Tuesday, October 2, 2007

GJIMNAZISTET SERISHT PROTESTUAN

Edhe pse profesoret kerkuan nga nxenesit qe pa mbaruar ora e gjashte te mos largohen nga mesimi. Nxenesit te mbeshtetur nga moshataret e tyre nga e tere Maqedonia leshuan oret e mesimit dhe vijuan protestat para Ministrise se Arsimit. Ata me fjale, broheritje dhe fishkellima u munduan te shprehin revolten.

Sipas keshillit inicjator ata nuk jane per zvogelimin e numrit te lendeve te provimit te matures, por ata kerkojne qe te mos kete provim mature, ndaj jane me mendime te kunderta me Unionin e shkollave te mesme.

Marko Danilovski u beri thirrje:"Lusim Unionin e gjimnazisteve qe te mos na pengojne me, shume probleme na kane sjell.Te gjitha bisedat qe Unioni i shkollave te mesme i ka bere me Ministrine e Arsimit ,per ne nuk vlejne".

Ndersa spekulimet publike qe jane bere diteve te fundit , kinse nxensit jane perkrahur nga partite politike,Danilovski i hedh posht. Sipas tij, politike e vetme per nxenesit eshte shkolla,ndersa politika e partive politike mund te shqyrtohet ne Parlament.

Nxenesit e bllokuan bulevardin para Ministrise se Arsimit per tre ore, ndersa se a do te vazhdojne protestat neser akoma keshilli inicjator nuk ka sjell vendim.

No comments: