Sunday, August 26, 2007

NUMRI 9 I REVISTËT LETRARE SHQYRTIME ALBANOLOGJIKE

Numri 9 i Revistët letrare Shqyrtime albanologjike të cilën e boton Lidhja e Shoqatave të Arsimtarëve të Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Maqedoni i është kushtuar poetit dhe shkrimtarit të madh shqiptarë Murat Isaku. Revista botohet në përvjetorin e dytë të vdekjes të Murat Isakut. Në revistë kryesisht njohësit e krijimtarësi,veprës dhe angazhimeve të tija letrare,shprehin evokimet e tyre, apo japin mendime për veprën madhore të poetit i cila la gjurmë të pavdekshme me krijimet e tija letrare.
Murat Isakun e përkujtojnë njerëzit më të afërt të tij të cilët përveç që ia kanë njohur veprimtarinë e tij krijuese e kanë njohur edhe personalisht.


Alush Kamberi në pjesën e parë Homazhe mbi personalitetit e Murat Isakut thotë se Poeti vdes për tu ringjallur në këngë.
Ndërsa bashkëvendasi i tij Nexhat Idrizi evokon kujtime nga jeta e përbashkët me Murat Isakun duke filluar nga ajo në fshatin e vendlindjes në Gajre të Tetovës,vazhdimin e arsimit fillorë e deri në ditë e fundit të jetës së Murat Isakut. Ndërkaq Nehas Sopaj, Murat Isakut i jep epitetin e babait të letrësisë shqiptare në Maqedoni.


Në revistë është përfshire edhe vrojtimi kritik letrar i akademik Enver Gjergjekut, evokimet e Xhevat Gegës, Agim Vincës, Gjylimsere Kasapit, Lutfi Turkeshit, Remzi Nesimit dhe personaliteteve tjera njohës të jetës dhe krimitarisë së bujshme letrare të shkrimtarit të madh shqiptarë të trojeve tona dhe mbarë shqiptare Murat Isakut.

No comments: