Monday, July 30, 2007

PAS TEMPERATURAVE TE LARTE, SOT MUND TE MERRNI FRYME MË LEHTE

Pas temperaturave tropikale te javeve te fundit qe shkaktuan shume probleme ne shendetin e njerezve dhe detyruan qeverine te shpalle gjendje te jashtezakonshme, prej sot mund te marrim fryme me lehte. Metrologet parshikojne ulje prej 3 deri ne 4 gradesh ne ditet e ardheshme . Lajmi i gezueshem gjithsesi nuk pritet te zgjase shume pasi nje tjeter vale e nxehte na pret javes qe vjen. Por edhe ndryshimi i tille i menjehershem i temperaturave mund te sjelle pasoja ne shendet. Nje zbritje nga 46 ne 38 grade celcius nuk perballohet aq lehte nga te semuret kronike dhe femijet. Por eshte me mire te durosh pak probleme sesa te perballesh me te nxehtin e paperballueshem. Nuk kemi vetem ne probleme me te nxehtin. Ne Rumani e Hungari jane shenuar dhjetra te vdekur. Sinoptiket parashohin nje vale te re te nxehti pervelues edhe ne Ameriken veriore. Si per te balancuar kete te nxehte vende te tera perballem me shira e permbytje. Britania perballet me vershime dhe permbysje, niveli i ujit ne menyre drastike eshte rritur mjaft gjate nates, policia lokale ka evakuar 250 shtepi, nderkohe qe njerezit kohesisht jane vendosur ne stadionin Oksford, demi ka arritur ne 3 miljard funta. Probleme ka pasur edhe ne Gjermani.
Diferenca e temperturave perreth globit shkakton ndryshime ne presionin atmosferik , te cilat nga ana e tyre shkaktojne erera te fuqishme dhe keto te fundit duke levizur andej kendej neper glob ekuilibrojne ndryshimet ne persion, duek shkaktuar rreshje te fuqishme. Perballemi me nje vere jo te zakonte me temperatura me te larta se normalet dhe shira qe nuk mbahen mend ne vende te tjera. Sido qe te jete ndryshimi i temperaturave eshte dicka me te cilen duhet te mesohemi dhe e vetmja gje qe na mbetet te bejme per tu perballur me to eshte te evitojme daljen ne oret e pikut dhe te freskohemi si te mundemi. Dhe normalisht te shohim kalendarin . Vjeshta eshte vetem pak jave larg.

No comments: