Sunday, August 26, 2007

FILLIMI I VITIT TE RI SHKOLLOR 2007-2008 DO TUA RENDOJ XHEPIN PRINDERERVE

Shtatori po afrohet.Te eturit per dije mezi po e persin diten e pare ne shkolle dhe takimin me shoket dhe shoqet per te rrefyer perjetimet e tyre gjate veres.Me te emocionuar pa dyshim jane ata qe per here te pare do te ulen ne bangat e shkolles.Te emocionuar jane edhe prinderit e te gjithe nxenesve,sepse ata do te duhet qe ti sigurojne femijeve te tyre gjerat e nevojshme shkollore.

Fillimi i vitit te ri shkollor 2007-2008 do tua rendoj xhepin prindererve.Gjate dites se djeshme librarit e qytetit jane furnizuar me tekstet shkollore. Shtepia botuese “Tabernakull” kete vite ka rritur cmimin e librave.Libri i matematikes, fizikes dhe historise sivjet do te shiten per 290 den,per dallim nga viti ni kaluar kur kane kushtuar 25o den.Nderkohe cmimet e teksteve shkollore te shtepise botuese “Prosfetno Dello” jane te njejta me ato te vitit te kaluar.Nje liber per klasen e pare deri ne te katerten kushton 275 den, ndersa fletorja e punes kushton 220 den.Nje liber per klasen e peste deri ne te teten kushton 250 den, ndersa fletorjet e punes nga 150 deri ne 200 den.

Por nxenesit perpos librave duhet te furniyohen edhe me fletore,lapsa ,canta... Ndaj prinderve do tu kushtoj shume kompletimi i mjeteve te nevojshme shkollore per femijen.Madje nuk behet fjale vetem per nje femije,perderisa numri i femijeve ne disa familje arrin deri ne pese.Me shqetesues eshte fakti se atje ku numri i femijeve eshte me i madh, te hyrat jane me te ulta.
Prinderve me te vertet do tu rrendoj xhepi, ata duhet ta kene parasysh se ky eshte vetem fillimi, sepse harxhime do te zgjasin deri ne fund te vitit.

No comments: