Numri 9 i Revistët letrare Shqyrtime albanologjike të cilën e boton Lidhja e Shoqatave të Arsimtarëve të Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Maqedoni i është kushtuar poetit dhe shkrimtarit të madh shqiptarë Murat Isaku. Revista botohet në përvjetorin e dytë të vdekjes të Murat Isakut. Në revistë kryesisht njohësit e krijimtarësi,veprës dhe angazhimeve të tija letrare,shprehin evokimet e tyre, apo japin mendime për veprën madhore të poetit i cila la gjurmë të pavdekshme me krijimet e tija letrare.
Murat Isakun e përkujtojnë njerëzit më të afërt të tij të cilët përveç që ia kanë njohur veprimtarinë e tij krijuese e kanë njohur edhe personalisht.
Alush Kamberi në pjesën e parë Homazhe mbi personalitetit e Murat Isakut thotë se Poeti vdes për tu ringjallur në këngë.
Ndërsa bashkëvendasi i tij Nexhat Idrizi evokon kujtime nga jeta e përbashkët me Murat Isakun duke filluar nga ajo në fshatin e vendlindjes në Gajre të Tetovës,vazhdimin e arsimit fillorë e deri në ditë e fundit të jetës së Murat Isakut. Ndërkaq Nehas Sopaj, Murat Isakut i jep epitetin e babait të letrësisë shqiptare në Maqedoni.
Në revistë është përfshire edhe vrojtimi kritik letrar i akademik Enver Gjergjekut, evokimet e Xhevat Gegës, Agim Vincës, Gjylimsere Kasapit, Lutfi Turkeshit, Remzi Nesimit dhe personaliteteve tjera njohës të jetës dhe krimitarisë së bujshme letrare të shkrimtarit të madh shqiptarë të trojeve tona dhe mbarë shqiptare Murat Isakut.
Sunday, August 26, 2007
NUMRI 9 I REVISTËT LETRARE SHQYRTIME ALBANOLOGJIKE
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, August 26, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
FILLIMI I VITIT TE RI SHKOLLOR 2007-2008 DO TUA RENDOJ XHEPIN PRINDERERVE
Shtatori po afrohet.Te eturit per dije mezi po e persin diten e pare ne shkolle dhe takimin me shoket dhe shoqet per te rrefyer perjetimet e tyre gjate veres.Me te emocionuar pa dyshim jane ata qe per here te pare do te ulen ne bangat e shkolles.Te emocionuar jane edhe prinderit e te gjithe nxenesve,sepse ata do te duhet qe ti sigurojne femijeve te tyre gjerat e nevojshme shkollore.
Fillimi i vitit te ri shkollor 2007-2008 do tua rendoj xhepin prindererve.Gjate dites se djeshme librarit e qytetit jane furnizuar me tekstet shkollore. Shtepia botuese “Tabernakull” kete vite ka rritur cmimin e librave.Libri i matematikes, fizikes dhe historise sivjet do te shiten per 290 den,per dallim nga viti ni kaluar kur kane kushtuar 25o den.Nderkohe cmimet e teksteve shkollore te shtepise botuese “Prosfetno Dello” jane te njejta me ato te vitit te kaluar.Nje liber per klasen e pare deri ne te katerten kushton 275 den, ndersa fletorja e punes kushton 220 den.Nje liber per klasen e peste deri ne te teten kushton 250 den, ndersa fletorjet e punes nga 150 deri ne 200 den.
Por nxenesit perpos librave duhet te furniyohen edhe me fletore,lapsa ,canta... Ndaj prinderve do tu kushtoj shume kompletimi i mjeteve te nevojshme shkollore per femijen.Madje nuk behet fjale vetem per nje femije,perderisa numri i femijeve ne disa familje arrin deri ne pese.Me shqetesues eshte fakti se atje ku numri i femijeve eshte me i madh, te hyrat jane me te ulta.
Prinderve me te vertet do tu rrendoj xhepi, ata duhet ta kene parasysh se ky eshte vetem fillimi, sepse harxhime do te zgjasin deri ne fund te vitit.
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, August 26, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT
Friday, August 3, 2007
Femijet ne Maqedoni i ka kapluar brenga se si te sigurojne buken e gojes
Sic duket te miturit shqiptar shume heret i ka kapluar brenga, se si te sigurojne buken e gojes. Disa jane bere tregtar tere diten shesin, disa fshijne dritaret e veturave, e te tjeret kerkojne lemosh,cdo njeri planifikon diten se si ta fitoj denarin.
Nuk eshte per tu habitur, ky realitet i hidhet eshte pikerisht ne kryeqytet. Me shqetesues eshte fakti se keta te mitur i takojne nacionalitetit shqiptar.
Femijet pohojne se prinderit e dine se ata punojne, madje gjithe parat e fituara ua dergojne atyre.
Endja e tyre ne oret e vona mund te shkaktoj pasoja negative, ata mund te behen viktim e konflikteve, droges, shitjes, ekspaltimit etj.
Edhe pse ne asnje Konvent Nderkombetare per te Drejtat e Femijeve nuk parashihet qe femija te punon, te ne ndodh e kunderta. Konventa e 1989-se e cila eshte e ratifikuar ne 191 shtete potencon se puna per te miturit nuk eshte e pranueshme, sepse kjo mund te demtoj si shendetin ashtu edhe moralin e femijes.
Obligimi i pare per sigutrimin e ushqimit per familjen u takon prinderve. D.m.th femijet duhet te rriten ne familje ku mbreteron gezimi, dashuria dhe mirkuptimi.
Posted by Rina TURKESHI at Friday, August 03, 2007 0 comments
Labels: Lajm MRT