Me rastin e 95 vjetorit te shpalljes se pavarsise ne Pallatin e Kultures ne Tetove u mbajt Akademi Solemne.
Wednesday, November 28, 2007
95 Vjetori i shpalljes se pavarsise
Posted by Rina TURKESHI at Wednesday, November 28, 2007 0 comments
Labels: MRT Video Lajm
Monday, November 26, 2007
Saturday, November 24, 2007
Mbreme ne Qendren Teatrore per femije u shfaq premiera e filmit "Multiplej"
Problemet multietnike akoma jane pjese e shoqerise.Vetem duke u marre vesh mes veti mund te jetohet bashkarisht, rezymon Vladimir Plavevski, regjisor i filmit “Multiplej” i cili u promovua mbreme ne Qendren Teatrore per Femije.
Pikerisht realiteti yne e shtyn Plavevskin ta shtroj kete ceshtje.Ne premieren e filmit “Multiplej” luajne aktore te nacionaliteteve te ndryshme dhe jepet mesazhi se kur duam, mund te jetojme te gjithe sebashku.
“Per ta realizuar idene e bera filmin sic e shihni sot pa iu larguar karakterin komik.Aty nenvizohet se problemet mes njerezve nuk i sjell politika dhe se njerzit pa dallim perkatesia etnike kur duan mund tja kalojne shume mire sebashku, pa mare parasysh problemt tjera qe jane pjese e jetes”, tha Vladimir Plavevski- Regjisor dhe skenar i premieres se filmit”Multiplej”.
Ne rolin e Bekimit luan Mejdi Alidemi.
Per te gjithe ata qe nuk paten mundesi ta ndjekin mbreme premieren e filmit”Multiplej” do te kene rasti ta ndjekin per festat e fundvitit, ne servisin e dyte programin ne gjuhen shqipe.
Posted by Rina TURKESHI at Saturday, November 24, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
Ne Shkup ne diten e alfabetit u hap Instituti per Trashigimi Shpirterore dhe Kulturore te Shqipetareve
Dita e alfabetit kete vite e gjeti Shkupin me nje institut te ri.Eshte fjala pikerishte per Institutin per Trashigimi Shpirteror dhe Kulturore te Shqipetareve qe sot u shpall i hapur nga Kryministri Nikolla Gruevski, nismetari i kesaj ideje Arber Xhaferi dhe Ministri i Asimit dhe Shkences , Sulejman Rushiti.
Ne diten e alfabetit shqip Kryeministri Gruevski u shpreh ne gjuhen e alfabetit tone.
Pa institucione te kesaj natyre , vlerat e nje populli e humbin relevancen, u shpreh ideatori i i Institutit per Trashigimi Shpirterore dhe Kulturore te Shqipetareve, Arber Xhaferi
Per rendesine e institutit foli drejtoresha Mirushe Hoxha.
Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot ne letërsisë shqiptare, ndaj Ministri i Arsimit dhe Shkences ne diten e alfabetit citoi disa rrjeshta te “Formules se pagezimit”.
Ne diten e hapjes se Institutit per Trashigimi Shpirterore dhe Kulturore te Shqipetareve,nuk munguan qytetaret nga vendi dhe gjetk.
Posted by Rina TURKESHI at Saturday, November 24, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT, MRT Video Lajm
Tuesday, November 20, 2007
SKUPI FEST 1
Posted by Rina TURKESHI at Tuesday, November 20, 2007 0 comments
Labels: MRT Video Lajm
Sunday, November 18, 2007
Thursday, November 15, 2007
Friday, November 9, 2007
Feastivali nderkombetar teatror fillon te henen
Festivali i pare nderkombetar teatror "Skupi Fest" i organizuar nga Teatri Kombetar Sqipetar, do te filloj te henen.
Posted by Rina TURKESHI at Friday, November 09, 2007 0 comments
Labels: MRT Video Lajm
Rritja e pagave per 10% ne institicionet shendetsore
Ministria e Shendetesis ne bashkpunim me Sindikaten e Pavarur te shendetesise, Farmacise dhe Mbrojtjes sociale, kane arritur marrëveshje per percaktimin e pages me te ulet dhe menyren e llogaritjes se pagave ne veprimtarine shendetesore.
Deri te një marrëveshje e këtillë erdhi pas konstatimit të përbashkët se janë shtuar shpenzimet e jetes,janë marë parasyshë mundesite ekonomike, niveli i pergjithshem i pagave ne vend, shpenzimet sociale dhe faktoret tjere ekonomik e social.
Paga me e ulet deri tash arrinte shumen prej 3740 denar. Me marrëveshjen e re, paga me e ulet do te arrije shumen prej 5566 denar.
Kjo marrëveshje bazë ka Marrveshjes Kolektive. Sipas saj shuma e të ardhurave nuk mund të jetë mbi 25 % nga paga e punonjesve per klinika, institute dhe klinika spitalore, 20 % per spitalet e pergjithshme dhe spitalete posacme dhe 15 % nga paga e punonjesve per te gjitha institucionet tjera shendetesore publike.
Sindikata e Panvarur e Shendetesis, Farmacise dhe Mbrojtjes Sociale me marrveshjen e arritur me Ministrine e Shendetesis eshte pajtuar qe ne afat prej 30 ditesh nga dita e lidhjes se kesaj marrveshjeje te gjitha institucionet shendetesore publike ti harmonizojne aktet per pagesen e të radhurave.
Posted by Rina TURKESHI at Friday, November 09, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
Maqedonise, Greqia i donoi 4 vetura te ndihmes se shpejte dhe pajisje mjeksore
Edhe pse pajiset shendetesore per cdo vite po shtrenjtohen ata jane mjafte te rendesishme per diagnostikimin dhe kurimin e semundjeve me kohe.
Pikerishte ne kuader te kesaj nga ana e Qeveris Greke sot Maqedonise iu donuan pajisje teknike mjekesore dhe kater vetura te ndihmes se shpejte.
Ambasadoria e Greqise ne Maqedoni Aleksandra Papadopulo,tha se ky donacion eshte pjese e programit “Rikonstruimi i institucioneve shendetesore ne Ballkan”.
“Greqia do te jete gjithmone fqinje i mire ne aspektin politike dhe ekonomike me regjionin, kjo vlen edhe per Maqedonin”, tha Abasadorja Papadopulo.
“Sa do qe te investosh ne shendetesi kurre nuk mund te themi mjafton “, deklaroi ministri ,Imer Selmani.
Sipas Selmanit, se shpejti do te aprovohet buxheti per vitin 2008 me cka do te ndihmon ne realizimin e nje sere projektesh dhe tendere nderkombetare per furnizimin e te gjitha spitaleve ne Maqedoni me paisjet e nevojshme shendetesore.
Posted by Rina TURKESHI at Friday, November 09, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
Thursday, November 8, 2007
EKSPOZITA ME E MADHE E HAPUR DERI ME TANI NE VENDIN TONE
Mbreme ne Muzeun e Arteve Bashkohore ne Shkup, piktori nga Gostivari,Reshat Ameti hapi ekspoziten e titulluar “Nju Jork 1997- Shkup- 2007”, e cila deshmon punen e tij artistike per 18 vite rradhazi.
Posted by Rina TURKESHI at Thursday, November 08, 2007 0 comments
Labels: MRT Video Lajm
Wednesday, November 7, 2007
Aksioni policor "Stuhia malore"
Gjate aksionit policor të quajtur “Stuhia malore”,në rajonin e Fshatit Brodec të Tetovës,ku siç bën të ditur MPB-ja ishte i vendosur një grup i armatosur prej rreth 15 personash, katër persona janë vrare dhe gjashte të tjere janë arrestuar. Sipas Ministres së Brendëshme Gordana Jankullovska gjat këtij aksioni policor në përbërje të përzier etnike u morrën të gjitha masat,në përputhje me standardet profesionale për mbrojtjen e popullatës civile.
“Deri më tani nuk janë lajmëruar civil apo pjestar të policësë të vrar apo të plagosur”,tha Gordana Jankullovska.
Edhe numri dy i kësaj Ministrie Refet Elmazi thote se gjate aksionit nuk ka pasur civil të vrare apo dëme matriale.
Por Jankullovska dhe Elmazi tani për tani nuk japin hollesi rreth identitetit të personave,respektivisht rreth asaj nëse në mesin e të vrarëve apo të plagosurve ndodhet edhe I arratisuri nga burgu I dubravës Ramadan Shiti.Poashtu ata mohojnë informacionet se gjat aksionit një helikopter I policisë është rëzuar.
Siç thote Ministrja Jankullovska njësite speciale të policis në orët e hershme të mëngjesit e kanë lokalizuar grupin i cili është përbër nga disa Shtetas të Kosovës,që kanë kryer vepra penale,për të cilët ka pasur edhe fletarrest ndërkombëtar thot Jankullovska.Sipas saj këtij grupi i janë bashkangjitur edhe disa persona që kane dosje të pasur kriminale në Maqedoni.
Gjate këtij aksioni siç thote numeri një i policisë nga ana e grupit të armatosur nga disa pozicione u hap zjarr ndaj policisë,me çrast edhe policia ka kthyer zjarrin dhe grupi i armatosur është tërhequr.
Në disa vende nga është hapur zjarr ndaj policisë është gjetur një sasi e madhe armësh si:mitraloz i rëndë, gulinov, top pa dridhje, lloje të ndryshme të grantatave dhe bombave,matriale shpërthyese dhe një sasi e madhe e automatikëve.
Posted by Rina TURKESHI at Wednesday, November 07, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
MËSOJNË ME METODA BALLKANIKE, MENDOJNË SI NË EVROPË
Mbaroi faza e parë e fushatës “Mësojmë për BE “. Pjesa më e madhe e nxënësve janë optimist për Maqedoninë, sipas tyre pas disa vitesh shteti ynë do të bëhet pjesë e familjes më te madhe evropiane. Por në mesin e tyre ka te tillë që mendojnë se Maqedonia është larg BE-se. Përpos pesimizmit që e hasim te to, kryesorja është se nxënësit të gjithë njëzeri shprehen se BE-ja për ta është shumë e rëndësishme, madje e ilustrojnë me shembullin: se sa peshku mund te jetoj pa ujë aq edhe ata s’mund të jetojnë pa Europen.
Rina TURKESHI dhe Husamedin GINA
“Njerëzit nuk do ti shfryn hundët në rrugë, nuk do të pështynë në tokë dhe cka është me rëndësi nuk do të hedhin mbeturina kujt ku ti kujtohet”, thotë Nizam Kerim nxënës i klasës së gjashtë pranë Sh.f.”Petar Zdravkovski –PENKO”, duke u përgjigjur në pyetjen se cka pret nga dita kur Maqedonia do të bëhet antare e familjes evropiane, ai pa hezituar shprehu mendimin pas mbarimit të fushatës “Mësojmë për BE-në” e organizuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
“E pranoj se për Bashkimin Evropian nuk kam shumë dijeni , ndonjëhëre dëgjoj diç në televizion dhe aq “, sinqerisht na sqaron Nizami”. Por me ndihmën e tribunave besoj se do të fitojmë më shumë njohuri për BE-në, shtoi ai. Në tribunën njëorëshe në shkollën fillore PENKO e cila karakterizohet me atë se mesimi zhvillohet në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe turqisht. Nxënesit, mysafirët nga sekretariati i kanë pritur me hymnën evropiane “Odeja e lumturisë” e kënduar në tre gjuhë.
Në një atmosferë joformale, nxënësit kanë mundësi të parashtrojnë edhe pyetje.
“Nëse Maqedonia në vitin 2008 inkuadrohet në NATO vallë kjo do të thotë se na pret integrim i shpejtë edhe në BE”, pyet Valerija Jovanovska, e cila ishte ulur përpara dhe me interesim të madh priste përgjigjen.
“E dashur, ëndrra e juaj dhe e jona është që sa më shpejtë të bëhemi pjesë e BE- së por duhet patur parasysh se integrimi në këtë familje kerkon kushte tjera. Antarsimi ne NATO do te jetë hap pozitiv, po mos i harrojmë edhe kushtet që duhet ti plotesojmë për kyçje në BE “, u përgjigj përfaqësuesi i Sekretarjatit për Çështje Evropiane.
Valerija, ngriti kokën dhe me buzëqeshje në fytyrë ju drejtua shokëve.
“E dija, e dija se ky do të jetë hap i mire për Maqedoninë, gjithashtu e di se vendi ynë shumë shpejtë do të bëhet pjesë e BE- së”, tha nxënësja e klasës së shtatë Valerija shumë e sigurtë në vete.
Të gjithë dhjetë kuiz pyetjet për BE-në dhe historin e saj të përgaditura nga SÇE për nxënësit nuk paraqisnin problem, pa dyshim përgjigjet ishin të sakta dhe të shpejta.
ÇKA ISHTE KJO BE?-Nxënësja simpatike e klasës së shtatë Ebru Musli, ende nuk mund të bëj dallim mes vendit kandidat për antarsim në BE, vend i cili i ka filluar bisedimet për antarsim në BE dhe vendit antar të familjes së madhe evropiane.
Ebru, ka marre pjesë në manifestimin e mbajtur në sheshin e Shkupit, i cili për moto kish “Netet Evropiane”, e cila u shoqërua nga tingujt e hymnit të Maqedonisë dhe atij evropian “Odeja e lumturisë “, ku fjalim mbajtën kryetarit Branko Cërvenkovski dhe ish kryeministrit Vllado Buçkovski.
“Shumë mirë e mbaj mend manifestimin në shesh, kur Maqedonia fitoi statusin kandidat për në BE. Koha ishte e ftohtë kishte fishekzjarre dhe lëshim të balonave të kaltër të cilët e simbolizonin ngjyrën e BE- së na i sqaronte , Ebru përkujtimet e saja.
OPTIMIZMI I MODERUAR- Nxënësja e shkelqyeshme Flora Zllatku dëshiron që një ditë Maqedonia të bëhet vend për të cilin shumë njerëz do te flasin pozitivish dhe shtet me vlera të njejta si edhe antarët e deritanishëm të BE- së.
Për Florën BE do të thotë bashkim i shteteve të cilat përparojnë drejt suksesit. Por ajo shumë me pesimizëm thotë: “Nuk mendoj se Maqedonia do të inkuadrohet në BE”.
Flora ka vizituar shumë shtete Evropiane, përshtypje më të madhe tek ajo ka lënë Franca me qytetet e saja shume te bukura dhe për këtë dëshiron të jetoj mu në Paris.
Edhe nga Nizami kërkuam të prognozoj për daten e antarsimit tonë. Pa menduar shumë me optimizëm tha“ Në vitin 2012 do të bëhemi evropian dhe lirshëm do të mund të shëtisim në tërë botën, si të gjithë miqtë tanë nga kontinenti më i vjetër” deklaroi Nizami.
Rreth asaj se Maqedonia do të inkuadrohet në BE tek filloristët mbretëron mendim i ndryshëm, por ata janë njëzëri dhe unik, ardhmëria e mirë nuk mund të paramendohet pa inkuadrimin në BE.
“Për mua BE do të thotë ardhmëri më e mirë dhe më e ndritshme, kufijt e hapur, respektimi i ligjeve, punësim për të gjithë dhe standard më të mirë jetësor” është kategorike Lupka Kostova e cila shtoi. ”Në BE nxënësit e shkëlqyeshëm kanë privilegje më të mëdha dhe raste për prosperitet të mëtutjeshme për dallim nga ne“.
QËLLIMI I ARSYESHËM – Ministrat dhe ambasadoët janë të kënaqur nga fushata “Mësojmë për BE”. “Duke i faliminderuar të gjithë ,veçanërisht ambasadorët, ky aktivitet ka arritur të fitoj cilësi dhe dinamikë “, tha ministrja për eurointegrime Gabriella –Konevska – Trajkovska.
Shefi i misionit të BE- së në Maqedoni, euroambasadori Ervan Fuere, nënvizoi se kontakti personal me qytetarët, prania e tij në shkolla dhe në mesin e popullatës në vend është mënyrë e drejtë dhe e shkëlqyeshme për njohjen me BE- në dhe shumë më i rëndësishëm nga publikimi i dokumenteve.
“Faza e parë e fushatës “Mësojmë për BE- në”e ka arsyetuar qëllimin e tij – fëmijët tanë të fitojnë më shumë njohuri për themelimin, rëndësinë, rolin dhe historinë e BE –se”, theksoi Ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti.
Për projektin “Mësojmë për BE-në “është përgaditur edhe broshurë edhe nga ky vit shkollor, materia për eurointegrimet do të përfshihet në lëndën Shoqeria qytetare.
Pas mbarimit të fazës së parë të fushatëse e pyetëm udhëheqësen e ketij projektit Elizabeta Buova se si e vlerëson aktivitetin e nxënësve ajo tha.
“Nuk mund të jap një konstatim univerzal, por ajo që duhet përmendur është se pjesë e programit ishte interaktiviteti dhe diskursi joformal dhe ajo në të gjitha rastet u shfrytëzua, ne e përshëndesim kureshtjen dhe interesimin e nxënësve. Ata çdo na parashtruan pyetje interesate por ajo që duhet cekur është se patëm edhe pyetje unike”.
Ndërsa se a do të vazhdohet edhe me fazën e dytë dhe se a kanë planifikuar diç që kjo fazë të jetë më efikase Buova pa hezitim vijoi.
“Këtë qëllim e patëm edhe në fazën e kaluar, ku gjatë atyre muajve patëm përvojë pozitive.Hapësira për plotësim gjithmon qëndron, është normale se çdo fillim është i rëndë dhe kemi patur lëshime por këtë do ta përmbushim gjatë zbatimit të fazave tjera”.
Edhe fëmijët shprehen të kënaqur me fushaten në fjalë sipas tyre kur do të bëhemi pjesë e Evropës nuk do të frigohen se nuk dinë asgjë për të, por përkundrazi fushatat e tilla do ti begatojnë ata me informata të bollshme.Sipas nxënësve ata do të ndjehen krenar për ketë ata ndoshta mesojnë me metoda ballkanike por mbi të gjitha është se ata mendojnë si në Evropë.
Posted by Rina TURKESHI at Wednesday, November 07, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
Sunday, November 4, 2007
RRESHJET E SHIUT SJELLIN PROBLEME DHE DEME NE KOMUNENE E SHUTKES
Cdo rreshje shiu sjell probleme te ri per komunene e shutkes. Banoret shprehen te revoltuar se deri me tani askush s'eshte interesuar e jo me te marre hapa per ti ndihmuar kesaj komune.ata deklarojne se nuk e njohin kryetarin e komunes se tyre...
Per me shume hollesi klikoni ne video lajm
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, November 04, 2007 0 comments
Labels: MRT Video Lajm
RADUSHA NJIHET SI FSHAT I MERGIMTAREVE
Nje nder fshatrat e rrethit te shkupit eshte edhe radusha.cfare e karakterizon kete fshat?si rrjedhoj e falimentimit te xehrores se kromit qe e kishin shprese te vetme per sigurimin e bukes se gojes, nje numer i madh i banoreve te ketij fshati ngelen pa pune.me cka u detyruan te lene vendlindjen dhe te migrojne.
Per me shume hollesi klikoni ne video lajm
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, November 04, 2007 0 comments
Labels: MRT Video Lajm
Thursday, November 1, 2007
Me dy nentor do te jepet premiera e filmit "Librat e babait" bazuar ne romanin e Luan Staroves
Me dy nentor do te jepet premiera e filmit “Librat e babait” i bazuar ne romanin e Luan Staroves
Te premten me fillim ne ora 19:00 ne Qendren Teatrore per Femije do te jepet premiera e filmit “Librat e babait” i bazuar ne romanin e Luan Staroves
Nuk e patem te lehte ta realizojme filmin sepse keshilli radiodifuziv na perkrahu me mjete solide,theksoi producenti filmik ,Bajrush Mjaku ai shpreson se ne te ardhmen ky keshill do te ndaj nje shume me te madhe.
Ne rolet kryesore luajne :Bajrush Mjaku, Teuta Ajdini, Bekim Guri,Cun Lajci,Afrim Kasapolli, Vebi Qerimi, Ismet Ramadani si dhe aktor te tjere ne role dytesore.Ndersa
Skenari dhe rregjia nga Rusomir Bogdanovski.
Premiera e filmit “Librat e babait”do te transmetohet ne Radio televizionin e Maqedonise, programi ne gjuhen shqipe me 20 nentor.
Posted by Rina TURKESHI at Thursday, November 01, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
Krijimtarise letrare shqipe u shtua edhe nje veper.
Eshte fjala per vepren “Variacione gjuhesore “e prof.dr. Avzi Mustafes.
Prof.dr.Avzi Mustafa permes titujve tashme te botuar ka bere emer ne fushe te metodikes, didaktikes dhe sociolinguistikes te ne, kesaj here para lexuesve shqiptare dhe maqedonas paraqitet me nje titull te ri, i cili po sikur titujt e meparshem , i sfidon qarqet shkencore te ambientit tone.
Ky liber paraqet nje permbledhje te punimeve me te cilat autori ka marre pjese ne simpoziume shkencore nderkombetare, rajonale dhe nacionale, ndersa para botimit ai ka bere nje revidim te atyre teksteve, per te na dhene keshtu nje veper qe per nga vlera eshte vlersuar si veper multidisiplinore, sepse prek ne disa fusha shkencore me te cilat autori eshte marre edhe me pare.
Vepra funksionon ne dy gjuhe, pra ne gjuhen shqipe dhe maqedonisht dhe eshte e ndare ne dy pjese.Pjesen e pare autori e ka titulluar socio-linguistik ku trajton ceshtje qe kane te bejne me aspektet sociale te perdorimit te gjuhes.Ndersa pjesa e dyte emertohet glotodidaktik qe nenkupton mesimin e gjuheve te dyta.
Gjate leximit te librit hasim tema ne lidhje me interferencat gjuhesore midis ketyre gjuheve, si dhe ceshtjet e gjuhes akademike ne raport me gjuhen e perditshme e keshtu me rradhe.
Marre ne pergjithesi , libri “Variacione gjuhesore” i prof.dr. Avzi Mustafes paraqet nje kontribut te vyeshem ne sociolinguistike, aq me shume qe eshte i pari i ketij lloji ne hapesirat tona dhe i pari qe i shtron problemet ne kete rrafsh te studimit shkencor.
Posted by Rina TURKESHI at Thursday, November 01, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT