Wednesday, November 7, 2007

MËSOJNË ME METODA BALLKANIKE, MENDOJNË SI NË EVROPË

Mbaroi faza e parë e fushatës “Mësojmë për BE “. Pjesa më e madhe e nxënësve janë optimist për Maqedoninë, sipas tyre pas disa vitesh shteti ynë do të bëhet pjesë e familjes më te madhe evropiane. Por në mesin e tyre ka te tillë që mendojnë se Maqedonia është larg BE-se. Përpos pesimizmit që e hasim te to, kryesorja është se nxënësit të gjithë njëzeri shprehen se BE-ja për ta është shumë e rëndësishme, madje e ilustrojnë me shembullin: se sa peshku mund te jetoj pa ujë aq edhe ata s’mund të jetojnë pa Europen.

Rina TURKESHI dhe Husamedin GINA

“Njerëzit nuk do ti shfryn hundët në rrugë, nuk do të pështynë në tokë dhe cka është me rëndësi nuk do të hedhin mbeturina kujt ku ti kujtohet”, thotë Nizam Kerim nxënës i klasës së gjashtë pranë Sh.f.”Petar Zdravkovski –PENKO”, duke u përgjigjur në pyetjen se cka pret nga dita kur Maqedonia do të bëhet antare e familjes evropiane, ai pa hezituar shprehu mendimin pas mbarimit të fushatës “Mësojmë për BE-në” e organizuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“E pranoj se për Bashkimin Evropian nuk kam shumë dijeni , ndonjëhëre dëgjoj diç në televizion dhe aq “, sinqerisht na sqaron Nizami”. Por me ndihmën e tribunave besoj se do të fitojmë më shumë njohuri për BE-në, shtoi ai. Në tribunën njëorëshe në shkollën fillore PENKO e cila karakterizohet me atë se mesimi zhvillohet në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe turqisht. Nxënesit, mysafirët nga sekretariati i kanë pritur me hymnën evropiane “Odeja e lumturisë” e kënduar në tre gjuhë.

Në një atmosferë joformale, nxënësit kanë mundësi të parashtrojnë edhe pyetje.
“Nëse Maqedonia në vitin 2008 inkuadrohet në NATO vallë kjo do të thotë se na pret integrim i shpejtë edhe në BE”, pyet Valerija Jovanovska, e cila ishte ulur përpara dhe me interesim të madh priste përgjigjen.
“E dashur, ëndrra e juaj dhe e jona është që sa më shpejtë të bëhemi pjesë e BE- së por duhet patur parasysh se integrimi në këtë familje kerkon kushte tjera. Antarsimi ne NATO do te jetë hap pozitiv, po mos i harrojmë edhe kushtet që duhet ti plotesojmë për kyçje në BE “, u përgjigj përfaqësuesi i Sekretarjatit për Çështje Evropiane.
Valerija, ngriti kokën dhe me buzëqeshje në fytyrë ju drejtua shokëve.
“E dija, e dija se ky do të jetë hap i mire për Maqedoninë, gjithashtu e di se vendi ynë shumë shpejtë do të bëhet pjesë e BE- së”, tha nxënësja e klasës së shtatë Valerija shumë e sigurtë në vete.
Të gjithë dhjetë kuiz pyetjet për BE-në dhe historin e saj të përgaditura nga SÇE për nxënësit nuk paraqisnin problem, pa dyshim përgjigjet ishin të sakta dhe të shpejta.

ÇKA ISHTE KJO BE?-Nxënësja simpatike e klasës së shtatë Ebru Musli, ende nuk mund të bëj dallim mes vendit kandidat për antarsim në BE, vend i cili i ka filluar bisedimet për antarsim në BE dhe vendit antar të familjes së madhe evropiane.
Ebru, ka marre pjesë në manifestimin e mbajtur në sheshin e Shkupit, i cili për moto kish “Netet Evropiane”, e cila u shoqërua nga tingujt e hymnit të Maqedonisë dhe atij evropian “Odeja e lumturisë “, ku fjalim mbajtën kryetarit Branko Cërvenkovski dhe ish kryeministrit Vllado Buçkovski.
“Shumë mirë e mbaj mend manifestimin në shesh, kur Maqedonia fitoi statusin kandidat për në BE. Koha ishte e ftohtë kishte fishekzjarre dhe lëshim të balonave të kaltër të cilët e simbolizonin ngjyrën e BE- së na i sqaronte , Ebru përkujtimet e saja.

OPTIMIZMI I MODERUAR- Nxënësja e shkelqyeshme Flora Zllatku dëshiron që një ditë Maqedonia të bëhet vend për të cilin shumë njerëz do te flasin pozitivish dhe shtet me vlera të njejta si edhe antarët e deritanishëm të BE- së.
Për Florën BE do të thotë bashkim i shteteve të cilat përparojnë drejt suksesit. Por ajo shumë me pesimizëm thotë: “Nuk mendoj se Maqedonia do të inkuadrohet në BE”.
Flora ka vizituar shumë shtete Evropiane, përshtypje më të madhe tek ajo ka lënë Franca me qytetet e saja shume te bukura dhe për këtë dëshiron të jetoj mu në Paris.
Edhe nga Nizami kërkuam të prognozoj për daten e antarsimit tonë. Pa menduar shumë me optimizëm tha“ Në vitin 2012 do të bëhemi evropian dhe lirshëm do të mund të shëtisim në tërë botën, si të gjithë miqtë tanë nga kontinenti më i vjetër” deklaroi Nizami.
Rreth asaj se Maqedonia do të inkuadrohet në BE tek filloristët mbretëron mendim i ndryshëm, por ata janë njëzëri dhe unik, ardhmëria e mirë nuk mund të paramendohet pa inkuadrimin në BE.
“Për mua BE do të thotë ardhmëri më e mirë dhe më e ndritshme, kufijt e hapur, respektimi i ligjeve, punësim për të gjithë dhe standard më të mirë jetësor” është kategorike Lupka Kostova e cila shtoi. ”Në BE nxënësit e shkëlqyeshëm kanë privilegje më të mëdha dhe raste për prosperitet të mëtutjeshme për dallim nga ne“.

QËLLIMI I ARSYESHËM – Ministrat dhe ambasadoët janë të kënaqur nga fushata “Mësojmë për BE”. “Duke i faliminderuar të gjithë ,veçanërisht ambasadorët, ky aktivitet ka arritur të fitoj cilësi dhe dinamikë “, tha ministrja për eurointegrime Gabriella –Konevska – Trajkovska.
Shefi i misionit të BE- së në Maqedoni, euroambasadori Ervan Fuere, nënvizoi se kontakti personal me qytetarët, prania e tij në shkolla dhe në mesin e popullatës në vend është mënyrë e drejtë dhe e shkëlqyeshme për njohjen me BE- në dhe shumë më i rëndësishëm nga publikimi i dokumenteve.
“Faza e parë e fushatës “Mësojmë për BE- në”e ka arsyetuar qëllimin e tij – fëmijët tanë të fitojnë më shumë njohuri për themelimin, rëndësinë, rolin dhe historinë e BE –se”, theksoi Ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti.

Për projektin “Mësojmë për BE-në “është përgaditur edhe broshurë edhe nga ky vit shkollor, materia për eurointegrimet do të përfshihet në lëndën Shoqeria qytetare.
Pas mbarimit të fazës së parë të fushatëse e pyetëm udhëheqësen e ketij projektit Elizabeta Buova se si e vlerëson aktivitetin e nxënësve ajo tha.
“Nuk mund të jap një konstatim univerzal, por ajo që duhet përmendur është se pjesë e programit ishte interaktiviteti dhe diskursi joformal dhe ajo në të gjitha rastet u shfrytëzua, ne e përshëndesim kureshtjen dhe interesimin e nxënësve. Ata çdo na parashtruan pyetje interesate por ajo që duhet cekur është se patëm edhe pyetje unike”.
Ndërsa se a do të vazhdohet edhe me fazën e dytë dhe se a kanë planifikuar diç që kjo fazë të jetë më efikase Buova pa hezitim vijoi.
“Këtë qëllim e patëm edhe në fazën e kaluar, ku gjatë atyre muajve patëm përvojë pozitive.Hapësira për plotësim gjithmon qëndron, është normale se çdo fillim është i rëndë dhe kemi patur lëshime por këtë do ta përmbushim gjatë zbatimit të fazave tjera”.
Edhe fëmijët shprehen të kënaqur me fushaten në fjalë sipas tyre kur do të bëhemi pjesë e Evropës nuk do të frigohen se nuk dinë asgjë për të, por përkundrazi fushatat e tilla do ti begatojnë ata me informata të bollshme.Sipas nxënësve ata do të ndjehen krenar për ketë ata ndoshta mesojnë me metoda ballkanike por mbi të gjitha është se ata mendojnë si në Evropë.

No comments: