e fitoi Ana tatanxhello me këngën “Il mio amico” (Shoku im), ku i këndon shokut të saj homoseksual.

Alfa e re mini do të quhet - MITO

Burime nga Alfa Romeo treguan se automobilin i ri urban do ta prezentojnë në një hapje madhore më 18 Mars, dhe do të quhet Mito, e cila don të thotë, ose është marrë nga dy shkronjat e para të dy qyteteve italiane, Milan dhe Torino.

Mito do të jetë automobile me të cilin Alfa do ti bëjë ballë Minit në segmentin e autombilëve urban, ku më vonë do të hyn edhe Audi A1. Do të bazohet në platformën e Grande Punto-s.

Motorët do t ipërbëjnë 1.4 litra benzini me 95 dhe 105 KF, benzinët turbo prej 135 dhe 165 KF dhe dizeli me 1.6 kubikësh prej 120 KF. Majë e ofertës do të jetë motori GTA prej 1.8 kubikësh me 230 KF.

Për dizajnin e Alfës së re akoma nuk dihet shumë, por parashikohet se shumë detaje do të merren nga 8C Competizione.

Ky automobil do të arrin nga Shtator, me çmim në suaza të klasës premium.

Friday, February 29, 2008

Thursday, February 28, 2008