Sunday, July 27, 2008

Përfundoi me sukses Universiteti Veror 2008- USHT

Studentët: “Shumëçka kemi të përbashkëta e shumë pak dallime”

25 korrik, Ohër – Në ambientet e Qendrës së Kongreseve në Ohër, në mënyrë solemne u bë ndarja e certifikatave për studentët pjesëmarrës në Universitetin Veror 2008 organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, programi studimor i gazetarisë. Të pranishëm në evenimentin solemn të mbylljes së Universitetit dhe ndarjes së certifikatave ishin profesori arbëresh Matteo Madnala nga Universiteti i Palermos, Mark Marku, Henri Çili nga Universiteti Evropian në Tiranë, Dhurata Shehri, Persida Asllani, Salajdin Salihu, gazetari i Top Channel, Alban Dudushi, gazetarë tjerë dhe përfaqësues të USHT-së.

Në emër të Rektoratit të USHT-së, sekretari gjeneral, Ali Salihi e shpalli të mbyllur Universitetin Veror 2008 dhe vlerësoi si të suksesshëm tërë aktivitetet dhjetë ditore të ndërmarra gjatë këtij organizimi. Koordinatori kryesor, Ylber Lili dhe ndihmës koordinatori për çështje akademike të UV 2008, Mark Marku vlerësuan se ligjëratat e realizuara nga emra të shquar të diplomacisë, politikës, filozofisë, gazetarisë dhe fushës së komunikimit e letërsisë mundësuan realizimin e përkryer të këtij projekti komunikimi mbarëshqiptar. “Iniciativa e ndërmarrë, këtë herë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, do të jetë pikënisje për projekte të tilla të ngjashme edhe më tej nga Universitetet shqiptare në fushën e komunikimit dhe integrimeve për shqiptarët, duke rrëzuar kështu çdo barrierë komunikimi mes vendeve ku jetojnë shqiptarët” u shpreh Lili. “Ndjehem i lumtur që isha pjesë e këtij projekti të madh e që bashkërisht mundësuam që të eliminohen stereotipet e keqkuptimet përkundrejt mirëkuptimit e komunikimit pa kufij. Konsideroj që Universiteti Veror 2008 është projekt i shumë i veçantë i llojit të vet dhe se mundësoi njohje të ndërsjella, shkëmbim përvojash, idesh e njohurish, për studentët nga Shqipëria, Maqedoni dhe Kosova” u shpreh profesor Marku në fjalimin e rastit.

Edhe studentët u ndanë të kënaqur nga organizimi dhe mbarëvajtja e Universitetit Veror. “Është kënaqësi të jesh pjesëmarrës në këtë Universitet Veror, me ligjërues ekspert nga fusha e komunikimit dhe integrimit. Këtu mësuam dhe përfituam shumë. E më e veçanta, mësuam se shqiptarët, pa marrë parasysh ku ndodhen, kanë më shumë gjëra të përbashkëta se sa kanë dallime.”- u shpreh njëri prej studentëve pjesëmarrës.

Në mbrëmjen e fundit të UV2008, në mënyrë solemne u ndanë edhe certifikata për studentët pjesëmarrës. Një grup studentësh nga arti figurativ punuan nga një pikturë për Universitetet respektivisht fakultetet, studentët e të cilëve ishin pjesëmarrës.

Kumtesat e ligjëruesve gjatë Universitetit Veror 2008 do të botohen në një libër të veçantë, botuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.

Monday, July 14, 2008

PASTRUES KLASË


Jemi shume të shkathët për të pastruar shtëpi. Prandaj

na thirni dhe do të bindeni. Kemi pastruar qytetet të tëra, e nuk po e pastrojme banesen e juaj?

Fakt është, qe nuk dim shqip, por besoj se sdo ketë problem sepse puna do të na nxjerr në dritë. Jemi pastrues numër një I banjove dhe shembull konkret. Po patët probleme me kanalizimet ( ujrat e zeza), ju lutem na thirrini sepse nuk do të zhgënjeheni. Unë e kam bashkpuntorin tim Ratkon,

kemi firmën tonë “Radovan&Ratko”, firmë me emër. A e dini se më shumë pastrojmë në shtëpit e shqiptarëve, ata janë klasë e lartë dhe është vështirë të jesh pastrues I tyre, por ne me talentin dhe punën tonë arrijmë deri te caku. Jemi krenar qe e punojmë këtë punë…Ju lutem na thirrni, cao nga pastruesit më të devotshëm.

Sunday, July 13, 2008

Cilin nga bebet do ta perzgjedhnit

Keni beba te maskuar, ndersa ju u ngelet te votoni per ate qe mendoni se i ka me shume hije maska


1) Baby vampi
2)Baby Lkamania

3)Baby gjyshi

foto

Ne foto do te shihni cudira...Po po e di se do te habiteni po jane bebe te cilet kane ardhur ne jete...
Jane krijesa te cilet e ndryshojne jeten e nje cifti, por fatkeqesisht ndonjehere lindin edhe jo te zakonte.
E di se rastet e tilla na bejne qe te mos njehemi mire, por sidoqofte nuk duhet t'i anashkalojme sepse edhe ata kane ardhur ne jete njejte si ne.




Sunday, July 6, 2008

USHT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Eqrem Çabej”-Gjirokastër

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti dhe Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”-Gjirokastër, prof. asoc. Gëzim Sala, nënshkruan marrëveshje bilaterale të bashkëpunimit. Marrëveshja në fjalë parasheh bashkëpunimin në organizimin e përbashkët të studimeve deridiplomike dhe pasdiplomike, shkëmbimin e përvojave dhe informacioneve për programet studimore, shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve, projekte të përbashkëta hulumtuese shkencore, shkëmbimin e botimeve të publikuara nga universitetet, për botime të përbashkëta dhe në lëmi tjera të që janë në interes të dy universiteteve e ku mund të realizohet bashkëpunimi.

Të pranishëm gjatë aktit të nënshkrimit të marrëveshjes ishin edhe prorektorët për shkencë e marrëdhënie me jashtë dhe ai për çështje mësimore të Universitetit “Eqrem Çabej”, prof. dr. Liljana Reçka dhe prof. dr. Petro Karajani si dhe dekanët prof. dr. Kristaq Kinina i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe prof. dr. Roland Zisi, i Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore. Nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, të pranishëm ishin edhe Prorektori për shkencë, prof. dr. Agim Shabani dhe Përgjegjësi për politikë regjistruese, Qufli Osmani.

Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti u shpreh se është më se i bindur dhe më optimist se kurrë se bashkëpunimi mes dy universiteteve do të funksionoj. “Kjo marrëveshje është në dobi të të dy universiteteve. Pas disa marrëveshjeve me më shumë institucione të larta arsimore, kjo e radhës me Universitetin e Gjirokastrës rrumbullakon bashkëpunimin mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe universiteteve nga Shqipëria.”- tha Rektori Prof. dr. Sadi Bexheti.

Saturday, July 5, 2008

Martesë në kozmos për 2.3 milionë dollarë

Një kompani japoneze ka filluar të pranojë rezervimet e çifteve të dashuruara që dëshirojnë të martohen në kozmos. Që 'Po-në e tyre ta thonë në kozmos, çiftet e lumtura duhet të paguajnë 2.3 milionë dollarë, në të cilat është përfshirë edhe ceremonia e kurorëzimit në anije të vogël kozmike të lansuar 100 kilometra në ajër.

Gjatë fluturimit njëorësh çifti për disa minuta do te jetë në gjendje të papeshë, kur në praninë e tre njerëzve do të shprehin betimet e tyre', ka sqaruar drejtori i kompanisë japoneze First Advantage, e cila ofron këtë shërbim hapësinor.

Pjesa kryesore e ceremonisë do të kryhet pak kohë pas nisjes, në mënyrë që të porsamartuarit të kanë sa më shumë kohë për t'u kënaqur në pamjen nga anija kozmike.

Sekretet e suksesit

Është një pyetje relativisht e vështirë, por, me siguri, pjesa më e madhe e njerëzve do të zgjidhnin jetën e një personi shumë të famshëm e të pasur. Por pse vallë ndodh kjo? Sepse këta persona simbolizojnë një ideal, diçka që do të dëshironim ta kishim medoemos (para, famë, sukses, personalitet, etj.) por që për shkak të shumë faktorëve, nuk i kemi arritur ende. Pavarësisht dëshirave dhe ëndrrave të pafundme, duhet të kini parasysh një fakt shumë të rëndësishëm, që kurrë nuk mund të jeni Tom Kruiz, Madona, Xhorxh Klunej, apo dikush tjetër. Nuk keni nevojë të jeni dikush tjetër, për të qenë i kënaqur me veten dhe jetën tuaj!

Natyrisht që pushteti dhe paraja të bëjnë të ndihesh mirë, por miliona persona janë në kërkim të alternativave të reja, duke lënë pas një zyrë me panoramë magjepse ose një shtëpi të bukur në plazh. Dëshira e tyre më e madhe është që, kur të hyjnë në një dhomë të mbushur me njerëz, bisedat e personave që gjenden në sallë, të ndalojnë në moment. Për këtë, shumë njerëz janë impenjuar të lënë intervistat, të bëjnë prova, të ilustrojnë deri në detaje projektin e tyre të fundit: një skenar, një ditar, një "reality show" të ri. Gjithçka për të kënaqur në maksimum dëshirat e tyre.

Vitet e fundit, një grup sociologësh, ka nisur të studiojë dhe ta përcaktojë famën në një mënyrë krejt ndryshe. Individët që kanë një dëshirë të madhe për t‘u bërë të njohur, janë të ndryshëm nga shumica, ndoshta në një mënyrë banale, ambiciozë në kërkimin e famës dhe të pushtetit. Duket se fama është rrënjosur thellë në dëshirën për të qenë pjesë e një shoqërie të lartë, për të pasur atë siguri ekzistenciale që vetëm një popullsi e madhe mund ta garantojë. Këto dëshira shfaqen më tepër te të moshuarit, kur rastet për t‘u bërë të famshëm janë relativisht të mëdha. Por cila është rr
uga për t‘u bërë i famshëm? "Kur kuptojmë se në këtë jetë nuk ia dalim dot, kërkojmë një tjetër rrugë për t‘u bërë të famshëm, të paktën pas vdekjes", thotë një psikolog, i cili është duke përfunduar edhe një libër që flet për suksesin. "Për të kuptuar se sa e fortë është kjo ambicie e krahasojmë me mesjetën, kur disa persona mezi prisnin të vdisnim për të kaluar në një jetë më të mirë".

Në metropolet moderne, arritja e famës është një fenomen i vështirë për t‘u kuptuar nga të gjitha kulturat. Sipas të dhënave të një psikologu amerikan, në disa qytete të Kinës dhe Gjermanisë, rreth 30 për qind e të rriturve ëndërrojnë vazhdimisht me sy hapur që të bëhen të famshëm, ndërkohë që 40 për qind pret që herët a vonë të shijojë sadopak ndjesinë e suksesit, qoftë edhe për 15 minuta. Mes të rinjve, kjo përqindje është akoma edhe më e lartë. Terapistë dhe studiues të ndryshëm, thonë se dëshira për t‘u bërë i famshëm rritet për shkak të ndjenjave të refuzimit dhe braktisjes. Gjithashtu në mendjen e personave që dëshirojnë të bëhen të f
amshëm ndikojnë edhe faktorë të tjerë, që lidhen me ngjarje aktuale, festa, ceremoni, martesa por edhe vdekje. "Këta persona marrin shtysë nga ideja e të qenit të pavdekshëm. Që gjërat të ecin përpara kemi nevojë ta konsiderojmë veten më shumë se një person i thjeshtë. Gjithmonë dëshirojmë të jemi një person, i cili kontribuon për një botë që ka kuptim", shprehet një psikolog nga Universiteti i Arizonës.

Mundësitë efektive për t‘u konsideruar një pjesë e rëndësishme janë të shumta, sa nuk ke pse të habitesh, nëse ambiciet e parealizuara transformohen në një luftë në nivel psikologjik. Në një studim të vitit 1996, psikologu ka kryer një eksperiment me 100 të rritur, duke nxjerrë në pah dëshirat dhe vlerat e tyre. Pjesëmarrësit që i jepnin më shumë rëndësi aprovimit të të tjerëve kanë shfaqur shenja ankthi më të mëdha se ata që e pandehnin veten miqësorë. Por çfarë mund të thuhet për ata që e kërkojnë dhe e gjejnë famën? Mesa duket këta persona janë me fat. Në fakt studiuesit dhe biografët e famës në këtë pikë janë dakord: pavarësisht avantazheve, fama mund të të "gllabërojë". Një tjetër psikolog i famshëm në "British Columbia" ka studiuar karrierën e Kërt Kobein, Kol Porter dhe Xhon Shirver, duke zbuluar në punën e të treve, se abuzimi me vetveten filloi vetëm pasi kishin fituar famën. Nuk janë këto tri raste që mund të përkufizojnë gjithçka, por psikologët kanë zbuluar se një rritje e koshiencës personale mund të shtyjë në depresion këdo, aq më shumë njerëzit e famshëm.

Friday, July 4, 2008

Hotelet që po lindin nga ëndrrat

Ka kaluar shumë kohë
që nga viti 717 pas Krishtit,
viti i përurimit të
"Hoshi Roykan", hotelit
japonez të shënuar në "Guinnes"
si i pari dhe më i vjetri në botë,
apo që kur hoteli "Pierre" në New
York ose "Meuruice" në Paris
kanë hyrë në histori. Tani synohet
për të tjera gjëra. Mjafton të
shohësh përreth për të kuptuar
se ku duhet t‘i prenotosh pushimet
e ardhshme, duke parë
edhe "projektet" e pazakonta që
arkitektët më të mirë nga e gjithë
bota do të na ofrojnë, duke lënë
pas dore ata që deri më sot janë
konsideruar më të bukurit në
botë. Me pak fjalë, i vetmi rregull
do të jetë se nuk do të ketë asnjë
rregull. Hotelet e së ardhmes
mund të lindin kudo dhe mund
të kenë çfarëdolloj forme. Mund
të jenë të vendosur mbi pemë,
në det, në mes të qytetit, madje
edhe në hapësirë. Tani duket se
ka ardhur vërtet koha për të dalë
nga hapësirat tradicionale për
të kënaqur turistët aventurierë,
apo fantazitë e arkitektëve të
talentuar, që janë munduar të
eksplorojnë gjithçka nga dizajni
i vendeve të pazakonta deri te
suitat fluturuese. Hotel posaçërisht
për të dashuruarit, për ata që
pëlqejnë detin, shkretëtirën apo
qiellin, do të ketë për të gjitha
shijet. Për më tepër me kaq shumë
luks brenda, mendohet se do
të vlerësohen jo me pesë por me
dhjetë yje, sigurisht me çmime
të kripura që do të shkojnë deri
në dhjetë mijë euro nata, duke ia
kaluar edhe gjigantit arab "Burj
Al Arab Hotel", ku, për të fjetur
një natë, duhet të paguash jo më
pak se 7000 euro. Por paratë nuk
vlejnë asgjë para kënaqësisë. Le ta
nisim me hotelet-pemë. Ndoshta
nuk do të jetë një zgjedhje komode,
por kontakti me natyrën është
një mënyrë e mirë për të rigjetur
vetveten. "Cheap dhe Chic" është
në fakt hoteli i dizajnuar nga një
arkitekt italian, që pritet të jetë
gati brenda një dhjetëvjeçari, e që
duke marrë parasysh shërbimet
dhe pamjen e tij të jashtme, përshtatet
me xhepat e të gjithëve. Për
këdo që është në kërkim të emocioneve
ekstreme, ka mundësinë
më të mirë për t‘u zhytur në blunë
e oqeanit, është interesante oferta
që bëhet nga një hotel në formë
guaske, i zhytur nën ujë, nga ku
mund të admirosh fundin e detit.
Utopia e një tende në shkretëtirë
i ka frymëzuar projektuesit për
t‘u propozuar të ftuarve të tij një
hotel me pesë yje, që të krijon
përshtypjen se je në mes të një
shkretëtire.
"Plaku" që nuk del nga
moda
"Burj Al Arab Hotel", i ndërtuar
në vitin 2002, ka në përbërjen e
tij 202 suita dhe çmimi për një
natë varion nga 2000 deri në
7000 dollarë. Ai ofron shërbimet
në nivelin më të lartë të imagjinatës,
një staf të specializuar
në mënyrë që çdo klienti të tij
të mos i mungojë asgjë. Është
ndër hotelet më të bukur dhe
sigurisht më të shtrenjtë në botë.
"Burj Al Arab Hotel" gjendet në
Dubai, në qytetin më të madh të
Emirateve të Bashkuara Arabe,
mes një ishulli dhe për ndërtimin
e tij janë dashur plot 18 muaj.
Hoteli është projektuar nga pesë
arkitektët më të mirë evropianë
dhe ka kushtuar më shumë se
100 milionë dollarë. "Burj Al
Arab" nuk ka dhoma. Ai ka 202
suita, është i ndërtuar tërësisht
prej xhami dhe të ofron pamje
të mrekullueshme nga Gjiri i
Arabisë. Secila nga suitat është
e kontrolluar nga një sistem i
avancuar teknologjie dhe është
e pajisur me të gjitha kushtet.
Aty mund të gjesh laptop, akses
për përdorimin e internetit,
faks, printer dhe fotokopje,
rrjet të fshehtë kompjuterësh
të një teknologjie të avancuar:
ndriçim, perde dhe kondicioner
me një shtypje butoni. Televizorë
42 polësh, plazma, video me
kërkesë, DVD dhe një varietet të
gjerë kanalesh kabllore. Përreth
plazheve të bardhë dhe ujit blu të
gjirit arabik, ju mund të zgjidhni
mes aktiviteteve të ndryshme
për t‘u argëtuar, ndërsa vendosni
të qëndroni në "Burj Al Arab". Pishina
të jashtme shumë të mira
në plazhet private, që mund t‘i
përdorni në mënyrë ekskluzive.
Gjithashtu mund të shëtisni në
hapësirat e shumta ose fushat
sportive, si dhe mund të merreni
me aerobi me trajnerët personalë
që hoteli ju vë në dispozicion.
Mund të shfrytëzoni edhe
banjat hidroterapike, masazhet
orientale, solarin dhe saunën.
Por tashmë, kjo nuk është më
një ëndërr. Lista vazhdon me të
tjera mrekulli.

Thursday, July 3, 2008