Thursday, January 8, 2009

INVESTONI NЁ LUMTURINЁ TUAJ DHE PAÇIT ÇASTE TЁ SHKЁLQYERA NЁ 2009-ën!

Shko me qetësi në mes të zhurmës dhe nxitimit dhe mos harro se çfarë paqe mund të ketë në qetësi. Dhe për aq sa është e mundur, pa rënë poshtë, të jesh në ujdi me të gjithë njerëzit. Thuaje të vërtetën tënde qetazi dhe qartazi dhe dëgjoi të tjerët, madje edhe torollakët dhe injorantët, ata po ashtu kanë diçka për të thënë. Shmanguni njerëzve të zëshëm dhe agresivë, ata shpirtit tonë i sjellin pezm. Nëse e krahasoni veten me të tjerët, bëheni mburracak dhe i paafrueshëm, sepse, gjithmonë do të ketë njerëz më të mëdhenj dhe më të vegjël se ti. Kënaqu me arritjet e tua, si dhe me planet e tua. Mbaje interesimin për profesionin tënd, sado i thjeshtë të jetë ai. Ёshtë një pasuri e vërtetë në ndërrimin e fateve të kohës. Të kesh kujdes në punët tua fitimprurëse, se bota është plot dredhi. Dhe mos t’ua mbyllë kjo sytë për të parë virtytin. Merre me mirësi përvojën e jetës, gjersa me hirësi i lë anash gjërat e rinisë. Ushqeje fuqinë e shpirtit që të jetë mburojë në fatkeqësi të papritura. Por mos e mundo veten me fantazi. Shumë dyshime lindin nga lodhja që e tejkalojnë disiplinën e shëndoshë, bëhu i butë me veten. Ti je person i universit dhe nuk ke më pak të drejtë për të qenë këtu se sa drunjtë dhe yjet e gjithçka tjetër që ndodhet në këtë mes. Të jesh në paqe me Zotin. Çfarëdo qofshin punët dhe dëshirat e tua dhe konfuzioni i zhurmshëm i jetës, ruaje paqen e shpirtit tënd. Dhe me gjitha dredhitë, mundimin dhe ëndrrat e thyera, përpiqu të jesh i lumtur.




Nuk do ju uroj fat, dashuri e suksese sepse të gjitha mund t’i arrini me përpjekjet tuaja dhe jo nga urimi im. Qofshit mirë me shëndet këtë vit dhe ecni përpara. Keni kohë 365 ditë për t’ia plotësuar vetes dëshirat. Dhe mos u ankoni :)…..sepse koha është një prej artikujve të rrallë në këtë botë që shpërndahet baraz për të gjithë, askush nuk merr më shumë se tjetri. Ne të gjithë kemi 24 orë në dispozicion dhe askush nuk mund të bëjë asgjë për t’i shtuar këto minuta pa marrë parasysh se sa i fuqishëm është. Uroj t’a shfrytëzoni maksimalisht, për ju dhe për njerëzit që ju rrethojnë!

No comments: