Friday, February 13, 2009

Dashuroni cdo ditë


Duhej te vdiste nje prift I dashuruar me nje vajze dhe miliona njerez te perpiqeshin qe ti jepnit dashurise me shume kohe me shume perkushtim dhe ta emertonin diten e saj me emrin e nje prifti kur dikur vete prifterinjte e ben tabu dashurine duke u bere murgjer.
Per muslimanet e zgjuar dhe per ato qe e pranojne llogjiken si udheheqje te tyre do iu kerkoja qe ti shikonit pak keto fjale me vemendje me te madhe.Duke I thene jo Shen Valentinit kesaj feste kur me shume ka c'nderime imoralitet etj si keto.
Shume prej nesh e shpalosim ne kete dite fantazite tona shpalosim idete japim maksimalen qe kjo dite te jete sa me e bukur dhurojme dhurata falim dashuri me shume se cdo here ,Pra kjo eshte dite e cila memoria jone e ruan ne kujtimet e saj me te bukura.

Sadifaksioni qe ju vjen njerzve nga kjo dite eshte se ne kete dite njeriu jep shume me shume se cdo dite tjeter dhe kjo me vone partnereve I sjelle sadifasksion sepse ato ne jeten e perditshme marrin si shembull kete dite dhe pastaj ngelin te zhgenjyer nga ditet e tjera qe kalojne.
Koha këtë herë nuk ka prirë për mirë. Shën Valentini në kryeqytet është festuar jo shumë bujshëm, nën një mot të ftohtë e me reshje të shumta shiu. Por pavarësisht kësaj, lëvizjet nuk kanë munguar, paçka se nuk kanë sjellë në Shkup një aromë të vërtetë festive. Ndryshe nga një vit më parë, kur bulevardi kryesor ishte i tejmbushur nga radhë pafund njerëzish me destinacion kodrat e liqenit, këtë 14 shkurt vendprehja e shumicës së të dashuruarve nuk qe një alternativë e mirë feste. Ndonëse nostalgjikët “guxuan” të bënin ritualin e radhës edhe në shi.

Ka radhitur koshat e luleve që në orën 07.00 të mëngjesit. Veshur me një meshinë të zezë, mbështjellë me një shall të verdhë, hedhur edhe sipër kryeve, ka pritur të parët blerës të luleve për ditën e të dashuruarve. Zhgënjimi ka ardhur sakaq. “Nuk ka pasur shumë punë. Vjet kujtoj të kem shitur lule pa fund”,- thotë Vitorja, e cila është më pak se 40 vjet dhe prej më shumë se 5 vitesh merret me tregtimin e luleve. Biznes që siguron të ardhurat për familjen e saj. Lule të ndryshme, karafila e trëndafila që sundojnë nëpër kosha. Por nuk mungojnë edhe të tjerat. Tulipanë, margarita, zambakë. Nuk kanë munguar edhe surprizat, si bizhut apo veshje. “Janë shitur shumë bizhuteri, të blera si nga femrat, ashtu edhe nga meshkujt”,- thotë shitësja e një dyqani.. Në morinë e dhuratave të zgjedhura sipas gustos, nuk kanë munguar biankeritë intime. Më tradicionalët, e kanë mbyllur historinë e dhuratave me lule e me një drekë diku jashtë shtëpisë. Të tjerë, kanë preferuar që kujtimit të kësaj date t’i shtojnë një darkë nën dritën e qirinjve.
Të dashurojmë cdo dite e jo vetëm një herë në vitë ishte mesazhi I të dashuruarve në ditën e Shën Valentinit..

1 comment:

Leonarda meta said...

i agree Rina.
have a good time leonarda.